Gjici akuzon Bashkinë e Kukësit: I shokuar që po bllokohet ndërtimi i stadiumit!

22 Shkurt 2019, 17:13Sport TEMA

Pak ditë më parë, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ishte i bindur se punimet e stadiumit do të nisnin shumë shpejt dhe se me shumë gjasa, klubi verilindor të luante në qytetin e tij ndeshjet e Europës, por megjithatë gjërat duket se kanë ndryshuar sërish.

Përveç matjeve të bëra, punimet ende nuk kanë nisur dhe për këtë, Gjici vazhdon të akuzojë bashkinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, numri një i Kukësit shprehet se ndihet i shokuar nga fakti që Bashkia po pengon ndërtimin e stadiumit të ri. Kujtojmë që këtë sezoni, ndeshjet në shtëpi, Kukësi i ka luajtur sa në Elbasan, Shkodër e në Kamëz.

“Përherë kam qenë dhe vijoj të jem i mendimit, se veprat mbeten, jo fjalët!

Ndaj, prej ditësh mbetem i shokuar nga fakti, sesi 3 nga investimet më prioritare për Kukësin, si rikonstruksioni i godinës së Spitalit rajonal, funksionalizimi i Aeroportit apo edhe ndërtimi i Stadiumit, po mundohet që të pengohen nga e pushteti lokal.

Në papërgjegjshmëri të plotë, në shkelje të ligjit dhe kundër interesit të banorëve të Kukësit, kjo bashki, që vetëm ka fjetur gjumë në 4 vite, po faktohet, se mendon e punon për interesa tërësisht të kundërta me interesin e Kukësit dhe kuksianëve.

Askush dhe asnjë nuk mundet që të pengojë Kukësin, që të ketë zhvillim ekonomik e social.

Institucionet shtetërore do të kenë reagim konkret për këtë situatë, duke vënë përpara përgjegjësisë çdo kënd që vepron në mënyrë të paligjshme dhe kundër Kukësit”, shkruan presidenti i Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje