Protesta opozitës prek dhe futbollin, shtyhet ndeshja Tirana-Luftëtari

15 Shkurt 2019, 12:52Sport TEMA

Java e 22 e Kategorisë Superiore, do të nisë sot me takimin mes Teutës dhe Kukësit, ndërkohë që nesër ishte planifikuar që të luhej ndeshja Tirana-Luftëtari në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Ashtu siç tashmë dihet, nesër në Tiranë mbahet një protestë politike nga opozita dhe për shkak të sigurisë, është vendosur që takimi të shtyhet.

Ndeshja mes Tiranës dhe Luftëtarit do të luhet ditën e diel, me orarin që pritet të zyrtarizohet në vijim.

Lajmi u bë i ditur nga vetë zyra për shtyp e Tiranës që njofton se takimi do të luhet të dileën, ashtu si edhe konferenca për shtyp e trajneri Ardian Mema, që shtyhet për nesër.

“Fillimisht iu njoftoj se ndeshja Tirana-Luftëtari, për shkak të protestës që zhvillohet nesër, do të luhet ditën e diel. Konferenca e sotme e trajneri Ardian Mema, zhvendoset për nesër në të njëjtin orar, 13:00 në ambientet e stadiumit ‘Selman Stërmasi’”, shkruhej në njoftimin e zyrës për shtyp. Në këtë mënyrë, dita e nesërme do të jetë pushim për Superioren, ndërkohë që 4 takimet e tjera do të luhen të dielën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje