Ne nuk do të zhvillohemi si shoqëri nëse gjysma e popullsisë trajtohet në mënyrë çnjerëzore; sepse ëndrrat, talentet dhe aspiratat e vajzave dhe grave meritojnë të njëjtat shanse sikurse ato tonat për t’u realizuar.
Nga Blerim Gjonpalaj
Përpara disa muajsh u ndodha në një taksi në Tiranë, duke biseduar me shoferin. Më pyeti nëse kisha fëmijë dhe iu përgjigja se kisha dy vajza të vogla. “I paç me jetë të gjatë”, më tha dhe më bëri përshtypje që nuk shtoi “Me një djalë pas!”, sepse kjo është fraza shoqëruese e urimit që has kur jam në Shqipëri. Kur ia rrëfeva këtë, më tha se ai vetë kishte tri vajza. “Kur lindi e para nuk u mërzita, por kur lindi e dyta u mërzita pak. Kur lindi fëmija i tretë isha në maternitet. Infermierja doli me vajzën e tretë ne krahë dhe më përgëzoi. Unë ia lashë në krahë dhe ika.”, filloi të më tregonte. “Shkova u ula diku për të pirë cigare, çka e kisha lënë për 11 vjet. Piva aq shume cigare dhe isha aq i mërzitur sa më ra te fikët.”
Pse bën një baba një gjë të tillë? Cili është edukimi që marrim përsa i përket mënyrës se si i trajtojmë vajzat dhe gratë? Çfarë shembujsh kemi? Çfarë na formon ne si djem, baballarë dhe burra për atë se si sillemi me vajzat dhe gratë në shoqërinë tonë? Këto dhe shumë pyetje të tjera, kam frikë se nuk i kemi shtruar kurrë seriozisht, qoftë si shoqëri, qoftë individualisht. Ajo që kemi bërë për shekuj të tërë është normalizimi i partiarkalizmit, shtypjes, pabarazisë dhe dhunës kundër vajzave dhe grave. Kjo padrejtësi e ky diskriminim na janë bërë aq normale sa që shumica nuk arrin t’i dallojë më përveç se kur shohim shembuj të llahtarshëm në media, si rasti i vajzës 13-vjeçare në Kavajë, i vajzës 15-vjeçare në Malësi të Madhe apo vajzës 15-vjeçare në Drenas të Kosovës.
“Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!”
Në Shqipëri e kemi zakon të pyetemi gjerë e gjatë kur takohemi. Ajo që mua më bën përshtypje është se çfarë themi gjatë këtyre takimeve. Në përgjithësi dëgjoj: “Si i ke djemtë?”, “Si i ke vëllezërit” ose “Si e ke babën?”? Duket sikur pjesa dërrmuese e burrave në Shqipëri nuk kanë nëna, vajza, motra apo shoqe! E nëse ato ekzistojnë, mbeten nën hije apo në shërbim të djemve dhe burrave. Shumica jonë është rritur me motra dhe nëna që na kanë ndejtur gati në shërbim. Diçka që ne e kemi marrë për të mirëqenë, si gjënë më normale në botë! Padyshim, pasi gatimin nuk e bëjnë burrat. As tavolinën nuk e shtrojnë burrat. Enët nuk i lajnë burrat. Shtratin nuk e ndreqin burrat. Rrobat nuk i lajnë burrat. Shtëpinë nuk e mbajnë burrat. Sikurse fëmijët nuk i rrisin burrat…
“Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!… Moj e mjera grua, ç’e do burrë zinë që ftohet në krua dhe ti mban shtëpinë!”, shkruante Çajupi diçka si më shumë se një shekull më parë. Shifra nga Organizata Ndërkombëtare e Punës për vitin 2018, tregojnë se gratë shqiptare shpenzojnë 270 minuta në ditë me pune shtëpie, kurse burrat 45 minuta. Statistikat tregojnë të jemi në vend të pestë në botë, përsa i përket kësaj pabarazie. Sa kemi ndryshuar në 100 vjet?
Ky diskutim nuk është thjesht çështje punësh shtëpie. Sa prindër kanë derdhur lotë vetëm sepse janë bërë me vajzë? Sa baballarë janë mërzitur a thua se u kish rënë ndonjë mort, vetëm e vetëm ngaqë fëmija i ardhur në jetë ishte vajzë? Sa të tjerë janë ngushëlluar për të njëjtën arsye? Sa herë u përsëritet vajzave në shoqërinë tonë se në jetë ato “lindin në shtëpi të huaj dhe shkojnë tek shtëpia e burrit”.
Sa ëndrra, talente dhe aspirata vajzash janë varrosur vetëm sepse ato ishin vajza? Sa herë bëhen dëshmitare vajzat në shoqëri si e jona, se si djemtë privilegjohen kurse ato shtypen e trajtohen si shërbëtore? Kështu i trajtojmë vajzat dhe gratë në Shqipëri, nga Vermoshi në Konispol.
Nuk kemi pse bëjmë sikur habitemi kur ato keqtrajtohen, shtypen, përdhunohen, madje dhe vriten. Ne kontribuojmë drejt kësaj dhune. Çfarë i shërben shoqërisë sonë e veçanërisht vajzave e grave habia jonë? Çfarë ndryshon për ato nëse e vetmja mbështetje ndaj tyre tingëllon e përçudnuar. “Duhet të sillemi ndryshe me vajzat tona sepse mund të ishin motra, gruaja apo nëna jonë?” Vajza apo gruaja para se me qenë motër, bashkëshorte apo nënë, është grua, një individ me liri dhe të drejta të barabarta me ne.
Ne si shoqëri nuk jemi askund dhe ka ardhur koha të vetëdijësohemi e te shohim gjithsecili prej nesh vetveten në pasqyrë. Ka ardhur koha që ne djemtë e burrat, të kuptojmë që jemi pjesë e problemit dhe se kërkohet prej nesh jo vetëm të thyejmë heshtjen, por të reagojmë ndaj kësaj mynxyre.
Kurajo
Do të doja që ky shkrim të konsiderohej një letër e hapur për çdo djalë dhe burrë në Shqipëri. Ka ardhur koha që gjithsecili nga ne ta luftojë patriarkalizmin e pabarazinë, ta sfidojë këtë rend shtypës që na prek po aq sa vajzat dhe gratë, paçka se preferencialisht më ndryshe. Dhuna jo vetëm që s’duhet ushtruar por as toleruar kur bëhemi dëshmitarë të saj. Ne nuk do të zhvillohemi si shoqëri nëse gjysma e popullsisë trajtohet në mënyrë çnjerëzore; sepse ëndrrat, talentet dhe aspiratat e vajzave dhe grave meritojnë të njëjtat shanse sikurse ato tonat për t’u realizuar.
Jam i vetëdijshëm se në një kontekst si ky yni, të sfidosh patriarkalizmin nënkupton të sfidosh veten dhe kjo kërkon kurajon tonë por nuk ka rrugë tjetër dhe realiteti do të ndryshohet vetëm nga bashkëpunimi ynë. Prandaj, si fillim le ta pyesim veten: Si jam duke e trajtuar nënën time? Si jam duke e trajtuar motrën time? Si jam duke trajtuar partneren time? Si jam duke trajtuar vajzën time? Si jam duke i trajtuar shoqet e mia? Si jam duke trajtuar vajzat dhe gratë e tjera ne punë, në rrugë apo kudo ku ndajmë hapësirën? Le të provojmë për një çast sado të pakët, ta vendosim veten në vendin e tyre, për të kuptuar më mirë e për të vepruar më drejtë.
Për një shoqëri më të mirë
Nje shoqëri nuk ndryshohet vetëm nga akte individuale. Aktet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore janë gjithashtu të domosdoshme. Prandaj, do të doja që ky shkrim të ishte edhe një apel për klasën politike sikurse për shoqërinë civile që të mbështesin vajzat dhe gratë realisht, jo sa për fasadë sikurse ndodh rëndom.
“Prej asaj dite e kam kuptuar se sa gabim isha dhe akoma e kam të vështirë t’ia fal vetes. Mbrapa më lindën edhe dy djem, por lidhjen më të fortë nga gjithë fëmijët e mi e kam me vajzën e tretë që fillimisht pothuajse e braktisa.”, m’u drejtua taksisti para se të ndaheshim.
Zotëria që më shpuri deri në destinacionin e kërkuar, nuk është një rast i veçantë. Si puna e tij mund të ndihen shumë burra të tjerë në shoqërinë tonë. Por ai e pat kuptuar gabimin e tij e tani, ka ardhur koha që edhe ne të tjerët të reflektojmë njëlloj. Trajtimi në mënyrë dinjitoze, të barabartë e të drejtë i vajzave dhe grave prej nesh, do e bëjë shoqërinë tonë më të mirë dhe më të drejtë. Shoqëria na përket të gjithëve, jo vetëm disave prej nesh.
