Mur me Meksikën me paratë e El Chapos?

15 Shkurt 2019, 16:42Bota TEMA

Pas dënimit të El Chapo-s për trafik droge, dhe dëshmive në gjyq për një pasuri marramendëse të përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, në opinionin amerikan po qarkullon një ide e re: duke parë vështirësitë e republikanëve për të siguruar fondin për ndërtimin e murit me Meksikën, pse të mos përdoren miliardat e kapos së drogës për këtë?

Ky mund të jetë një kalvar i gjatë, veçanërisht sepse zyrtarët federalë nuk mund të thonë me siguri se sa nga pasuritë e El Chapos, të bëra me të ardhurat e dekadave të trafikut të drogës në SHBA, janë të aksesueshme.

Tani për tani, Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se do të kërkojë konfiskimin e një pasurie që akuza e ka vlerësuar në 14 miliardë dollarë. Mendohet se në këtë shifër është arritur falë përllogaritjes së vlerës së të ardhurave të dërgesave masive të drogës dhe çfarëdo pasurish të përdorura si pjesë e “biznesit” të trafikimit të drogës.

Doncan Levin, një ish-prokuror federal i specializuar në konfiskimin e pasurive të kësaj natyre, thotë se një veprim i tillë do t’u jepte trafikantëve një mesazh të qartë: kontrabanda e drogës do t’u kushtojë jo vetëm lirinë, por edhe pasurinë.

El Chapo Guzman u dënua pak ditë më parë me burgim të përjetshëm për trafikimin në SHBA të tonelatave të tëra me heroinë, metamfetaminë, fentanil dhe marijuanë.

Megjithatë, sipas Levin, aksesi në pasurinë e El Chapos mund të jetë i pamundur.

“Është e qartë që ai nuk i ka 14 miliardë dollarë. Dhe çdo pasuri që ai ka, mund të rezultojë e paaksesueshme”, thotë ai.

Por kjo nuk i ka penguar konservatorët t’i lidhin politikat për kufirin me rastin “El Chapo”. Senatori republikan i Teksasit, Ted Cruz, thotë se do të propozojë një draft me emrin “El Chapo”, i cili ka për qëllim që paratë e karteleve meksikane të drogës t’i përdorë për sigurinë e kufirit.

Cruz është shprehur në një intervistë për Fox News se kjo ide i lindi më shumë se një vit më parë, ndërsa Kongresi po debatonte me koston e murit kufitar të propozuar të Presidentit Donald Trump, që në atë kohë llogaritej rreth 14 miliardë dollarë.

Megjithatë, konfiskimi përfundimtar i pasurive të El Chapos duhet të vendoset nga gjyqtari i Distriktit të SHBA-ve ,Brian Cogan.

Si referencë në lidhje me këtë rast mund të përdoret rasti i Alfredo Beltrán-Leyva, një tjetër mbret i fuqishëm meksikan i drogës, i cili u deklarua fajtor për akuzat për trafik droge drejt SHBA-ve. Qeveria i kërkoi gjykatës një urdhër konfiskimi për një shumë prej 10 miliardë dollarë. Eduardo Balarezo, i cili përfaqësonte Beltran-Leyva, arriti ta zbriste shumën në 529 milionë dollarë pasi argumentoi se shifra prej 10 miliardë dollarësh ishte e pamundur. (TemA TV)

5 komente në “Mur me Meksikën me paratë e El Chapos?”

  1. ¿ says:

    Po të bashkohet Meksika me Amerikant do ju kushtonte më pak.

  2. Tonny says:

    Akses ne shqip d.t.th qasje. Back to school 1-st grader.

  3. Tonny says:

    Akses ne shqip d.t.th qasje. Stupid.

  4. astrit vetiu says:

    Po ty do te te mbetet ta zgjidhesh qe ketej edhe kete

  5. 17nentori says:

    Akses ne shqip NUK do te thote qasje!
    Akses eshte mundesia te kesh apo te mos kesh tek dicka dhe jo qasje.
    Fjala “approach” ne anglish eshte me afer fjales qasje.
    Meqe ti klasen e pare Tony e ke bere ne kurbet… mire eshte ti mbash shenim… keto notat e mesimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje