Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Enno Bozdo, nuk ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së një çadre ditën e shtunë.
Ashtu sikurse zyrtarët e tjerë demokratë, edhe Bozdo tha se protesta është në dorën e qytetarëve, duke shtuar se gjithaçka do të jetë e jashtëzakonshme.
Pjesë nga intervista në Ora News:
Bozdo: “Ka 1 mln gjëra për të protestuar. PD do të organizojë më datë 16 shkurt protestën më të madhe të mundshme. Është detyrë e PD të mbajë qëndrime të qarta politike ndaj fenomeneve shqetësuese të shoqërisë shqiptare. Fenomeni i pasjes së një mekanizmi për mbrojtjen e votës, fenomeni i largimit të një kaste të korruptuar që po shkatërron vendin dhe po i largon të gjithë shqiptarët.
16 shkurti nuk është thjesht një protestë e zakonshme, nuk po them e jashtëzakonshme, por ka për të lënë gjurmë në skenën politike shqiptare. Strategjia është e tillë që i përshtatet rrethanave. Në katër muajt e fundit, protesta e studentëve, protesta e fermerëve kudo, protesta e minatorëve, kanë qenë me dhjetëra për të mos thënë me qindra. Një stinë e tillë protestash i paraprin protestës së jashtëzakonshme. PD ka moralin të thërrasë një protestë të tillë”.
-Mendoni se mund të ketë përshkallëzime kësaj radhe?
Bozdo: “Është e parakohshme të them. PD ka detyrë të thërrasë protestën, njerëzit kanë të drejtën e tyre të zgjedhin formën e protestës. Nuk ka një mjet të vetëm, ka një mori mjetesh. Do të fillojmë më datë 16 dhe të shikojmë çfarë do na sjelli e nesërmja”.
-Ekziston mundësia që PD të ketë një skenar të ngjashëm me çadrën duke mos marrë pjesë në zgjedhje?
Bozdo: “Të gjitha opsionet janë në tavolinë. Pas datës 16 do kemi mundësi që të shikojmë zhvillimet politike dhe të marrim vendimet tona”.
Mblidhuni, t’e hani MUT, si gjithmone…. J’u befte mire….!
Allahu eshte i madh dhe do ta shpetoje shqiperine duke hequr edi ramen.
Jo zigur berisha nuk keni shans ta hiqni Edin.
Ate te madhin do ti hani.
Zagar Qarri adha huakbar
Zagar Qarri adha huakbar! !!!