Bujar Nishani: Pse ça kujtoni ju, se ndërkombëtarët e duan Shqipërinë më shumë se ne të PD-së dhe LSI-së

19 Shkurt 2019, 17:11Politika TEMA

Bujar Nishani ishte i ftuari i kësaj të marte në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, kur na ndajnë më pak se 48 orë nga protesta e opozitës, ditën e enjte.

Tensioni politik në vend, ndërkohë vijon të rritet. PD dhe aleatët e saj kanë vendosur në mënyrë unanime që të mos e njohin më Parlamentin aktual dhe paralajmërojnë të djegin mandatet e deputetëve.

Por, Rama refuzon deri më tani të pranojë kushtin kryesor të kundërshtarëve të tij politik, për të dhënë dorëheqjen e për t’i hapur rrugën një qeverie tranzitore, sikurse kërkon opozita.

Në intervistën e tij për Top Talk, Bujar Nishani përjashtoi mundësinë e krijimit të një konflikti civil nga opozita, ndërsa theksoi se përmes lëvizjes popullore mund të rivendoset ekuilibri shoqëror, i sulmuar sipas tij nga qeveria e Edi Ramës.

A rregullohet ekuilibri shoqëror duke krijuar një konflikt civil?

“Përmes një lëvizjeje qytetare po. Unë nuk shoh dhe besoj se nuk do të ketë kurajon qeveria dhe kryeministri që ta çojnë vendin dhe shoqërinë drejt një përplasjeje civile”, deklaroi Nishani.

A mund ta çojë opozita vendin në konflikt civil, për të drejtën që mendon se ka?

“Opozita do të udhëheqë një lëvizje mbarëpopullore. Kjo është një lëvizje që ka një ndërlidhje të dyanshme: vullnetin popullor, përgjegjësinë e opozitës”.

Mirëpo, kritikave që kanë ardhur nga ndërkombëtarët, Nishani iu përgjigjet me faktin se detyra e tyre është respektimi i parimeve të përgjithshme të tyre, por se ata nuk e duan Shqipërinë më shumë sesa vet shqiptarët, e veçanërisht ata që kanë vendosur të jetojnë këtu.

Le të flasim pak për faktorin ndërkombëtar, qoftë atë të akredituar në Tiranë, ashtu dhe ata që kanë folur nga Brukseli. Reagimet janë jopozitive sa i përket djegies së mandateve të opozitës. A do të vijojë opozita të shkojë me kokëfortësi pas pikëpamjes së saj politike, duke mos pasur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për këtë proces, ndërkohë që kemi hapjen e negociatave përpara? Ata mendojnë që e dëmton Shqipërinë ky lloj destabiliteti politik momental…

“Së pari, akti është shumë i fortë dhe i paprecedentë, e në kuptimin politik të fjalës është një lloj sakrifice për largimin nga një lloj rehatllëku politik, nga jeta parlamentare dhe formalizmi i përditshëm i opozitës dhe nga privilegjet që jep posti i deputetit, etj., si dhe marrja përsipër e një aksioni shumë të vështirë politik dhe të gjatë, por me një alternativë përfundimtare: do të fitojë vullneti i shumicës dërrmuese të qytetarëve, kjo nuk ka diskutim.

Megjithatë, jam i bindur që do të rezistohet. Kjo është veçse nisja e një procesi shumë të rëndësishëm.

Së dyti, faktori ndërkombëtar patjetër që do t’i qëndrojë parimeve të përgjithshme që ka në radhë të parë, por unë mund të them vetëm një gjë. Në Bruksel, ne shqiptarët kemi shumë miq dhe janë të respektueshëm.

Por, askush prej tyre nuk e do Shqipërinë më shumë sesa shqiptarët. Unë nuk mund të bëhem hipokrit dhe të them se ata e duan Shqipërinë më shumë sesa ne, që kemi vendosur të jetojmë këtu.

Edhe ambasadorët që janë akredituar këtu janë miq të mirë dhe partnerë të respektueshëm, por më shumë sesa shqiptarët nuk mund të jenë ambasadorët të interesuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Nishani.

Po Edi Rama nuk i do shqiptarët?

“Absolutisht ka mbizotëruar ndjesia për pushtet absolut dhe pushtet të pamerituar”, u përgjigj Nishani.

Në fund, çdo gjë e ka një kuptim…

“Është futur në kurthin e pushtetit të pakufizuar dhe të pamerituar, pushtet që e ka dërguar atje, nga ku nuk kthehet dot më mbrapa. Interesat e tij janë absolutisht në kundërshtim të plotë me interesat e shqiptarëve. Pse i ka prishur ekuilibrat politikë, kushtetues?

Pse i ka futur në kolaps institucionet e shtetit? Shikoni ç’ndodh, po marr vetëm një rast. Shkohet në Parlament, që nuk është pronë e asnjërës prej palëve, secila ka pronë të sajën aq përqindje sa iu kanë dhënë shqiptarët në një proces zgjedhor në kontekstin klasik, e në fund të fundit janë disa rregulla që vendosen në mënyrë të përbashkët dhe nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme.

Kur shumica përdor fuqinë e kartonit në mënyrë antilogjike dhe antipolitike, nuk respekton kushtet dhe kufijtë e vendosur nga Kushtetuta, kjo situatë ka një përgjegjës dhe ai është Edi Rama.

Këtu nuk përplasen dhe cënohen interesat e një grupimi shoqëror, votuesish që janë në krah të PD-së apo partive të tjera të opozitës, por është sulmuar ekuilibri shoqëror në tërësi, edhe atyre që janë anëtarë të Partisë Socialiste dhe që janë përdorur si votues për të sjellë në pushtet një njeri tek i cili besonin, por që jo vetëm e keqpërdori, por që shkatërroi totalisht edhe parimin e tyre, edhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha Nishani.

Ndërkohë, sa i përket protestës së të enjtes, vazhdë e asaj që ndodhi të shtunën para Kryeministrisë, Nishani thotë se gjithçka bëhet në mbështetje të një lëvizjeje qytetare.

Flitet për një skenar të organizuar të opozitës për rrethimin e Parlamentit dhe për të mos lejuar daljen prej andej të deputetëve derisa Rama të pranojë kushtet e opozitës. Një zgjidhje politike kjo që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore. A ekziston realisht një skenar i tillë dhe a do të ndodhë kështu ditën e enjte?

“Nuk kam dëgjuar dhe nuk flitet për një skenar të tillë në detaje, por është e qartë se opozita i është përkushtuar totalisht një lëvizjeje qytetare, e cila është zgjidhja më e mirë në kohën e duhur dhe për një perspektivë të duhur të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Opozita, në vijimësi të frymës së mospajtimit dhe protestave të qytetarëve për çështje që variojnë nga ato politike, deri tek ato ekonomiko-sociale, ka detyrën që këtë akumulim qytetar jo vetëm ta prijë, por edhe t’i japë përmasat politike.

Kjo lëvizje qytetare varet dhe është në dorë të çdo qytetari, siç u manifestua edhe para pak ditësh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Them që nuk është çështje skenarësh taktikë të opozitës, por e sjelljes dhe e vullnetit shoqëror të një lëvizjeje qytetare, që opozita është e detyruar t’i përgjigjet, e më mirë t’i prijë sesa ta lërë të dalë jashtë kontrollit në kuptimin e sjelljes institucionale. Institucionet nuk janë më te Parlamenti tashmë, i cili e ka humbur të gjithë dimensionin e vet dhe legjitimitetin, por janë mes qytetarëve, te fryma popullore”, deklaroi ish-presidenti Nishani.

24 komente në “Bujar Nishani: Pse ça kujtoni ju, se ndërkombëtarët e duan Shqipërinë më shumë se ne të PD-së dhe LSI-së”

  1. Latif Qyramidhja says:

    O ulok, o paraplegjik dil ne Km.l. dhe rri rehat se ti keto 28 ne pushtet ke qene pse se rregullove shqiperin , prandaj degjo albitrin nderkombtar se nuk ke by.. per keto pun ti ulok.

    1. Tony uk says:

      Hahahaha doli dhe ky rrakitiku hahahaha

  2. Detari says:

    hahahahaha

    keta ka rreshqit

    1. Martin says:

      Pse ca kujtojme se ti e do Shqiperine me shume se bythen tende?

  3. Fatal Division says:

    My eshte Jari kapter qe kur e beri e shoqja e sakatlleku tij president takoi John Kerrin tek shkallet e avionit.
    Injorrance e pa degjuar
    Injorrrance e pa pare

  4. Sara says:

    Po dhe keta me zotesi te kufizuar per te vepruar do merreni tani?!

  5. nord.al says:

    Po zoteri, ndekombetaret dojne shtet ne Shqiperi ndersa ju te PD e LSI doni anti-shtetin qe mbush xhepat tuaj.

  6. Lushi says:

    O kapter, more aq sa nuk meriton nga politika dhe prona. Pirdhu o ulok, mos hidh benzine zjarrit se do digjesh edhe ti si miu.

  7. Edi says:

    Ajo dihet. Meqene sdo ti ndanin copa copa shqiptaret dhe kane rene ne kompromis me banditet qe udheheqin Shqiperine. Qe ta mbushin Shqiperine me droge. Dhe ti helmojne fmite tane dhe te ardhmen e vendit.

  8. Zigur Qarri says:

    Bujar nishani eshte politikani me i madh shqipetar. Degjoheni mire se nuk flet kot, allahu i madh do ndihmoje shqipetaret

    1. Shefqet Cela says:

      Allahu ta donte nuk e linte çyryk.
      Eh,Zigur, Zigur!
      Kam drojë që efhe ty të ka lënë sakat.
      Jo nga vuxhuti por ng tepeleku.
      Ky dyshim më lind duke parë komentet, që vijnë era Sali.

  9. petriti says:

    Kaq shume e doni,sa e keni bere lesh e li.

  10. emigranti says:

    O Ulok ! Populli e di qe ti dhe banda jote e doni shqiperine me shume se nderkombetaret por ju nuk doni Shqipetaret.Ju doni shqiperine qe ta vidhni ashtu si e keni vjedhur.Maskara Hiqesh se kur ke tru ti maskara burr kurve

  11. gita says:

    Shume e doni o gjytyrym ,po sa here qe jeni ne opozite ,i vini flaken cdo gjeje qe gjeni para. po edhe ne pushtet qe keni qene …… jeni VRASES dhe HAJDUTE !

  12. Ragipi says:

    O Idiot ish presidenti po cili nderkombetar mendon si ju me vra dhe plackit popullin e varfer po kush ju beson juve o rrugaqer qe mos me pas qene nderkombetaret ju kishi vra dhe plaqkitur gjithcka dhe kjo eshte se pse ju e doni me shum shqiperin sepse e keni te i mjeroni dhe ju te i shfrytzoni si kafsh dhe jo jo ju nuk e doni shqiperin me shum se nderkombetaret sepse ata po investojne ne shqiperi e ju po grabitni cdo gje more te pabese e toka ju lshofte. DREJTESIA PO VJEN ne bir te mint skeni ku shkoni parat popullit keni me ju kthye mbrapsht.

  13. olimpia says:

    Kam pare rastesisht nje fare Erisa Zykaj nga Brukseli ne interviste .Kurre nuk ka pare nje gjuhe neperke me superhelm ndaj Shqiperise.Me nje histerizem skizofrenik ,gje qe dallohej edhe nga syte e zgurdulluar,levizjet e duarve dhe tonaliteti i zerit,deklaronte se BE nuk njeh situaten ne Shqiperi,se Shqiperia eshte komplet e korruptuar ,e degjeneruar politikisht,ku asgje bile edhe ajri edhe dielli ,edhe malet ,edhe fushat jane blere nga Edi Rama.Sipas kesaj zonje psikopate vrasesit Berisha dhe Basha ,drejtuesit e opozites vijne tye paster si krishti ne mes te shqiptareve per ti nxjerre ne driten e mireqenies dhe pasurise.Sikur te isha kundershtari me i madh politik i Rames nje gazetare fanatike skizofrene nuk do ta mbaja ne pune as nje minute.Kush e paguan,nuk e di .Jam i bindur qe as naziskini me i terbuar nuk do te fliste keshtu per Shqiperine.

  14. Jaruci says:

    Boboboooooo nga ky te ze alergjia kur I sheh foton e ethet kur I degjon fjalet Jemi komb I mallkuar kur mendon se ky surrat shpifur e injorant ka qene president i vendit perballe nje inteligjence te mrekullueshme te pergatitur ne perendim Mendo se sa ka qene ky sherbetor I sales mbi partite , sa ka qene ky kapter enverist per unitetin e popullit , kur sot ben thirrje per lufte , sa I ka shfrytezuar ky legen vizitat ne nendet e bote per ” te miren” e vendit kur shprehet keshtu par Europen Ku duket dashuria per vendin e atyre agresoreve te paguar per te shkaterruar institucionet e djersen e popullit qe mund ti thuash me plot gojen kafsheri ??!!!
    Ky flet si injorant kur ne radhe te pare mat punen e deputetit me pagen e perfitimet qe kane si sakrifice te demokrateve qe po lene mandatet e injoron detyren kryesore te perfaqsimit te elektoratit qe nga frika e Spak po e lene pa perfaqsues Ne 30 vjet kjo fare opozite qe po vetasgjesohet eshte shquar per shkaterrime deri edhe lufte ne 97 ,vrasje burgosje, protesta te dhunshme per shkak te ketyre kokave anadollake te pangopura qe jane kunder civilizimit, kunder ShBA , kunder Europes, kunder integrimit , kunder drejtesise se re qe u ka futur daten ,qe Jane gati me thirrje mesjetare ta vrasin, hedhin ne Lane, terheqin zvarre , ta bojatisin e hedhin cizme, ta zhdukin perfundimisht per te mbreteruar vetem ata JOOOOOOOO kjo nuk eshte demokraci Shqiptare te ndershem qe skeni edhe faj per varferine qe jeni te ndergjegjshem se nuk Ju erdhi sot , por kusuret me te medha jane nga keta qe gjoja ju dhimseni distancohuni , mos I DEGJONI se I kini provuar shume here ata qe duan te djegin vendin

  15. temla says:

    ju nuk e doni as sa cereku i atyre se me qene nuk e dhate detin me nje fjale goje ju doni vetem bythen tuaj dhe gjithcka shite tme te keqinj se ju edhe pushtuesit qe nga tuqia e deri tek gjermania naziste nuk kane qene as nje here

  16. Qorri me nishona says:

    O bajge e Saliut, ç’ju desh politika nje derdimeni si ty, ishe me mire kur sherbeje kafete tek bar Flutura

  17. biks says:

    Keshtu flet ky sakati….. Te goditi nje here Zoti po nuk ke zene mend prandaj kujdes se do te goditi atje ku te dhemb me shume…… Plere hajdut ske si te jeshe tjeter se je nga ata beksat qe dolet me arme per mbrojtjen e Enverit…..

  18. Perparim tarko says:

    Ore z Nishani me kete analize qe bene eshte nivel shume i dobet i llogikes tende por juve as nuk doni tia dini per kombin por karriget tuaja mor Plera mor maskarenje mor Qener

  19. lana says:

    Jo ore jo ju doni me shume se asgje tjeter parane dhe pushtetin pa Shqiperise flake te digjet vetem juve te shpetoni nga zullumet.

  20. Doktori says:

    O Nishan je katran i zi,njeri pa pike integriteti,pa pike personaliteti,njeri i perdorur nga Sala. Je presidenti me i ndyre qe ka pasur shqiperia,tani po konkuron me Meten si presidentet me te urryer.

  21. Refugjati says:

    Çudi me karrigehumburit pd-lsi etj,vetem keta e dashkan Shqiperine(edhe kur e vrasin,shkaterrojne dhe grabisin).Me ç’te drejte Nishani flet edhe per shumicen e shqiptareve qe pd-ne e kane çuar ne opozite.Ku e sheh Nishani levizjen mbare popullore qe po pret ta drejtoje ushtar Nishani dhe komandant Berisha.Turp për këtë palo njeri që ka qene edhe president dhe tani broçkullet sikur ka mbi kurriz për të zgjidhur hallet e shqiptareve,kur për hallet e saj kjo opozite kerkon perseri te djege Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje