Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri ka komentuar protestën e opozitës.
Ai i ka bërë thirrje që të respektohet shteti ligjor.
Në një postim në Tuitter, ambasadori Duncan Norman shkruan ndër të tjera se vendi i tij mbështet vetëm tubimet paqësore.
“Mbështesim të gjithë ata nga të gjitha palët të cilët bëjnë thirrje për demonstrata paqësore. Kjo është një kohë për të respektuar shtetin ligjor”, shprehet Norman.(TemA)