Opinioni në Kosovë është i ndarë në lidhje me opsionin e bashkimit me Shqipërinë. Në rast të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe njohjes de jure dhe de facto nga kjo e fundit, shqiptarët e Kosovës e mbështesin idenë e bashkimit me Shqipërinë në masën 43%.
Ky është një prej rezultateve të një sondazhi të kryer nga Instituti Kërkimor për Zhvillimin dhe Çështjet Europiane (Research Institute of Development and European Affairs). Në funksion të sondazhit “Zëri i popullit rreth finales së madhe” janë pyetur 1110 qytetarë të Kosovës (90% shqiptarë, 9% serbë dhe 1% nga grupet e tjera etnike).
Në bazë të gjetjeve të sondazhit, opinioni është i ndarë sa i përket bashkimit me Shqipërinë: në përgjithësi, 43% përkrahin idenë se Kosova duhet të kërkojë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes de facto dhe de jure nga Serbia dhe 50% e refuzon këtë ide. Megjithatë, 49% në mesin e shqiptarëve dhe 76% e serbëve nuk pajtohen me opsionin që Kosova duhet të kërkojë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes de facto dhe de jure nga Serbia.
Panorama ndryshon kur ata pyeten në lidhje me vazhdimin e dialogut mes dy vendeve. Si shqiptarët, edhe serbët pajtohen që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijojë. 62% e të gjithë të anketuarve nuk pajtohen me ndërprerjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dhe nëse e sheh sipas kombësisë, serbët e mbështesin dialogun në një përqindje më të vogël. 63% në mesin e shqiptarëve dhe 54% në mesin e serbëve ‘nuk pajtohen’ ose ‘disi nuk pajtohen’ me ndërprerjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, ka një ndarje të thellë mes shqiptarëve dhe serbëve kur ata pyeten për çështje të nxehta që lidhen me fazën përfundimtare të dialogut.
Sipas sondazhit:
Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës – pro janë 96% e shqiptarëve dhe 5% e serbëve të pyetur
Trepça duhet të mbetet pjesë e Kosovës – pro janë 99% e shqiptarëve dhe 9% e serbëve të pyetur
Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës – pro janë 69% e shqiptarëve dhe 0% e serbëve të pyetur
Lugina e Preshevës duhet të mbetet pjesë e Serbisë – pro janë 13% e shqiptarëve dhe 84% e serbëve të pyetur
Veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe Leposaviçit) nuk duhet t’i bashkohen Serbisë – pro janë 91% e shqiptarëve dhe 10% e serbëve të pyetur
Si shqiptar i Kosoves do te thosha se mbi 90% e kosovareve jane per bashkim kombetar, por nuk jane te gatshem ta paguajne cmimin e bashkimit, e qe, per momentin, eshte shkeputja e pjeses veriore te Kosoves. Megjithate, jam i bindur se pjesa veriore e Kosoves do te shkeputet nje dite pa vullnetin tone, pasi bashkesia nderkombetare e sheh kete si rrugen per nderprerjen e armiqesive ndermjet shqiptareve dhe serbeve. Ky realitet do te na detyroje te mendojme me thelle per bashkimin dhe modalitetet e tij.
Driton ti nuk je shqiptar i kosoves.
E ku e di ti a jam une i Kosoves apo jo? Si duhet ta deshmoj? E kupton cfare eshte “pleskavica”?
Dhe kjo shifra 43% me duket shum e larte. Nuk eshte se po na frymezojn per najsen. Ne kuvend perplasen, shahen.Plantazhe plot me droge, vrasje, policie plaqkitese (edhe pse ka ndryshuar pak per te mire)!Perdhunime, shantazhe. Cka ka ktu frymezuese per nje bashkim. KS normal qe i ka problemet e veta. Sidomos me serbine dhe aty jan perpalse dhe kan hudh gaze lotesjelles ama ne kuvendin e tiranes shahen si kalama, djegun mandatin per ta mar pushtetin ne tavoline. Ata nuk djegun vetem mandatin por djegun edhe krejt shqiperine per leket qe i kan vjedh. Kshu eshte realiteti zonja dhe zoterinje, motra dhe vllezer. U ban 30 vjet qe dulen nga komunizmi dhe akoma jan vendi me i korruptuar dhe me i pazhvilluar ne evrope. Eshte tragjike dhe e pikellushme ama gjerat po shifen. Ndersa ju te dashur shqipetar, falja voten prape! Pune te mbare u uroj dhe shum fat!
…Se harrova me ceke, ne kuvendin e KS kan hudhe gaz sepse cenohej toka e kosoves….
Shkoni n burg.
Bëni referendum.
A duhen liru t burgosmit apo duhet mbajt n burg.
100 % e burgazhinjve votojn pro liris.
Madje edhe nga personeli burgit do ket ro liris.
Ka mundsi 100% t jen pro.
Kjo esht demokracija.
Shkoni ke ata qe pijn drog
100 % votojn per drog t lir.
Po kshtu bythwrimat.
100 % jan per lirin e bythes.ha hajdar sa t doj bytha!
Edhe kurvat kshtu do votojn.
The manall dit e nat.pa limit.
Votimi i kurvave.
Demokracija…
43% per bashkim me Shqiperine dhe 99% per bashkim me Turqine. Kjo eshte Kosova qe do heqen e vizave me Europen! Rrace muti.
Prandaj jan vetem 43% per bashkim. Ti je nje nga arsyet qe jan aq pak per bashkim. Dhe matematiken mesoje pak me mire po si ta mesosh kur ske tru se je prodhim incesti. tipat si ty jan shkaktar qe duan aq pak bashkim. Lexoje komentin pak me siper
Nuk e di cfare exemplari eshte perdorur dhe nese eshte “frizuar” ky sondazh, por opinioni im eshte se mbi 90% te shqiptareve te Kosoves jane per bashkim.Ketyre u bashkangjitem edhe une. Nuk do permend argumentet e shumta per kete mendim timin, do e vecoj vetem nje: Duke qene badhke do te jemi me te forte, jo per te sulmuar nje tjeter, por nje tjeter do te mendohet pak me shume per te na sulmuar. Shendet!
Gjatë viteve 90 dhe fillim viteve 2000 dashuria për Shqipëri ka qen mbi 90%.
Me kalimin viteve të fundit kjo përqindje nuk besoj që është mbi 40% srsyet janë prekëse çdo shqiptar i Kosoves ka një prevoj të hidhur në Shqipëri duke na vjedhur duke na kërcënuar qoft në rrug qoft në lokale qoft në plazhe.
Arroganca përbuzja janë shkaqet.
Unë 100% për bashkim kombëtar.
As se rruan kush per propaganden tuaj
Albin kurti per bashkimin tha
“Skemi pse te jemi me te mencur se gjermanet sa i perket bashkimit”
Kur te vij dita do e shikoni nje flamur nje ushtri
Une nuk e dua bashkimin me Kosoven. Jane anarkiste te lindur dhe te shitshem per 5 leke, te pabese, i kane vene zjarrin tokes meme sa here ia kane kerkuar, pa ndrojtje kerkojne “pranvere shqiptare”. Maskarallek qe vetem ata mund ta bejne. Sa here Saliu ka patur qejf per te vene zjarr, te paret ne liste kane qene keta “vllazen” kosovare; tamam si i ka percaktuar NOLI i madh. Me serbin ndihen me mire se me ne; prandaj o me ata ose te rrijne aty ku jane; dhe per tek ne te marrin vize. Me vjen keq qe shprehem keshtu, por kjo eshte e vertete, e ka treguar historia.
Cila histori more Shaqo? kosoves ci kane pare syte per nje shekull nga barbaret sebe, ne nuk e njohim. Ne te shqiperise duhet te jemi te kujdeseshem kur te flasim per kosoven, sepse kur ishte per te qene nje komb i gjithe dhe te pergjigjej si i tille, ne nuk kemi qene kurre, dhe kjo eshte rezultat pse shqiptaret jane cope cope sot. Me fjale jemi me trimat e botes, por me vepra nuk jemi kerkund.Po, ke mi hapur shtepite, por po te mos kishim bere as edhe kete, duhet te futeshim ne dhe. E vertet eshte edhe fakti qe agjenti serb ne krye te shqiptareve, e rrenoi vendin ne lufte civile, ne momentin qe kosova kishte me shume nevoje.Sa here ka provokuar ndjenjen e shqiptariT serbi ne njeqind vjet me radhe, duke dhunuar sistematikish shqiptaret e kosoves, asnjehere ne realitet nuk i kemi kercenuar se dote nderhyjme, pervec dislokonim trupash ne veri sa per te treguar forcen e leshit. Sot ne te shqiperise nuk duhet te diskutojme fare c’fare duan shqiptaret e Kosoves, por ta marrim ashtu si atyre tu behet me mire, dhe ti respektojme, sepse jemi ter jeten ne borxh me ata, edhe pse per shume arsye,faktet nuk ndryshojne realitetin historik.
Shih ti minoritarin shqipfoles ()qofsh grek, serb ose maqedonas). Kosovaret i paskan vene zjarrin tokes meme? Me fal, por ne 1997 Shqiperi e dogjen vlonjatet, fieraket, elbasanlnjte, lezhjanet, e shume te tjere, por jo kosovaret. Pa na trego ti kur e dogjen kosovaret Shqiperine?
Kosova si shtet me vete nuk mund te mbijetoje.Dy jane mundesite ne zyrat e kancelarive nderkombetare.Rikthimi nen Serbi ose bashkimi me Shqiperine.Te dyja shtetet punojne per terheqjen e Kosoves ne anen e vet.Serbia punon ne planin diplomatik por gjithashtu ka aktivizuar dhe agjenturen e saj ne Shqiperi per te shkaktuar trazira ne vend dhe per te dobesuar poziten e Shqiperise.Duhet ndregjegjesim i te gjithe kombit shqiptare qe ky plan djallezor ndaj te ardhmes se Kosoves dhe Shqiperise te deshtoje.
E besoj jane 43% , fakt se keto jane pjesa qe nuk kane vizituar Shqiperine e Dakos qe nuk don kosovare…
Falnini këta të Shqipërisë o vëllezër shqiptare të Kosovës se nuk dine seç bëjnë.
Kur injoranca, gomarlleku dhe mungesa e vetëvlerësimit arrin në këtë shkallë që ka arritur në Shqipëri edhe shëndet tju thuash plac ju duket, ndaj mos e merrni personale se nuk e kanë më ju por me veten. Tani ka dhe mercenare shqipfolës që paguhen për të na futur përçarje dhe që ju digjen sytë te na shikojnë që të ecim para dhe të kemi dashuri mes vete. E keqa është se janë bere vegël e tyre edhe këto portalet që ju japin hapësirë. Por unë shpresoj që mbasi të vijë Albini në pushtet aty të ju, dhe ta fuqizojë Kosovën ti vije radha edhe Shqipërisë, dhe do vije dita qe do bashkohet Shqipëria të Kosova dhe jo e kundërta. Sa kokë e madhe paska pas qenë ai Xhaxhi i madhërishëm, paskësh ditur se me ke kish të bënte ai dhe koha po e tregon se paskësh të drejtë.
I ndrifte shpirti atije ku ka rene
Per mua as qe duhet te diskutohet bashkimi kombetar. Ne jemi nje komb, nje gjuhe, nje flamur. Nuk dua ta besoj se vetem 43 perqind e kosovareve mbeshtesin bashkimin kombetar. E keqja eshte se jane qeverite dhe politikat ne Tirane dhe Prishtine qe punojne kunder bashkimit kombetar.