Fatmir Xhafaj: Një turp kjo që ndodhi sot në Kuvend. Turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje

14 Shkurt 2019, 19:43Politika TEMA

Deputeti Fatmir Xhafaj e cilëson të turpshme ngjarjen e ndodhur sot në sallën e seancave ku Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Rama pasi ky i fundit i kërkoi ndjesë Talat Xhaferit për shkeljen e kodit të mikpritjes nga opozita.

Përmes një postimi në twitter, deputeti Xhafaj nënvizon se një akt i tillë fyen të gjithë, por që turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje të turpshme për Kuvendin dhe imazhin e vendit.

“Një TURP kjo që ndodhi sot në Kuvend. Një akt që na fyen të gjithëve, por që turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje të turpshme për Kuvendin dhe imazhin e vendit. Bërë kjo, në prani të mysafirit të nderuar në Kuvendin e Shqipërisë, për të nderuar momentin historik të anëtarësimit në NATO të fqinjit lindor, i bën nxitësit e ekzekutuesit e aktit, me TURP para gjithë shqiptarëve. Këtej e andej kufirit”, shkruan Xhafaj.

Deputeti socialist  shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e një pjese të politikës shqiptare, ndërsa thekson se ky nuk është modeli i deputetit që meritojnë shqiptarët.

“Kjo është fytyra e vërtetë e një pjese të politikës shqiptare. Ky NUK është modeli i deputetit që meritojnë shqiptarët! Ndjesë mikut e kolegut Talat Xhaferri. Shqiptarët në shekuj kanë respektuar mikun, fqinjin, e më shumë akoma vëllain e tyre të gjakut. Urime fqinjëve tanë për anëtarësimin në NATO. Urime fqinjëve tanë ?? për anëtarësimin në NATO!”,  shprehet më tej Xhafaj.

7 komente në “Fatmir Xhafaj: Një turp kjo që ndodhi sot në Kuvend. Turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje”

  1. Populli kerkon Ndihme dhe Mbrojtje ... says:

    Populli kerkon “MROJTJE dhe NDIHME” …
    nga kjo parti Uliganesh, GANSTERASH me KAPUC te Cetes-PD veriore ..

    Te zbatohet LIGJI … Populli don qetesi … kush guxon te arrestohet …

  2. Flutura says:

    Po c’ turp a derezi! Ku kane turp ata? Perkundrazi e kane per nder

  3. Hidra says:

    Turp e per faqe te zeze po kta jane mavri me boje te gjithe.

  4. Sh.b says:

    Une nuk e kuptoj si mereni me kta lloj kafshesh qe vetem te shajn e te na bejn gaz i botes

  5. Batalioni says:

    Leri o Xhafe se kta jane niveli 0

  6. Anisa says:

    Po ku dine kta mikepritje , kta jane shpellare.

  7. Lama says:

    Na kishe munguar o i papare. Ku din civilizim kta pse meresh me kta aman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje