Gjatë mbrëmjes së sotme, protestës së Astirit i janë bashkuar edhe dhjetra qytetarë të Tiranës.
Për të 103 ditë radhazi, ata me pankarta në duar kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat si dhe anulimin e projektit të ‘Unazës së Madhe’.
Në mbështetje të tyre si gjithmonë është dhe opozita me deputetët e saj si Orjola Pampuri apo Klevis Balliu.
Ky i fundit nuk harroi të përmendte edhe ngjarjen e sotme në parlament, ku Edi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama.
‘Nuk mund të rri pa përshëndetur Edi Palokën. E përshëndet e gjithë Unaza.
Të ishit brenda sallës së parlamentit dhe të shihnit frikën e Edi Ramës për 16 Shkurtin.
E ka të shkruar në ballë. Kudo që shkon, në çdo qytet, gjen sallën më të vogël.
Tani ke vetëm një rrugë, ose të rrëzohesh, ose të largohesh.
Opozita i ka provuar të gjitha rrugët. Kemi denoncuar qindra afera korruptive, qindra raste se si ministra e deputetë të kësaj mazhorance kishin lidhje me banda e kriminelë.
Bashkëpunimin e Ramës me krimin e organizuar.
Të gjitha i kemi çuar në prokurori, por kjo drejtësi e Edi Ramës e ngritur me spiunë të ish-sigurimit nuk ka bërë asgjë.
I kemi ezauruar të gjitha opsionet politike dhe juridike’, tha Balliu.
Po babi yt fahriu ka bashkepunuar per te miren e Partise dhe Shtetit me organet represive te diktatures? Po pace hante ne ate kohe? Mund te kete pasur veshtersi!
Po ty te pelqejne Pacet?
Jane si famlje gojorsa,nuk rrne dot pa u lepire pas te medhenjeve dhe mire u ka dale ne drejtm te ekonomise se per personaltet apo ndonje pike lyre mbi lekure as qe behet fjale.Plus shemtise fzike i shtuan dhe ate shpirterore dhe jane bere qe te mos i kesh ne shtet e jo me ne lagje.
Klevis Astiri me surratin si shpretka e lopes ka mesuar te flase nga pak i shkreti dhe te haje nga shume. O perendi cpo na shohin syte! Deputet ky fare trangulli…