Hebaj heroi i Partizanit: Shpresoj t’i shënoj edhe Tiranës

23 Shkurt 2019, 20:11Sport TEMA

Rubin Hebaj u bë sërish protagonist te Partizani, pasi erdhi nga stoli dhe shënoi dy herë në portën e Flamurtarit, duke u dhënë “të kuqve” një tjetër 3-pikësh me vlerë.

Në përfundim të sfidës, sulmuesi shkodran u ndal në mikrofonin e emisionit “Gol pas Goli” në Supersport, për të folur mbi momentin që po kalon dhe derbin e të premtes.

Shënuat një tjetër dygolësh sot. I ke dhënë Partizanit  6 pikë nga stoli, si ndihesh?
Jam i kënaqur që shënova 2 golat dhe i dhashë fitoren ekipit. Shpresoj të bëj sa më shumë gola dhe të paraqitem sa më mirë.

Do të preferoje që në derbi të vije sërish nga stoli dhe t’i shënoje Tiranës?
Do të preferoja të shënoja. Shpresoj të kem sa më shumë minuta dhe të jap më të mirën në fushë.

Kush ishte asisti më i mirë, i Koliçit apo i Asanit?
Më i bukur ishte asisti i Asanit. Zakonisht nuk kroson me të djathtët, por sot e dha dhe unë isha aty, ndaj jam i kënaqur që shënova.

A mendon se ky derbi mund të jetë më i vështirë?
Çdo derbi është i vështirë. Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të bëjmë më të mirën tonë.

A të ngacmon ndonjë futbollist shkodran?
Ngacmimet janë gjatë gjithë vitit, pasi ne jemi shokë dhe dalim me njëri-tjetrin. Le të fitojë më i miri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje