Rama: Ilir Meta na bëri të mendojmë se ka edhe më keq se Bujar Nishani. Iu bëri thirrje njerëzve të armatosen kur i doli pushteti nga kontrolli

14 Shkurt 2019, 22:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për presidentin Ilir Meta, në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.

“Nuk kam më asnjë surprizë nga Ilir Meta. Nuk e mbajti dot peshën e të qenit i pavarur. Është thjesht partia e tretë e opozitës”.

Ilir Meta u zgjodh President me një shumicë, por e kishte paketën kontrolluese. Ne nuk i kishim votat për të zgjedhur një president tjetër. 

Në atë parlament ishte kandidati më i mirë. Unë e dija që po zgjidhja një kandidat të opozitës, por nuk e dija që do të ishte kaq pa peshë në raport me atë peshë të rëndë që ka ai institucion dhe ai rol.

 Ai vend ka për të qenë unitet mes palëve, shembull mbi palët. 

Ilir Meta na bëri një moment të mendojmë se ka edhe më keq se Bujar Nishani.

Presidenti i Republikës është babai i kombit. Është paqtuesi. Çfarëdo që të ketë bërë secila nga palët e sfidon presidentin. 

Mos e harroni që në një moment ai u bëri thirrje njerëzve të armatosen kur i doli pushteti nga kontrolli. 

Tashmë kemi një partiak në zyrën e presidentit. Do bëjmë si do të bëjmë.

Çfarë duhet të bëjnë më shqiptarët për t’i dhënë pushtet një njeriu që e bënë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president. 

Çfarë duhet të bjnë për ti hequr paranojat e më shumë pushtet apo për të hequr “retë në pantallonat e Ilir Metës”. 

Kjo është një metaforë. Nuk mund të shpjegohet”, tha Rama. (TemA)

3 komente në “Rama: Ilir Meta na bëri të mendojmë se ka edhe më keq se Bujar Nishani. Iu bëri thirrje njerëzve të armatosen kur i doli pushteti nga kontrolli”

  1. Zigur Qarri says:

    Personat qe nuk kan njdenjen e fajit,qe nuk kerkojn falje,kan pesuar mutacion gjate evolimit te tyre mijeravjeçare.Kur dikush luan
    rrolin e viktimes dhe fajson permanent te tjeret,kerkon te lehtesoje veten per situaten mizerabel,per te cilen ai vete eshte fajtor.
    Prioriteti moral i fituar ne kete menyre,eshte i perkohshem,prandaj eshte edhe deprimues me kalimin e kohes,kur te tjeret nuk te
    pranojn më ashtu si deshiron ti te shohin,por si je realisht.Ky eshte edhe momenti kur Rama eshte gati per tu kuruar ne psikiatri.
    Por fatkesisht,kjo lloj semundje eshte e pasherueshme,ndryshe nuk do te kishim kaq shume diktatore,dhe akoma me keq,kaq shume
    budallenj qe duartrokasin keto psikopate.

  2. Kalec Dega says:

    Cudia me e madhe qe Edrama nuk e njihte me pare.

    Kurse une i kujtoj sh. Krim minister se Ilir Meta eshte ‘Presidenti me i mire qe ka njoh Shqiperia’

    Do thone, militantat dhe cecenet e Rames: Ai e hoqi qafe nga LSI, i hoqi pushtetin etj etj…si ajo puna e Saliut qe “E nxori ne pension”.

  3. Berti says:

    E fillove bukur, kur arrite te gjysma u djallose , kryeminister si ky (Rama )nuk kemi pasur ndonje here, ka punuar per se mbari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje