Lionel Messi ka mrekulluar të gjithë të pranishmit në Ramon Sanchez Pizjuan teksa tripleta e tij i ka dhënë fitoren 4-2 Barcelona-s ndaj Sevilla-s.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje ndaj Sevilla-s, viktima e tij e preferuar.
Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me Navas, por magjia e Messi-t barazoi rezultatin në pjesën e parë.
Gjithsesi Mecado kalon sërish vendasit në avantazh dhe Messi ka barazuar rezultatin në minutën e 67’.
Pesë minuta përpara se të përfundonte koha e rregullt, ai ka kompletuar tripletën e tij duke i dhënë një fitore të rëndësishme katalanasve.
Në fund të takimit ishte Luis Saurez që vulosi fitoren me golin e tij. Me këtë triumf, Barça shkon në kuotën e 57 pikëve, 10 më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë.