Çfarë ndodh nëse opozita djeg mandatet e deputetëve

17 Shkurt 2019, 17:02Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Prej kohësh opozita ka artikuluar mundësinë e djegies së mandateve. Por këtë të diel, Lulzim Basha u shpreh se do ta shtrojë si pyetje në tryezën e deputetëve të tij, për t’iu bindur më pas vullnetit të shumicës së tyre.

Por çfarë ndodh nëse ky vendim merret nga ana e Partisë Demokratike dhe si realizohet djegia e mandatit? Teknikisht deputetët mund të dorëhiqen pranë KQZ-së, ose mund të rrinë gjashtë muaj jashtë punimeve të Kuvendit dhe mandati humbet automatikisht për shkak të mungesës së gjatë.

Kushtetuta përcakton qartë se në qoftë se deputetët mungojnë 6 muaj pa arsye, mandatet e tyre digjen. Megjithatë ligji themelor i shtetit nuk shprehet nëse ligjvënësit opozitarë, në bllok, vendosin të djegin mandatet e tyre.

Më herët, konstitucionalistët janë shprehur se në këtë rast është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që duhet të japë një zgjidhje. Nga ana tjetër, KQZ është shprehur prej kohësh se në rast të një vendim në bllok, e vetmja që mund të zgjidhë situatën është marrëveshja politike. Në rast të kundërt Kuvendit do t’i duhet të funksionojë me deputetët e mbetur të mazhorancës.

Neni 71 i Kushtetutës së Republikës parashikon qartë se kur ndërpritet mandati i deputetit.

Sipas pikës së dytë të këtij neni, mandati mbaron ose është i pavlefshëm kur deputeti nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë me ligjin; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend dhe kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Ndërkohë Kodi Zgjedhor përcakton se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.

Megjithatë në rast të heqjes dorë vullnetarisht nga mandati, KQZ-së do t’i duhet të thërrasë për zëvendësim ata që nuk fituan në listat e opozitës, sipas renditjes në listat e dorëzuara në zgjedhjet 2017. Kjo mund të krijojë një rrëmujë, sepse emra të panjohur për vetë Bashën dhe Kryemadhin mund ta pranojnë mandatin në emër të pasurimit të CV-së apo privilegjeve që përfiton si ligjvënës.

Por krahas këtij opsioni, mazhoranca aktuale për t’i dhënë një zgjidhje një situate të tillë, ligjërisht mund të shpallë zgjedhjet e parakohëshme.

12 komente në “Çfarë ndodh nëse opozita djeg mandatet e deputetëve”

  1. pal pidh noku says:

    ic asgje vetem te shpetoi ekrani nga copat e mutit.

    1. Rjepin says:

      Edi Rama ka gjynahet e veta po kjo eshte spektakolare!
      Imagjinoni; Basha eshte agjenti i tij ne Pd. Ate qe nuk e ben dot me gjyqe e burgje e ka bere Lulezimi krejt pa u vene re. Pra, digjen mandatet dhe automatikisht imunitet e deputeteve te Pd qe ne rrethana te tjera do te merte vite. Kjo i hap rrugen hetimit dhe gjykimit te shumepritur.

      1. Loni says:

        Djegje mandatesh pa kauze = parti ilegale.

    2. malokëria = qenëria says:

      Keni harruar burrin e Monikes. Ne momentin qe behet djegia e mandateve, IM shperndan parlamentin per te garantuar gjasme kushtetuten dhe ne mungese te Gjykates Kushtetuese socialistet do te vihen para faktit te kryer. Qeveria Rama do te quhet e paligjshme dhe ne rastin me te mire do te nderhyjne nderkombetaret me thirrje per dialog dhe krijimin e qeverise tranzitore, ne rastin me te keq perplasje civile por qe Rama nuk e con vendin ne kete katastrofe. SPAK eshte kafshate shume e veshtire per tu kaperdire nga Birishi, Lulushi, IM dhe Mona dhe nderkohe Serbise (Rusise) ne keto momente vendimtare per Kosoven i duhet nje Shqiperi e dobet, e destabilizuar. Fatkeqesia e socialisteve eshte qe duke menduar qe President Hajduti nuk mund ta beje dot nje skenar te caktuar nuk mbrohen, dhe kur gjenden para faktit te kryer e pranojne sepse nderkombetaret ne bisedime apo negociata gjithmone kembengulin ndaj atij qe mund te haje arsye, pa u perkujdesur se cfare eshte e drejte. Duhet te hidhet menjane njehere kriza, pastaj flasim thone gjithmone te huajt. Kujtoni vjedhjen e mandatit te Tiranes ne 2011 apo moshapjen e kutive ne 2009. Totalisht te paligjshme, totalisht te toleruara nga te huajt meqe socialistet pranojne edhe tu cenohet e drejta ne shkelje flagrante te ligjit. Mos me thoni qe nuk ju paralajmerova. Rrofte Azemi, Hajdari i demokarcise dhe Ahmet Zogu i Kurves.

      1. Fierak says:

        Ke thene ca te verteta therrese qe duhet t’i kemi ne vemendje. Po nese keta e shfrytezojne cdo mundesi per te vene shkopinj ne rrota, a nuk mund te ngrihemi ne populli e ta ndalojme burrin e Mones te shperndaje parlamentin. Pse keta plehra peng neve tere jeten?

  2. maximus says:

    6muajt e pare i morren rrogat dhe dieat e tyre keta pa vajtur asnje dite ne pune, kurse tani po behen gati per 6 mujorin e dyte, hani e pini o njerez te paafte, se paguajne shqiptaret e shkrete.

  3. mik says:

    Aman vec ti djegin mandatet. Mbase kete shembull ndjek dhe PS dhe LSI. Asht ma mire t’ia fillojme edhe nje here nga e para, nga zero ( 0 ) , mbasi duhet shku ne zero qe te filloj njishi ( 1-shi ). Fundi i fundit, jeta rifillon ne cdo moment.

  4. Komentuesi says:

    T’i djegin e te na zhduken nga syte se na plasen shpirtin.Do jemi me rehat nga kjo parti demokratike.

  5. ABC says:

    C’fare ndodh? FESTE. as gje tjeter

  6. Flutura says:

    Po mos plas o komentuesi!
    Me vjen keq kur e thua. Mos i mer seriozisht se keta kete pune kane. Ne kemi jeten tone. Me e mira do behet?

  7. iLir says:

    e drejtë çka përmendi një komentues…keni harruar Liken, gjykatën Kushtetuese dhe legjitimin e qeverisë që do kërkojnë Akilërat me shtizë të PD. Uroj që gjithçka të kalohet pa dhunë

  8. anastasi says:

    Shteti shqiptar dhe deputetet e saj jane fundrina,opozita shqipetare ka ngelur ne dore te personazhve me te prapambetur ne politik ne ekonomi dhe ne cdo aktivitet demokrat dhe shoqeror,keto dy figura pa shkolle pa eksperience,pa tru dhe pa ditur dhe nuk mund te krahasohen me asnje personazh per 200 vjete, njeri quhet murro dhe tjeteri opingar dhe zagar,keta drejtojne shpellaret dhe injorantet me te prapambetur,nuk i gjene as dhe ne pyjet e Afrikes dhe Indise Aziatike.Te gjthe ata njerez qe kryjne krime qe vjedhin plackitin,grabitin,dhunojne,nuk jane gje tjeter vecese bageti pa shkolle pa pune,njerez qe jetojne rrugeve ku dhjesin dhe shurrojne ne per dyeret e lokaleve e gjithe andej keta jane ata qe protestojne qe te jene druvar te lire dru me pre,keta jane mercenaret qe drejtojne ne Tirane dhe ne per rrethe,nje fare zagar i quajtur Lulzim Sali Berisha shpellari dhe katundari nga shpellat e malsise dhe figura tjeter nje femer harixhes pa shkolle cobane bagetishe e quajtur Monika koqepordha fytyra rrugacerie,dy fytyra njeri Zhapik ferre dhe tjetra hardhucke nevojtore,cfare prisni nga keta mizerabel qe kerkojne te behen pushtetare me samar gomari,kaq eshte historia e ketyre dy shpellareve e faqezinje dhe mavrinje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje