Një mbrëmje e thatë ishte kjo e sotmja në takimet e rradhës të kompeticionit të “Uefa Champions League” duke mos sjellë emocionet e golit në dy takimet e luajtura mbrëmjen e sotme.
Super sfida e zhvilluar në “Anfield Road” mes Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Një 90 minutësh që dhuroi mjaft emocione ku ekipi që e dominoi më shumë sfidën ishin të besuarit e trajnerit Jurgen Kloop, të cilët krijuan një volum të madhe loje por nuk u treguan dot të saktë në momentin e finalizimit.
Ndërkohë, Bajerni ishte më shumë i fokusuar tek adiministrimi i rezultatin për të mos pësuar gol dhe skema për të goditur ishin kundërsulmet por që nuk rezultuan efikase.
Në këtë mënyrë çështja e kualifikimit do të vendoset në takimin e kthimit që do të luhet në “Allianz Arena”.
Pa gola u mbyll edhe ndeshja tjetër mes Lionit dhe Barcelonës që përfundoi me të njëjtin rezultat 0-0.
Blaugranët dhe vendasit krijuan rastet e tyre për gol, por gabuan në çastet e finalizimit.
Barcelona gjithsesi mbetet më e avantazhuar për tu kualifikuar për në raundin tjetër duke qenë se ndeshja e kthimit do të luhet në “Camp Nou”. (TemA)