Legjendat e vikingëve: Amleti, e famshmja sagë që frymëzoi Shekspirin

17 Shkurt 2019, 12:13Bota TEMA

Nëse emri duket si një anagramë e diçkaje shumë të njohur, nuk e keni gabim.

Kjo sagë, është një nga burimet kryesore që Shekspiri përdori për tragjedinë e tij të famshme Hamleti.

Është një legjendë nga vikingët danezë, bazuar tek disa personazhe mbretërore, që jetuan disa qindra vjet më parë.

Ashtu si në dramën e Shekspirit, xhaxhai i Amletit vret babanë e tij dhe martohet me nënën e tij; Amleti e sheh çmendurinë si një mënyrë për të përballuar vështirësitë e tij të tmerrshme, dhe ai dërgohet në Angli nga xhaxhai i tij i lig, në një përpjekje për ta eleminuar.

Versioni Viking i historisë, nuk përfshin ndonjë lidhje dashurore në mes, dhe komploti është më pak kompleks se ai i Shekspirit.(bota.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje