Zgjedhjet presidenciale, Zaev: Besoj në gjetjen e një kandidati të përbashkët

18 Shkurt 2019, 14:05Rajoni TEMA

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, tha se do të vazhdojë bisedimet me partnerët e koalicionit për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Besoj se kjo është e mundshme. Nëse e bëjmë këtë, edhe njëherë e konfirmojmë idenë ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe i dërgojmë mesazh të qartë qytetarëve se qëndrojmë prapa personit, për të cilin paraprakisht pajtohemi se do të ishte një president i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut” tha Zaev pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Zaev tha se planifikon edhe takime tjera me partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen më 21 prill.

1 komente në “Zgjedhjet presidenciale, Zaev: Besoj në gjetjen e një kandidati të përbashkët”

  1. Marko Bocari says:

    Branko Manollojski – PRESIDENT I MAKEDONISE VERIORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje