Luftëtari ka arritur të marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë Teutës duke e mundur me rezultatin e ngushtë 1-0.
Ka mjaftuar një gol i shënuar në pjesën e parë nga Rapo pas një rrëmuje në zonë, për t’i dhënë bluzinjve një trepikësh të artë në luftën për mbijetesë, fitore kjo që i largon goxha nga zona e ftohtë.
Me kalimin e minutave, të besuarit e Ahamtajt kanë kërkuar të administrojnë duke u kënaqur me rezultatin, ndërsa nga ana tjetër ‘djemtë e detit’ kanë provuar të gjejnë golin e barazimit dhe mundësinë më të mirë e kanë pasur.
Pak minuta para fundit, ka qenë Progni ai i cili ka humbur një penallti të cilën e priti portieri Shkëlzen Ruçi.