Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh zv.sekretari për bashkëqeverisjen dhe aleancat në PS, Petro Koçi ka qënë i ashpër në deklarimin e tij ndaj ish kryeministrit Berisha dhe opozitës.
Duke komentuar shpalljen “non grata” nga SHBA të ish kryeministrit demokrat, Koçi tha sa Uashingtoni ma shumë arësye për një vendim të tillë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë arsye për të ndaluar hyrjen e politikanëve të tipit Sali Berisha në vendin e tyre.
Por kësaj radhë kanë një arsye më shumë, rezistencën jo paqësore të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj reformës në drejtësi”, reagon Koçi.
Njëherësh, teksa komenton protestën e opozitës më 16 shkurt, zv.ministri i Mbrojtjes nënvizon faktin se PD e ka profesion tashmë dhunën dhe sulmin ndaj institucioneve.
“Opozita e ka profesion dhunën dhe sulmin mbi shtetin. Për atë pushteti është më i rëndësishëm se shteti. Është e gatshme të shkatërrojë shtetin për ta marrë apo mbajtur pushtetin.
Kjo është provuar në vitin 1997, në 14 shtator të vitit 1998 dhe herë të tjera.
Partia Demokratike e ka pasion sulmin mbi institucionet e shtetit.
Hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian opozita e quan fatkeqësi.
Lulzim Basha e konsideron grushtin e shtetit mjet legjitim.
Reforma në drejtësi i ka errur sytë krerëve të opozitës. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë nga opozita në favor të reformës në drejtësi?
Aleanca e opozitës me kriminalitetin në drejtësi është arsyeja kryesore e tërbimit opozitar. 16 shkurti është dita e rilindjes së Haxhi Qamilit”, deklaron Koçi.
.. lere c`thote Amerika ore zoteri ..! Na intereson se c`thone faktet , c`thote drejtesia ..! Po nuk keni aftesine dhe burrerine per te drejtuar , largohuni ..!Keni 30 vjet qe “krenoheni ” me Ameriken , qe drejtoni me ambasaden amerikane bashkerisht dhe krimi ne vend u be si “fara e sinapit “..!