Pas Idrizit, Basha merr edhe mbështetjen e Dukës: Ja dy gjërat që duhet të bënte para djegies së mandateve. Ne do gjejmë forcë për të sjellë ndryshimin real

17 Shkurt 2019, 18:59Politika TEMA

Aleati i kryedemokratit Lulzim Basha, Agron Duka pajtohet me vendimin për djegien e mandateve.

Ndërkohë, pavarësisht pajtueshmërisë, ai nuk i kursen as rezervat ndaj liderit të opozitës.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste gjykon se përpara se Basha të arrinte te ky vendim, opozita nëpërmjet rrugës institucionale, duhet të konkretizonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, për të pasur realisht mundësinë e zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, Duka thotë se do gjejë forcë për të sjellë ndryshimin e madh.

“Që zgjedhjet e 25 qershorit 2017-të kanë qenë një nga momentet më të turpshme të pluralizmit politik, tashmë është një fakt i mbështetur nga përgjimet e Prokurorisë dhe publikimet e “Zërit të Amerikës”.

Sigurisht do të kisha dashur që përpara se të arrinim tek ky vendim drastik, pra djegia e mandateve, Opozita të arrinte, nëpërmjet rrugës institucionale, të konkretizonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, për të pasur realisht mundësinë e zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, nëse Opozita parlamentare gjykon se kanë shteruar të gjitha rrugët politike dhe vendos të djegë mandatet, ne do të respektojmë vullnetin e saj.

Edhe pse tre mandate në listat e Partisë Demokratike i përkasin kandidatëve të Partisë Agrare Ambientaliste, ne do t’i dorëzojmë ato, pasi nuk mund të jemi pjesë e një Parlamenti ilegjitim.

Ky akt politik i Opozitës shënon fillimin e një faze të re, në të cilën, të gjithë bashkë, duhet të gjejmë forcën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm për t’i dhënë fund tjetërsimit të zgjedhjeve, por për të hedhur themelet e një sistemi zgjedhor të drejtë, demokratik dhe përfaqësues” thotë Duka.(TemA)

13 komente në “Pas Idrizit, Basha merr edhe mbështetjen e Dukës: Ja dy gjërat që duhet të bënte para djegies së mandateve. Ne do gjejmë forcë për të sjellë ndryshimin real”

  1. Geri NYC says:

    Keta qe jane dakord asnjeri nuk eshte ne parlament ROLF ?

    1. 2 says:

      Keta duan ta fusin Lulushin ne burg sa me shpejt sepse nuk do kete me imunitet deputeti. Pse Mona nuk po ndihet se eshte dhelper. Ky eshte kaqol

    2. kujtesa says:

      Me e forta eshte se ata qe kane mandat,nuk shprehen sepse,sic thote Mona Liza,ato jane mandate gjaku ( LEKU).
      Luli,po nuk i premtoi me noter, se do i vendosi prape ne liste per deputet,asnje nuk i shkon nga pas. Vetem pas kesaj do e pranojne dorezimin e mandatit.
      Deri ne ate moment,duhet pritur dhe ca!

  2. Veshgues says:

    Po pregatiten minjte! Te largohen! SPAKU mesa duket ….. Lul go West, Go Netherlands!
    Deputetet e persekutuar te listes kane llogarite e tyre! Per dy vjet harrohesh! Malukat boll deme bere! Eshte koha e Ibsenit me shoke te vij ne krye te PD.

  3. Zaku says:

    Katnari i shijakut so sjelle ndryshim.. shko mor bajge si ti si yt vella dy plehra katundi. Ne komunizem prashisnit misrin o te mjere

  4. Dada says:

    Vidion e Mones gazata Tema. Tek vila e gjirit te lalzit kishte banjo edhe macen. Ta i hep prap

  5. mireli n says:

    Eshte nji veprim kamikaz i L.Bashes. Tani e mbeshtet dhe ky gerdalla qe kam menduar se ishte ndonji fare burri. Me turp nuk ka. Reforma ne drejtesi i ka bere te flasin me vehte te gjithe keta palaco qe kane mberthyer popullin prej fyti e nuk e leshojne. Sidoqofte me kete akt te turpshem firmosen kapitullimin e tyre. Ne zgjedhjet e tjera kur do qe te behen e kane te sigurte humbjen e padiskutueshme .

  6. Arber Iliri says:

    Se pari Duka, Berisha duhet te te kerkoje falje ty dhe familjes qe ju ka quajtur ” Klani i Zemunit” Nese nuk e ben do te thote se ju jeni klani i Zemunit.hahahahah Hajt tung.

  7. Franci says:

    O ” Duka i krimit” o ” klani zemunit” siç te quante Berisha akoma nuk e ke kuptuar qe Bashes nuk i leverdiste ndryshimi i kodit zgjedhor megjithese mazhoranca i thonte qe beje si te duash dhe une do e votoj.

  8. loku says:

    DIHEN DUKET E DROGES…..

  9. shqip says:

    Sipas ligjit ne fuqi largimi i nje mandati zevendesohet me kantidatin pasardhes ne liste. Zgjedhjet jane te çertifikuara nga OSBE. S’kane si i djegin, se do ngelen jashte. E per rrjedhoje boshllekun do e mbulojne 423 parti-çka, qe po presin gjahun e radhes. E kuptoni qe ka formacione politike qe se kane pare si eshte salla e kuvendit. Nje rast i tille, nese Opozita djeg mandatet, per keto qe rrine pas dere, eshte sikur te kapin lloton. Para zgjedhjeve te 2017 ishte po e njejta situate. Sekretari i shtetit per Ballkanin dhe Europen Lindore, si dhe Brukseli, e siguruan Ramen qe mund te futej ne zgjedhje edhe pa PD. Pastaj ndodhi takimi i majit, qe vetem Rama e di pse i futi ne parlament Lul-istet .? Zgjedhjet nuk jane opsion, sidomos vetem pak muaj nga ato lokale. E per me teper mundesise qe Parlamenti Europian te hape negociatat per anetarsim te Shqiperise. Llogjika eshte kjo. Opozita e ka te sigurte humbjen e pjeses me te madhe te bashkike ne vend. Ne fakt keto protesta i bejne per te matur sondazhet, sa mbeshtetje kane. E pate te gjithe, mezi u bene 12, 13 mije te mbledhur nga gjithe Shqiperia. Lere çfare thone Saliu e Monika. Protesta me madheshtore, sot s’ke nga luan me shifrat. Mjafton nje dron dhe te nxjerr zbuluar. Atehere per ta mbyllur si argument. Me shume per tifozet e Shqupit. Partia (trusti Berisheve) demokratike nuk vjen me ne pushtet. Probabiliteti eshte zero absolute. Me Berishen shqiptaret e kane prishur kontraten. Rama eshte i destinuar te rrije aty ku eshte, deri sa keta, shqupasit te referomohen. Po reformim radikal. Duhen nxjerre nga godina e Shqupit te gjithe ata qe çojne vota te Rama. Nuk eshte shaka. Perversiteti i Balliut, Nokes, Strazimirit, apo Sali gerdalles, jane makineri votash ne favor te mazhorances aktuale. Tani ky Duka, Mediu, Shehi, kot bejne sikur marrin vendime. Ata s’kane elektorat. Thene popullorçe; nuk i p**** njeri. Do shikoni qe do hyjne ne zgjedhje. Do t’ja imponoje faktori nderkombtar. Pastaj keta nuk rrine dot pa perfitime. Pozite apo opozite, Medi Gerdeci, Dash alkoli, apo Duk nari 24 karatesh, e gjetem Vangjel (Dule), si dhe Idrizi qe e ndan 6 muaj me Ramen, e 6 me Salen, te gjithe keta jane parazite, qe jetojne pa kurrfare kontributi.

  10. shpetimtari says:

    Ky burri qe kerkon gjetjen e nje fillimi te ri dhe ankohet per zgjedhjet e 2017 eshte ai burri qe dikur Sali Berisha e quante ” Duka i Krimit “. Tani, Berisha dhe Duka i Krimit jane bere bashke dhe duan te na shpetojne neve si popull, sic kane bere edhe nja dhjete here te tjera kur kane qene ne pushtet. I vetmi shpetim per ne jane Duka i krimit, Saliu i Krimit, Basha i Krimit, Kryemadhi e Bllokut te Krimit dhe nje tufe njerezish te tjere te krimit.

  11. Lani says:

    Duket si takim ngushellimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje