Dash Shehi: Berisha vrau njerëz më 21 janar, ndërsa të shtunën duhej pak dhunë se ndryshe nuk shkruanin mediat e huaja

20 Shkurt 2019, 12:07Politika TEMA

Protestën e të shtunës, Dashamir Shehi e cilësoi paqësore, pavarësisht se pati edhe skena dhune.

“Më 21 janar është gabim i madh që u qëllua.

Ishte një gabim i madh i policisë, gardës.

Policia veproi absolutisht më mirë dhe duhet të vepronte, sepse përndryshe i bie që kemi mbetur në vend.

Madje filloi me lule dhe si gjithë demonstrimet masive pati edhe dhunë”, tha Shehi, në studion e “I Ftuari” në A2.

“Madje nga kjo pikëpamje them se mund të ketë qenë edhe pak e vlefshme, sepse protesta u komentua nga mediat ndërkombëtare, dhe po të mos kishte qenë ato tymnaja, nuk do të ishin marrë me ne seriozisht.

Bota interpreton numrat. Një protestë ka vetëm një mesazh të madh thelbësor, numri”, tha ai.

Shehi e quajti të rrezikshëm vendimin e kryeministrit Rama për të zhvilluar, siç e cilësoi ai, një anti-miting në Vlorë, pikërisht në ditën që opozita kishte paralajmëruar protestë para godinës së zyrës së tij.

“E patë shfaqjen e shëmtuar që u bë në Vlorë? Njëlloj si Maduro. Donte të sfidonte protestën e opozitës.

Zgjodhi Vlorën, ku ka nisur ’97-ta, dhe një bastion i të majtës.

Por kjo i hap një spirale të dëmshme Shqipërisë. Rama nuk e vret mendjen se çfarë efekti bën kjo”, tha Shehi.

10 komente në “Dash Shehi: Berisha vrau njerëz më 21 janar, ndërsa të shtunën duhej pak dhunë se ndryshe nuk shkruanin mediat e huaja”

  1. Berti says:

    Ne 21 janar nuk vrau garda por Berisha e Basha , prandaj o Dash llumi mos bej rolin e budallait.
    Jeni nje grup politikanesh krimineli qe po beni gjithçka qe te kete perplasje vellavrasese por dije mire Dashamir Shehi qe populli ka marre mesim nga 97 dhe poqese se situaten do ta çoni jasht kontrollit te paret do ta pesojne shkaktaret familjarisht !

  2. Po mor pis pijanec po. E pranon qe monstra Dr. Rrumpalla vrau ne 21 janar dhe je krenar te besh koalicion me ate.
    Fare islamistesh. Turpe te Keni.
    Edi Rama po mundohet me u “paqesu” e njerez me kulture dhe larg dhunes por juve jeni ujeqer qe meritoni te jetoni vetem ne Pyllin e Shleqere Berishes.
    Provojeni neser para parlamentit dhe do e shifni si do hidheni ne plehera nga populli tere.
    Drejtesi qe po vjen eshte du ju luajtur nga trute dhe jeni çmendur fare.

  3. Black Eagle says:

    97-ta nisi me burgosjen e opozites me rrahjet dhe vjedhjet e zgjedhjeve te 1996 , ne Vlore ju thyen dhembet nje diktatori postkomunist qe fshihej pas fasades emrin PD , diktatori junior 45 jec asokohe i prodhuar kok e kemb nga laboratoret famkeqe te komunizmit brutal 1960-1990 ,armatosi mercenar,urdheroj bombardime,urdheroj sulm kimik dhe deshtoj sepse gjeneralet e forcave te armatosira ishin shqipetar mbi te gjitha patriot, nuk deshtoj kur u dha popullit armet dhe i vuri flaken gjith Shqiperise. Nuk pandehu serbi se shqiptaret armet inteligjent do e shfrutezonin per te liruar Kosoven dhe per te krijuar kushtetuten demoktratike kunder cdo lloj diktatori si ai qe mund te rrezikonte te ardhmet europiane te Shqiperise, Dash Shehi kthe nanje gote se Vlora eshte Shqiperia!

  4. cuni i lagjes says:

    O Dash, pse ke njel bisht i Sale kafshes, e ke harru ca te ka bo Sala ty ene shokve te tu, Paske qene karrikethym mer tu bofte laksativ ajo rakia.

  5. Dash plenci says:

    Kjo ka efektin e plencit me raki

  6. qazim says:

    Eshte e tmrrshme se si keta pianece e medioker vazhdojne te qendrojne ne politike prej 30 vjetesh.Vetem nje vend si i yni me nje opozite si ketu tek ne mund ti mbaje me oksigjen keta dallkauke.

  7. Alti says:

    Ddhe?? Kur shkruajne mediat e huaja per keq,nderohet Shqiperia??

    Pffff, pijanec-debil !

  8. Fatosi says:

    Moer Dallkauk ,injorant qe bene rolin e budallait ( ose mund te jeshe budalla si Tirons qe je ,dhe ke edhe nje carac ne oborin e shtepis ,dhe Halen ne fundine kopshtit,dhe nallanet tek dera e shtepise)
    Si nuk thua dicka te menchur qe te te zeje vend,por thua budallalleqe dhe muhabete Rakie
    Kush kane qene ata qe te zgjodhen ty???????????

  9. Loni says:

    Demi me i madh I Edi Rames eshte shpartallimi I administrates….te tjerat nuk jane as me shume e as merak se cbene paraardhesit…

  10. tironci says:

    Ik o Dash a futi noi dopio e noi pjate plonca anej ka tymi se per pune t’jera nuk je tina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje