Fuga replika me Jozepf Daul rreth opozitës në Tiranë. Poston foton e Palokës duke sulmuar me bojë

14 Shkurt 2019, 20:57Politika TEMA

Drejtor i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga ka replikuar përmes një fotoje me presidentin e Partive Popullore Europiane Joseph Daul.

Përmes një fotoje ai i tregon Joseph Daulit, se cfarë bëri opozita sot në Kuvend.

“Këto janë “të drejtat” që opozita jonë ushtroi sot në parlament. Supozohej të ishte një sesion për Maqedoninë e Veriut por deputetët e Partisë Demokratike menduan se ishte “e zgjuar” të hidhnin bojë drejt kryeministrit” thotë Fuga.

Reagimi i Fugës vjen pas një postimi të presidentitë të Partive Popullore Europiane Joseph Daul që thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira, blerja e votave është e papranueshme dhe se të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme.

Të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit” shprehet ai.

 

1 komente në “Fuga replika me Jozepf Daul rreth opozitës në Tiranë. Poston foton e Palokës duke sulmuar me bojë”

  1. Tigri says:

    Ky Joseph Daul (qe duket si DAUN ) duket qe po idel ne mbrojtje Saliut,Lulit dhe Monikes )qe e kane pranuar se jane vrases dhe shkaterrus (gjoja shkaterruan KOMUNIZMIN)njeresit me te urryer nga shumica e popullit shqiptar.qe po behen pengese te reformes ne drejtesi e cila po udhehiqet nga SHBA KOMUNITETIT EUROPIAN.kjo tregon qe duart e Daul mund te jene ndyre ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje