Marrëdhëniet e diktatorëve të mëdhenj me femrat kanë qenë gjithmonë një temë që i ka bërë kureshtarë ata që kanë jetuar në të njëjtën kohë me ta, por edhe brezat e mëvonshëm.
Biografitë e shkruara për ta i kanë lënë një vend të veçantë këtij aspekti të jetës së tyre.
Shkrimi më poshtë, i botuar dy vite më parë në “Spectator”, analizon marrëdhënien e diktatorit fashist italian, Benito Musolini, me të dashurën e tij, Klara Petaçi (Claretta Petacci), përmes ditarit të kësaj të fundit dhe biografive të shkruara për Duçen.
Nga Ian Thompson
Si fëmijë në Italinë fashiste, Klara Petaçi (e njohur si Klareta) ishte e natyrshme ta adhuronte Benito Musolinin dhe kultin e tij. Për herë të parë, ajo e përshëndeti Duçen në shkollë (Musolini e shmangte shtrëngimin e duarve, pasi e konsideronte johigjienik) dhe këndoi për të me korin himnin fashist “Rinia”. Babai i saj, mjeku personal i Papës, ishte fashist i bindur dhe e adhuronte Musolinin gjithashtu. Por Klareta do të duhej të priste derisa ta takonte sërish “Cezarin hyjnor”.
Një ditë prilli në vitin 1932, ndërsa udhëtonte nga Roma drejt resortit bregdetar në Ostia, Klaretës i ra në sy idhulli i saj, ndërsa drejtonte makinën e tij, një “Alfa Romeo”.
“Ndiqe atë!”, urdhëroi shoferin e saj. Në një moment, makinat u rreshtuan paralel dhe Musolini hapi krahun për t’u përballur me ndjekësen e tij. Petaçi ishte në atë kohë vetëm 20 vjeç; ai vetë ishte 49 vjeç. Por nëse e gjykon historinë nga ditarët e saj – të botuar për herë të parë në Itali në vitin 2009, si “Sekretet e Musolinit” – takimi ishte dashuri me shikim të parë. Me kalimin e javëve, vajza e mjekut filloi ta “gjuante” Duçen hapur, fillimisht duke i dërguar letra të parfumosura e më pas duke e marrë në telefon. Jo shumë kohë më pas do të vinte “seksi i egër dhe i zjarrtë” (sipas ditarit) në zyrat e Musolinit në Romë.
Musolini e lavdëronte veten dhe mburrej për aftësitë seksuale (“Kam trupin më të bukur në Itali”, thoshte shpesh), gjë që funksionoi si afrodiziak te Klareta. Richard Bosworth, një studiues në Kolegjin Jezuit, e përshkruan rastin ‘Ben dhe Clara’ me një biografi absorbuese, si “Klareta, një element shtesë në historitë e tij të mëparshme në Romë dhe Italinë fashiste”. Për fatin e keq të vajzës së edukuar si katolike, ajo vetë ishte e fejuar me dikë tjetër, ndërsa Musolini ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë. Duçja me uniformë ushtarake me siguri do të dukej pa lidhje me dhomën e saj të gjumit me mobilje dhe telefon rozë. Ai kishte patur marrëdhënie (ose aventura të një nate) me qindra gra deri në atë kohë, ndoshta 400 të tilla, sipas gazetarit italian, Roberto Olla, i cili ka botuar në vitin 2012 librin “Duçja, një biografi seksuale”.
Sa i përket intensitetit të marrëdhënies së tyre fizike, krahasim me çiftin tjetër diktatorial Hitler-Eva Braun, as që mund të bëhet. Në mjediset kur rrinte Musolini kishte plot jastëkë në trajtë dyshekësh, që dihej se çfarë funksioni kishin. Por nga fundi i diktaturës së tij 23-vjeçare, potenca seksuale e Duçes në mënyrë të pashmangshme do të reduktohej dhe ai do të bëhej i varur nga “Hormovina”, një stimulues seksual i prodhuar në Gjermani.
Përdorimi i këtij nxitësi të ngjashëm me Viagrën e sotme, në një farë mënyre ishte edhe një akt politik, pasi i shërbeu ruajtjes së mitit të Duçes, si njeriu që nuk e ul kurrë flamurin. Sipas një prej biografëve britanikë që kanë shkruar për të, ai përdorte komente të stilit Trump për të përshkruar aktet erotike.
Deri kohët e fundit, seksualiteti i Musolinit është lënë mënjanë nga historianët, që e kanë konsideruar të padenjë për studim. Megjithatë, ai ishte thelbësor për kultin viril të fashizmit dhe imazhin që Duçe kishte krijuar për veten si njeri me pushtet dhe fizikisht i zoti. Ai rrezatonte një “pushtet si Perëndi” dhe “magnetizëm si dem”, thuhet në ditarin e Klaretës. Ditaret e saj, të cituara gjerësisht në këtë shkrim, janë një “regjistrim” i çdo lëvizjeje të diktatorit dhe të gjitha fjalëve që ai i ka thënë.
Klareta i ka shkruar Musolinit më 7 prill 1926, kur vajza me probleme e një deputeti konservator, Violet Gibson, e qëlloi Duçen në distancë të afërt në Romë. (Musolini i shpëtoi plumbit për një fije) “O, Duçe, pse nuk isha me ty?”, shkruante me zemërim nxënësja 14-vjeçare. “Mund ta kisha mbytur atë vrasëse”. Me atë akt, Violet Gibson për pak do të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë evropiane. Por fatkeqësisht, ajo e mbylli jetën në vitin 1956, në një azil për personat me probleme mendore, në Northampton. Klareta nuk i harroi kurrë të shtënat që për pak i morën jetën të adhuruarit të saj dhe u betua se do ta mbronte.
“Në fund të fundit, dashuria e Klaretës për Beniton ishte më pak romantike sesa patetike”, përfundon Bosworth. Në prill të vitit 1945, me humbjen e Duçes, Klareta u ekzekutua nga antifashistët dhe trupi i saj u vendos në krah të atij të diktatorit në Milano, jo shumë larg nga vendi ku 26 vjet më parë ishte themeluar Partia Fashiste. Thuhet se atë ditë, një kalimtar tha kur pa trupat: “Një gjë mund ta thuash me siguri për Petaçin: këmbët i ka pasur të bukura”./TemA TV/
Po Like Floriri c’thote per kete teme si pjesedent qe e kemi qe na do e na mbron e na ruan interesat e popullit e na vjedh ndonjehere kur si dalin paret eqe jane gjaku yne