Diego Simeone “në dashuri” me Atletico Madridin. Tani nuk ka më dyshime, sepse njoftimi i zgjatjes së kontratës së tij është zyrtarizuar deri më 30 qershor 2022.
Simeone hyn në elitën e trajnerëve më të paguar në botë sepse do të përfitojë rreth 20 milionë euro në sezon.
Negociatat mes Atletico Madridit dhe trajnerit argjentias kanë nsiur që nga vera e kaluar dhe një marrëveshje e përgjithshme ishte gjetur para Krishtlindjeve, por u vendos që njoftimi të bëhej në një ditë të tillë për ta bërë tërë historinë edhe më interesante.
Zyrtarizmi është bërë në ditën e dedikuar të dashuruararve , e cila gjithashtu përkon me numrin 14 aq të dashur për Cholon kur ai ishte mesfushor dhe mbante të veshur fanellën me këtë numër.
Kontrata e mëparshme e Simeones përfundonte në vitin 2020 ku përfitonte rreth 11 milionë euro në sezon
Simeonte e ka marrë drejtimin e Atletico Madrid në dhjetor të vitit 2011 dhe fitoi shtatë trofe në shtatë vjet. (TemA)