PD sfidon Policinë: S'ju pyesim ju se ku e bëjmë protestën dhe as nuk presim leje

14 Shkurt 2019, 18:34Politika TEMA

Partia Demokratika ka replikuar me policinë për tubimin e 16 shkurt itnë Tiranë.

Duke iu përgjigjur interesimit të medias mbi lajmin e shpërndarë sot në lidhje me protestën, PD sqaron se Policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës.

Deklarata e plotë e PD:

Në përputhje me Ligjin për Tubimet, Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për zhvillimin e tubimit më datë 16 Shkurt 2019, ora 11.00, në sheshet dhe vendkalimet publike “Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi përpara Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe Rruga Ismail Qemali”.

Policia e Shtetit, në kundërshtim me ligjin dhe për arsye politike, ka njoftuar ndryshimin e vendit të protestës, duke mos lejuar zhvillimin e saj edhe tek “Lulishtja tek Piramida dhe Rruga “Ismail Qemali”.

Sipas ligjit, Policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës.

Partia Demokratike nuk pret leje nga Policia e Shtetit për zhvillimin e tubimit, sepse ajo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe qytetarëve. Kjo është arsyeja se përse ligji parashikon njoftimin e Policisë dhe jo kërkesën për leje.

Qëndrimi i Partisë Demokratike i është bërë i njohur zyrtarisht Policisë së Shtetit, duke i kujtuar se ka përgjegjësi ligjore për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, në vendet e njoftuara nga Partia Demokratike.

Policia e Shtetit po vepron nën urdhrat politik të Edi Ramës, i cili, i frikësuar nga bashkimi popullor, po ndjen vetminë e tij politike.

Duke garantuar qytetarët për protestën e 16 Shkurtit, Partia Demokratike ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestuesve dhe ushtrimin prej tyre në mënyrë të ligjshme dhe pa asnjë pengesë.”

5 komente në “PD sfidon Policinë: S’ju pyesim ju se ku e bëjmë protestën dhe as nuk presim leje”

  1. KOLI says:

    POPULLI I tiranes nuk do qe ju ta beni protesten tuaj te pamend ne tirane,,,,ikni e na leni rehat pak halle kemi te merremi dhe me ju tani,,,,,shkoni bejeni ne kameez –paskuqan,,,, aty bejeni ,,,pellisni si gomere aty,,,mos na ndotni tiranen..////

    1. ben says:

      Edhe rilindja kur protestonte
      Nuk merte leje jo.
      Nuk ndalohen dot protestat duke mos dhene leje .
      Ne vendet demokratike po, ku zeri I qytetarit degjohet.
      Ne nja narkoshtet te maresh leje te trafikantet per te protestuar eshte nje shaka e papare.

  2. 1 says:

    Ohhhhhhhhh ne gjithe vendet demokratike rruga ku kalon protesta aprovohet nga auoritetet qe leshojne lejen. Nul te jep njeri leje te besh si te doje qejfi.

  3. ALI ABDULLAI says:

    ORE A E KA MBARUAR SHKOLLEN PER JURIST KY PALLA APO KA VETEM CERTIFICATA KURSES PER PELLITJE SI GOMARI!!!!!

  4. Progresi says:

    PD-ja eshte partia e krijimit te problemeve, ne Shqiperi, sa here qe Sebia ndodhet ngushte me Kosoven. Kjo eshte provuar me dhjetra here. Shqiptaret duhet te largohen ne mase nga udheheqja e PD-se e uzurpuar nga agjente ne sherbim te Serbise. Ne asnje vend demokratik te botes, opozita nuk zgjedh vendin dhe rruget se nga do te kaloje per proteste dhe as kohezgjatjen e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje