SHBA “ndëshkon” sërish Kosovën, pas "kokëfortësisë" së Ramush Haradinajt

22 Shkurt 2019, 17:52Rajoni TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka konfirmuar se janë anuluar ftesat për 14 pjesëmarrës nga Kosova në 8 programe të Qendrës Europiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”.

“Ambasada e SHBA-ve mund të konfirmojë se ftesat për 14 pjesëmarrësit nga Kosova në 8 programe që fillojnë në mars dhe zgjasin deri në shtator janë anuluar”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për “Radion Europa e Lirë”.

Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” adreson sfidat e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale.

“Këto sfida do të përfshihen në këto seminare/programe”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës. Kjo masë pason anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Ioëas, Timothy Orr, në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën ndaj mallrave serbe dhe ato boshnjake. Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kundërshton heqjen e taksës. Ai deklaroi sërish të premten se ajo nuk do të hiqet, derisa Serbia të njohë Kosovën.

Taksa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi delegacioni serb ka anuluar pjesëmarrjen në këto bisedime për sa kohë tarifa të jetë në fuqi.

4 komente në “SHBA “ndëshkon” sërish Kosovën, pas “kokëfortësisë” së Ramush Haradinajt”

  1. Spartak says:

    Keq për pras .
    Mos e luaj Ramush taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës , biles vendosja edhe 5 shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet , biles veni taksë edhe Mogherinit ( mos e lejo kurrë te vijë në Kosovë ) , sepse nuk e njeh ajo e para si shtet Kosovën , por don me përdor Thaçin me i ushqy dhe plotësu interesat e kërkesat e Serbisë .

  2. Melesini says:

    Ja nje BURRE i vertete shteti!

  3. rexha 10 says:

    ZOTI E KRIJOI GRUAN E BUKUR ,QE TA PELQEJE BURRI .PORE E BERI EDHE BUDALLAQE QE TE PELQEJE BURRIN QE KA ZGJEDHUR.

  4. timo says:

    Burrë shteti është ai që” pjek mishin por hellin nuk e djeg”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje