Nga Ben Andoni
“Nuk keni parë asgjë akoma” është një shprehje që e kemi dëgjuar shumë ditët e fundit nga politikanët shqiptarë. E ka përdorur në parlament kryeministri Edi Rama, ndërsa e kanë përcjellë me të njëjtën sintaksë mëtuesi për kryeministër Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përveç Berishës.
Zhvillimet e ditëve të fundit, po e provojnë realisht faktin se ne nuk e kemi parë akoma se çfarë mund të ndodhë. Që do të thotë: Tashmë kemi një djegie mandatesh nga komuniteti i partive të opozitës në Parlament, që nëse procesi do të shkojë deri në fund dhe nuk është një blof, atëherë shënon një risi, por edhe një cak, ku deri më sot nuk është arritur ndonjëherë.
Deklaratat e OSBE-së, Ambasadës amerikane dhe përfaqësuesve të kancelarive të huaja për braktisjen e dhunës, jo thjesht janë të padëgjueshme për veshët e opozitës, por duket sikur janë një harxhim fryme në një realitet që ata nuk e kuptojnë. Në fakt, të huajt e kuptojnë shumë mirë realitetin shqiptar, por i vetmi shqetësim i tyre mbetet angazhimi dhe harxhimi i kohës me një çështje, që ata do e zgjidhin me siguri dhe si zakonisht për pak javë.
Përfundimi do të jetë që standardet demokratike nuk do të arrihen, kurse opozita me çfarëdo që të arrijë me gjuhën e forcës dhe demaskimin e Edi Ramës do të zërë vendin e vet, por me më shumë hapa më pas dhe madje edhe më shumë e diskretituar. E provoi së fundi në vitin 2017 kur mori disa ministri dhe madje i certifikoi Zgjedhjet, madje edhe kryetari i KQZ-së erdhi nga radhët e saj, që më vonë do të zbuloheshin se ishin jo pa probleme.
Historia e marrëdhënieve të tendosura me të huajt është e zakonshme për politikanët shqiptarë. Përmendja e organit më prestigjioz amerikan mediatik si letër higjienike nga ana e Berishës dhe atakimi i ashpër që i ka bërë ai disa ambasadorëve apo kundërshtimi në vitin 1996 i FMN dhe Bankës Botërore të vlerësimit të tyre mbi piramidat, shtuar me gjuhën përdredhëse të Lulzim Bashës ndaj deklaratës së Përfaqësisë së SHBA-së tregon se Shqipëria është në një qerthull të rrezikshëm. Njësoj mund të thuhet për deklaratat me ekuivokë të Edi Ramës por edhe gjuhën e përdorur prej tij. Ndërkohë që situata e Shqipërisë ka treguar se edhe të huajt e njohin fare pak vendin, në mënyrë që të mundohen të japin këshilla.
Për habi është fakti se: Edi Rama në ditët e fundit po rimbledh kreditet që ka humbur me drejtimin e tij me shumë dobësi të vendit, por edhe me humbjen e madh të besimit në popull.
E gjithë kjo lëvizje e opozitës, që duhet përshëndetur për masivitetin, ka marrë kritika të arsyeshme për dhunën (dhe justifikimin e saj) dhe pritet që të mos e bëjë të reflektojë qeverisjen socialiste, e cila në mandatin e dytë, njësoj si paraardhëset e saj pothuaj është fashitur. Nëse për fatin e saj, kreditet nuk do ia falte Basha me ndjekësit e tij apo veprimet e ish-kryeministrit me diskursin e tij tejet agresiv, krejt të huaj për botën demokratike.
Njerëzit frikësohen jo më për rrëmujën, me të cilën jemi mësuar tashmë, por sepse kryeministri Rama po del gjithnjë e më i fortë duke e kalcifikuar pushtetin e tij. Nuk është çudi që nëse do të realizonte zgjedhjet shpejt (një skenar krejt i pranueshëm në këto momente), ai do të merrte po aq vota sa do t’i duheshin për të drejtuar sërish, për të lënë me gisht në gojë Lulzim Bashën por edhe popullin, që është realisht i zhgënjyer prej tij dhe ligjërimit prepotent të tij. Dhe, ky paradoks i bie që vërtetë njerëzit të konkludojnë: “Vërtetë, nuk kemi parë asgjë akoma”. (Javanews)
“Ramen nuk e do populli por po te behen zgjedhjet prap populli do ta votoje[!!] edhe pse nuk e do[!!!] dhe keshtu do ngelete me gisht ne goje Basha dhe popullii[!!!].
Andon ti mire kur je zgjuar dukesh sikur fle,po keto shkrimet ne gjume i ben o vlla?
Kush tha qe nuk e do populli? Ai u votua nje vit me pare.
Si mundet mor bythelepires te vendosni barazimin ndermjet deklarimeve kunder nderkombetareve te Berishes, Monikes+Likes, Lulie etj me: deklaratat me ekuivoke te rames por edhe gjuhen e perdorur prej ti.
si mundet mor bythelepires te perfaqesosh popullin e zhgenjer nga prepotenca e rames e qe eshte gati ta ndeshkoje per kriminele si ata robqiret qe kane dale ne bulevard
nuk i ka nxjerre ne bulevard prepitenca e pushtetit te rames, por inferioriteti i tyre intelektual, human e moral, qe i ben perballe rames te duken si funderina
Ekselent “andon-anal-iti “ !
Saliu i pjerdhuri dhe tre fyellet Basha ,Salianji dhe Balliu do bejne revolicion para se te gjykohen ish- funksionaret e larte ,absurde
Rames vetem ate qe nuk thuhet do ti hane!
Po ti doktolesha, cfare i ke ngrene ?
Une si doktoreshe qe jam vizitova nje dite mamin tend, dhe me beso ja kishte ngrene te gjitha, mezi ta sollem ne vete! Problemi eshte se ajo(nena jote) ka varesi nga te ngrenit shume!
.. vellai idiot i thuthuqit ne parlament…
Pse na e baltos gazeten o Mero me keta njerez qe perfitojne leke duke inkurajuar anarkine e shkaterrimin e ketij vendi.
Sali Berisha e kercenon Edi Ramen me nje plumb ne ball!
Si mund te mos e doje populli kete njeri, qe e ka votuar masivisht e per hir te vertetes, per ata qe kane sy te shohin, ka bere pune shume te bukura dhe reforma shume te rendesishme?
Po si ka mundesi qe populli te doje nje njeri qe kercenon Kryeministrin e vendit me nje plumb ballit?
Eshte e vertete qe me kete opozite Edi Rama e ka jeten te gjate dhe shume mire per ne!
O gazetar i lodhur.
Po si mundet të kalosh tangent këtë sjellje perverse politike të këtyre gangësterve me në krye kapogangësterin Sali Berisha që kanë 28 vjet që e vjedhin,vrasin e djegin këtë vend?!
O igumen, po pse nuk flet për arsyen e vërtetë të kësaj furtunë në gotë me ca të mbledhur nëpër Shqipëri,që është tingëllimi i prangave në duart e këtyre gangësterve dhe sekuestrimi i gjësë së vjedhur?!
Apo të ka bërë Rama ndonjë të dhj….ë për ndonjë kërkesë që i ke bërë dhe bjeri ti bjemë…
Te lumte goja Flutura! Ne vesh te gjyqëtareve dhe nderkombetareve! Sali Berisha eshte krimineli me i madh i shqipetareve dhe Shqiperise!
vetem 5 minuta dhe asgje me shume.
O Ben Trapi! Lexoje ate qe ke shkruar dhe do shofesh se mendja jote e ndritur ka shkruajtur dy teza te kunderta me njera tjetren. Ne nje paragraf shkruan se OSBE dhe te huajt e njofin mire realitetin shqiptar… dhe dy paragrafe me poshte shkruan te kunderten se… te huajt nuk e njofin mire shqiperine dhe ate qe po ndodh sot ne Tirane. Si perfundim cfrae mendimi ke per te “huajt” qe jane bole (si puna jote) apo dine gjithcka ne maje te gishtave por me qe kane perpara nje popul si ky i YNI shpesh luajne rolin e ‘budallait”
Beni! Ti mendon se po arriti situata ne ate pike, sa te shkojme drejt zgjedhjeve, populli do ta ndaje shapin nga sheqeri ? Ti vertet mendon dhe beson se qoftlargu, qe mendon po ashtu si ty, se nuk gezon besimin e popullit, do te kerkoje te hyje ne zgjedhje per te pritur verdiktin e tij? Per nje gje te jesh i sigurte, se ne kete situate, vajtja ne kutine e votimit do te jete nje formalitet, do te jete nje nje fars, do te jete nje bis 96.
Thote mire nje komentues siper – gazetar i lodhur… fundja do marr edhe ky rroge, te ushqehet!
Nuk eshte e vertete se Populli ka humbur besimin te Edi Rama,perkundrazi,me pune e mire qe po bene,dhe levizjet radikale qe po bene opozita,Besimi po rritet dhe populli do t’a votoje me shume Edi Ramen.Ky shkrim per mua shumzohet me xero.
O zoti Beni me paragrafine fundit je krejt kontradiktor, sepse populli edhe e voton por perseri ngelet me gisht ne goje. Hajde kuptoje kete llogjike se cfar do te thuash.