Ky artikull është publikuar më parë nga blogu ‘Peizazhe të Fjalës’
Tema qendron por nuk jam dakord kur thua nuk Jemi askund. Vajzat ne Shqiperi Jane me te shkolluara se djemte, me qytetare e me te orjentuara ne jete. Ato jane me shumice mesuese, ne mjeksi e administrate. Po te ishim shoqeri si thua ti, familjet nuk do kishin investuar kaq shume dhe femra nuk do kishte kete peshe ne shoqeri. Mos harrojme se jemi shoqeri e nisur nga lindja drejte perendimit, ka ende pune e do kohe te mbrijme atje ku duhet, por jemi te mireorjentuar.
Kete leter idiote drejtuar meshkujve nuk ta pranoj. Mbaje per vete. Eshte e vertete qe vajzat jane te dhunuara ne shoqerine shqiptare por kjo jo per faj vetem te burrave shqiptare. Faji u be qyrk e nuk e veshi njeri. ka 30 vjet qe po behen perpjekje intensive per te ndihmuar grate e dhunuara, por asnje perpjekje per te orjentuar grante qe jane te rrezikuara te dhunohen dhe me e rendesishmja nuk ka pasur asnje perpjekje te vetme qe te ndihmohen burrat per tu emancipuar. Ti na ben nje leter per te na u shfaqur si i qyeteteruar por nuk ke asnjegje ne thelb te kesaj letre qe te japi nje zgjidhje apo orjentim. Si gjithmone pordha e radhes me temen: “Degjoni se po flas une qytatari trendi dhe i embancipuar”. Ik ore pirdhu bashke me snobat e tjere.
Per zonjen dhe Nenat e te gjithe shqiptarve.
Gabimin moj zonje mos e kerko tek burrat…por kerkoje tek grate- nenat.
A jane keto Nena qe kane rritur djemte / burrat qe ti i shan ose i keshillon?
Perse nuk u ben Nenave shqiptare apel per menyren e rritjes se fimijeve?!
A di Ti ndonje femije qe lind dhe ka te “istaluar” menyren patrialkale?!
Une nuk di! Po ashtu dhe shkenca dhe ata qe merren me femijet nuk dine.
Po zonje,nuk ka mashkull ne kete bote qe nuk do te kete nje djale…por kjo nuk do te thote se ai mashkulli- burri eshte patrialkal.
Ka te beje me vazhdimin e mbiemrit…ka te beje me vazhdimin e fisit.
Kjo e lindjes se djemeve,nuk eshte aspak veçuri shqiptare.Eshte ne te gjithe boten njesoj dhe madje me keq se ketu.
Kerko dhe thellou njeçik se perse nenat jane me te dhena pas çunave?
Kerko dhe thellou se kush i rrit keta çunat-burra dhe çfare i keshillojne nenat e tyre?
Kerko dhe thellou perse marrja e jetes se tjetrit ne shqiperi eshte kaq e perhapur?
Kur te thellosh…do kuptosh se menyra e rritjes( sic thua i perket nanave totalisht) dhe e edukimit eshte faji i Nenave!!!
Me thuaj zonje a njeh ndonje burre qe kishte nje amanet nga nena e tij dhe nuk e plotesoi?!
Me thuaj dhe sa amenete te babait plotesuan?( zakonisht i babait edhe harrohet…i nenes kurrë!)
Kjo tregon se sa shume jane me te dhene burrat mbas keshillave qe u kane mesuar nenat e tyre.
Ndaj zonje,ametetet- kerkesat- edukimet e nenave shqiptare duhet te ishin:
Mos vri kurre!
Mos ver dore kurre mbi nje grua!
Respekto gjithenje gruan!
MESONI JU NENAT SI TE EDUKONI NJE FEMIJE- MASHKULL…se te tjerat rregullohet si per çudi per nje dekade.
( nuk desha te futem ne kryetemen e femrave qe sot jane “nena” dhe shpenzojne me shume kohe ne parukeri sesa me femijet…pasi doja te perqendroja komentin tim mbi diçka qe mu duk sikur do ngaterronim edukimin familjar me edukimin e rrugaçeve)
Civilizimi i grave e vajzave shqiptare ka qene perpara komunizmit. Sepaku ne jug vajzat benin shkollen fillore. Komunizmi beri kurse kunder analfabetizmit, i mbushi shkollat me vajza me arsim te detyruar tetevjecar e ne gjymnaze e universitete pjesa derrmuese ishin vajza. Mesueset ishin ne shumice vajza e gra. Grate ne drejtim ne te gjitha nivelet. Pas nentedhjetes vajzat e grate jane edhe drejtuese biznesi nga veriu ne nug. Shkollimi jashte edhe brenda e vendit eshte masiv per vajzat. Emamcipimi ne kulm. Mbushur baret me gra e vajza me cigare ne buze…nepet sdudio TV gara kush ta nxjer shalen me shume…rruges barku e b…sheshit..grate dhe vajzat jane aq shume dominante sa problem eshte edukimi i tyre per te mos e keqperdorur lirine ?nuk e di eksperiencen tuaj po realisht grate e vajzat shqiptare jane te lumtura qe kane lindur vajza e jo djem.Raste te vecanta ke kudo ne bote, kryesisht neper zonat rurale
Sakte
Nga vjen ky derdimen ?Mos vjen gjë nga Marsi ?!Ja ka dashur nevoja shqipetarit që te kishte nje djalë e me shumë per te mbrojtur trojet e te pareve,per te mbrojtur nderin e familjes,per te mbrojtur,nënën,motren,gruan,vajzën nga i keqi,nga armiku .Nje shtepi plot me femra ishte e pambrojtur perballe fatkeqesive që i kanë zënë deren shqipetareve.Nha fillim i vitit 1925 mbasi me ndihmen e bajonetave serbe Zogolli i Burgajetit u kthye në pushtet mbas revolucionit demokratiko-borgjez te viti 1924,halldupi matjan dergoi rrebelet nga veriu per te nenshtruar jugun që Ishte pro F Nolit dhe kunder malokut tradhetar.Nje skuader e ketyre rrebeleve ja mbriti edhe në familjen tone te madhe,mbasi kishin bër shumë pislleqe me familje te vobekta e pa meshkuj.Mbrrijne edhe në familjen tone dhe trokasin në porten e gurte dy kanateshe me hark.Trokitjen e degjojne grate dhe vajzat që ndodheshin në shtepi ,sepse burrat dhe djemte e rritur kishin shkuar në stane per punet e perditeshme.Lajmerojne plaken e shtepise e cila nuk degjonte mire.Ajo merr nje kobure dhe shkon e hap kanaten e portes kur perballë sheh nje malok musraqezi te krekosur si gjeli mbi pleh dhe halet e tjera pas tij.Çfare kerkon i thote plaka 75 vjeçare?Kabull mysafir thot gega dhe mundohet ta shtyje plakën,por ajo ja vendosi koburen në ballë dhe i tha:”Po hodhe nje hap me shumë je i vdekur.Kur te vijne djemte hajdeni,tani jo dhe ja mbylli kanatën e portes në turi rrebeleve nga Miredita e Mati dhe karafuzeve nga është saliu.Dergoi dy niper në stan dhe 5 djemte e shtepise dhe 11 niper te rritur erdhen me kuaj në shtepi.Nga darka maloket erdhen serish,por tani kishte zot vatani.Kabull mysafir se na zuri nata ketu.Bujrum u thanë.Ishin 13 malokë.Oda e madhe ishte në katin e trete dhe para se te hyje atje ishte nje hajat i madh.Ne hajat u thane pushket hiqini dhe varini aty,askush nuk Di hyjë brenda i armatosur.Jo tha nje mustaqemut nuk i heqim.7-8 pushke iu drejtuan në kokat e tyre.Si pula te lagura maloket i varen pushket dhe koburet në goxhde.Mbasi u dhane që hengren e pinë aty nga mezi i nates u thane do ktheheni tani do vendosni majat nga keni thembrat dhe do largoheni ,ndryshe nuk do dalë asnje I gjallë.I percollen gjersa dolen nga kufijte e fshatit dhe s’ua labe syte.E tregova këtë shembull per ti thene ketij te letres se nderin e shtepise nuk e mbrojnë dot fustanet e grave por guximi dhe hija e burrit.Pra pasja e djalit per popullin tone ka qenë domosdoshmeri dhe keshtu ka mbetur historikisht.Ne jemi nje vend që kemi nje kulture pothuajse orintaliste,kemi nje shtet te dobet e te kortuptuar që nuk e mbron i dividin dhe familjen edhe pse mbahet me taksat e tij.Pra akoma është domosdoshmeri per familjen shqipetare pasjaee djemeve,ndryshe familja është e pambrojtur nga shteti.Sigurisht që situata ka ndryshuar edhe në shoqerine tone.Vajzat janë ëmbëlsia ,dashuria dhe harmonia në familje.Ato duhet t’i duam e respektojme e perkrahim por edhe te kujdesemi per to,t’i mbrojme ato.Une vet kam tre djem te shkelqyer e jam krenar per ta,por me ka munguar dashuria e nje vajze,nje perqafim plot dashuri,por fati e deshi që vajzë me ka lindur djali,gjë e cila me ka lumturuar si gjysh.Doçkat e vogla te saj kur me perqafojne me lumturojnë.
Do te duhen dekada që gjerat te ndryshojne.Besojë edhe Viçidoli,Lekbibaj e Kalaja e Dodes do civilizohen,nuk do mbeten çeçen gjithe jeten.