Zemërimi vetjak, Edi Rama dhe boja blu

15 Shkurt 2019, 12:54Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Protestat, në përgjithësi, janë manifestime të mëdha kolektive dhe mund të jenë disa llojesh. Ato më të shënuarat, zakonisht, prekin emocionet e një pjese të madhe të popullit dhe shndërrohen në demonstrime të fuqishme që, shpesh, arrijnë deri në dhunë ekstreme dhe bëhen shkas për ndryshime politike ose për përmbysje. Mjaft të kujtojmë protestat e mëdha në vendet e Lindjes që patën si emblemë atë në Rumani dhe që përfundoi me pushkatimin e diktatorit rumun dhe bashkëshortes së tij.

Ndërsa, Shqipëria ka hyrë në historinë e protestave të dhunshme dhe të përgjakshme të cilat u provokuan nga shembja e skemave piramidale, në vitin 1997 dhe kujtohet nga të gjithë, brenda e jashtë kufijve, si vendi që ka prodhuar krizën më të rëndë në Europë në fund të shekullit të kaluar. Ndërkaq, protesta e 21 janarit, që u nxit nga blloku i Ilir Metës, ka hyrë në memorien kolektive si manifestimi që u shtyp me gjak. Aty u vranë 4 vetë, u plagosën qindra të tjerë dhe u rrahën e u maskaruan në rrugë dhjetëra e dhjetëra të tjerë.

Këto vitet e fundit, paradigmës së protesave iu shtua edhe manifestimi madhështor i studentëve të të gjitha universiteteve të vendit në muajin dhjetor. Edhe aty zemërimi i të rinjve mblodhi në rrugë e në sheshe mijëra studentë, të cilat, në mënyrë spektakolare, i treguan qeverisë se ata nuk mund të duronin më që të injoroheshin nga të gjitha qeveritë dhe, me këtë rast, i vunë përpara asaj pasqyrën skandaloze të gjendjes së tyre.

Qeveria, si asnjëherë më parë, shkarkoi më shumë se gjysmën e kabinetit dhe ka nisur punën për vënien në jetë të kërkesave të tyre sipas asaj që ajo e ka quajtur «Pakti me Universitetin». Ndërkaq, opozita ka nisur përpjekjet prej kohësh që më 16 shkurt të organizojë një protestë të madhe në Tiranë dhe i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen asaj në numër ta madh. Protesta e thirrur nga opozita është një e drejtë legjitime e saj, por ajo që nuk kuptohet në këtë rast është një PSE e madhe. Pra, pse duhet të dalin njerëzit nesër në protestë?

Opozita nuk ka bërë ndonjë zbulim të padëgjuar më parë që t’i nxisë shqiptarët për t’u mbledhur nesër në shesh. Denoncimet e qeverisë, sharjet, etiketimet, retorika e rënduar e luftës, paraqitja e vendit me ngjyrat e errëta dhe të zeza të të gjitha llojeve të krimeve që ndodhin në botë, nuk është realiteti i shqiptarëve, por është përjetimi alucinant individual i krerëve të opozitës të cilët ndjehen të mundur dhe të sfiduar nga Edi Rama. Akuzat që i bëhen Edi Ramës mund të jenë edhe të vërteta, por ato duhet t’i provojë dikush, një institucion. Ndërtimi i retorikës dhe ligjërimit me perceptimin e armikut është propogandë dhe shqiptarët janë të lodhur me të.

Zemërimi që kanë individualisht ata që nuk e duan Edi Ramën, për njëmijë e një arsye nuk mund të nxisë emocionet e shqiptarëve për të protestuar. Në këtë rast, protesta është thellësisht politike dhe ajo do të mbahet gjallë nga militantët e opozitës të cilët, siç mësojmë këto ditë, po nxiten nga të gjitha anët që të ushtrojnë dhunë. Kjo mbetet për t’u parë, por, në të gjitha rastet, protesta e 16 shkurtit është një protestë politike që nxitet nga zemërimi vetjak i liderëve të opozitës dhe të një pjese të gazetarëve që, për shumë e shumë arsye, e urrejnë Edi Ramën.

Dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Problemi është se, në qoftë që kjo protestë politike, e organizuar me militantët e opozitës do të degjenerojë në dhunë, atëhere imazhi i opozitës do të rëndohet dhe askush nuk do të dëshironte që opozita të katandisej në një grusht militantësh të dëshpëruar dhe jo në një përfaqësuese të gjerë e publikut që kërkon ndryshim.

Ka një debat për aktin e zotit Paloka në Kuvend. Personalisht nuk e mbështes atë veprim. Megjithëse, boja, torta në fytyrë, këpuca në surrat, etj., janë gjeste të dëshpëruara që i shtyjnë individë të caktuar për të reaguar ndaj politikanëve të caktuar, kjo nuk mund të përligjet nga një deputet. Nëse një person i zemëruar i ngjesh në fytyrë një tortë një politikani, kjo është shenjë e një teksti që ai nuk ka mundësi ta lexojë dhe ky veprim e kryen më së miri funksionin edhe se disa artikuj.

Kurse, një deputet që paguhet me taksat tona, ka një mundësi të artë që ta mundë e ta shkatërrojë kundërshtarin : kjo është fjala dhe podiumi. Askush si një deputet nuk e ka këtë mundësi që të ngjitet në podium dhe të dëgjohet nga të gjtihë shqiptarët. Mirëpo, kur fjala zëvendësohet me bojën në një vend të tillë, në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku është tribuna ose foltorja që të mundëson të dëgjohesh nga të gjithë shqiptarët, atëhere efekti është bumerang.

22 komente në “Zemërimi vetjak, Edi Rama dhe boja blu”

  1. grate tiranse says:

    Artulli juaj eshte nje analize e sakte .Kjo eshte proteste politike dhe jo e popullit .PD DHE LSI e mblodhen sovranin si bageti dhe flasin ne emer te tij

    1. mik says:

      Njera pale po e mbledh popullin si bageti, pala tjeter po e trajton popullin si bageti, keshtu qe, te dy palet jane njesoj. Viktimen zgjidhe vet.

    2. Kaubojsi says:

      U lodhe o liri i cfilite! Nuk tr jep gje Ramiu mos u lodh kot! Respekte per kembenguljen tende titanike! Duhet ta kesh nga halli me siguri

  2. Tonini says:

    Je shume i sakte,po keta qe perfaqsojne opoziten sot dhe ajo pjese e medias me perfaqsusit e zellshem,ne mbeshtetje te saj,qe kane inate personale me E.Ramen,ne vend qe ti jabin boje vetes,se ka kohe shume qe i ka dale,jane ba si parja e kuqe,kane humbur llogjiken dhe i rren mendja se po i heqin ndonje ashkel ketij te gjatit,po ky jo vetem qe si ka ne refene fare,po tall dhe ate mikun me ta

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Rrofsh Ilir!

  4. ☺️ says:

    Kush ben dhune, dhune do prese. Policia te mos i kursej shkopijt dhe po te jete nevoja ti vrase ne vend. Jo si ne 21 janar me duart ne xhepa, por ne flagrance duke bere vandalizem.
    Shqiperi eshte nje vend i varfer, qe lyp para per te ndertuar nje trotuar dhe te mos krahasohet me Francen edhe per aresyen se atje protestat nuk i udheheq opozita.
    Proteste politike me dhune do te thote perpjekje per te mare pushtetin me dhune.

  5. Kukuleci says:

    Ilir ju te jepeni kenaqesi kur u lexon,repekte per itelegjenxen tuaj.

  6. anastasi says:

    Ne sheshin Ten nian Men ne Pekin miliona protestues mbushen sheshin dhe kerkonin permbysjen e pushtetit komunist me dhune, shteti dhe policia kerkonin largimin e protestuesve nga sheshi,por ata luftonin dhe ulurinin ashtu sic do ulurijne fashistst e opozites qe mendohet te perdorin dhune si ne sheshin e Ten Nian Men,por cfare ndodhi me mbas e dini se cfare ndodhi ju fashistat e opozites te cjapit dhe qenit Berishian. Policia Kineze vendosi qindra mitroloz dhe vrau pa meshire Nje milion njerez protestues,prandaj o Lulush ore Sadush o Salian o mavri thirri mendjes dhe mos beni pacaqi,zoti ju ndihmofte.

    1. mik says:

      Anastasi – A je i sigurt se ke qen esell gjate komentit ?!! Mos or burre, mos krahaso kot. Lejoj vetes pak maturi.

  7. Koba says:

    Ore cuna Paloka nuk e ka problemin Politik.Ai ka mllef te Madh qe Edi Rama Zhduku Bastet Sportive.Me to Paloqja nxirte dhe dy rroga te tjera.

  8. Drini says:

    Opozitë mjerane!
    Pa ide.
    Pa moto!
    Pa frymē!
    Me një fjalë , PALOOPOZITË.
    MJERË NE .☹️

  9. Boston says:

    Respect per shkrimet e tua me kembe ne toke. Urime

  10. Hamdi says:

    Ilir bolelaresi i Rames,
    Pashai te ka bolelaresin e pare,
    Nje cope lecke leshi, sapun ,
    Ngrihu heret,asnje sta ze vendin.

  11. DINIA says:

    Artikul i lexueshem por ndoshta mund e duhet te jete lapsus kur autori thote qe “opozita u bene thirrje te gjithe qytetareve”kur opozita u drejtohet vetem katundareve e injoranteve qe jane shtresa me e ulet e kesaj shoqerie!Qytetaret nuk shkojne pas Lulit e Mone ,kurr!

  12. Kozmos says:

    ME KEQARDHJE PO JU THEM , QE KJO PROTESTE NUK ESHTE ME DESHIREN E BASHES , POR ME URDHER NGA SHBA . RAMA DUHET TE LARGOHET , DITET I KA ME NUMER . KJO ESHTE ARSYEJA E PROTESTES .
    ESHTE DUKE U REGATITUR NJE KRYEMINISTER TJETER NGA SOCIALISTET , GJITHASHTU TE GJITHE KETA MINISTRUCAT E RINJ TE SOROS DO TE LARGHEN .
    SHQIPERIN NUK MUND TA BEJE SI HANIN TIJ NJE PERDON I VETEM . AMERIKA PO NA NDIHMON PERSERI .

    1. ?? says:

      Kozmos hahahahah ???????

  13. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Boja e cetes se palokes nuk ishte blu.

  14. Freeman says:

    Bravo Ilir! Shume i sakte konkluzioni! Protesta eshte politike dhe behet me shume per hallin e disa politikaneve te konsumuar. Njerezit kane nevoje per shkrime te tilla iluminuese. Te pershendes.

  15. grate tiranse says:

    Ti ore Kozmos je gje Sali krimineli Amerika nuk ju do ju ,Edi Rama e kalon oqeanin ,kujdes ty sa ta vune vulen dhe familjes tende, po te mblidhet laku nxiri nga vrimat parat ku i ke fshehur ne bangat e botes je ne vezhgim ,parat e piramidave qe vodhe.te pret burgu.

  16. a.f. says:

    Ilir djali, po ja kalon dhe Bedri Islamit me zellin per ti sherbyer Edi Rames.
    Meroja ka mbledhur rreth vetes shume pasues, por disa spikasin me shume se te tjeret.
    Sa siper nuk do te thote aspak se opozita eshte alternative me e mire.
    Por gazetaria e vertete duhet te jete per interesin publik dhe jo ate politik.
    Po behuni njehere burra, o gazetaruce..

  17. a.f. says:

    Ilir djali, po ja kalon dhe Bedri Islamit me zellin per ti sherbyer Edi Rames.
    Meroja ka mbledhur rreth vetes shume pasues, por disa spikasin me shume se te tjeret.
    Sa siper nuk do te thote aspak se opozita eshte alternative me e mire.
    Por gazetaria e vertete duhet te jete per interesin publik dhe jo ate politik.
    Po behuni njehere burra, o gazetaruce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje