Nga Ylli Pata
Ka bërë mjaft bujë intervista e Lulzim Bashës në televizionin rus Russia Today(RT).
Jo thjesht në faktin se ishte një intervistë në një television që është pronë e qeverisë ruse dhe kryesisht bën propagandën e Moskës , edhe pse më fine se filiali i tij bulevardesk Sputnik.
Po ta shohësh me kujdes shovv-un rus të Lulzim Bashës, ajo nuk ishte një intervistë klasike, ku nevvsroom-I anonçon dhe shpërndan një bashkëbisedim të të dërguarit të tij në Tiranë me kreun e opozitës shqiptare.
Materiali i transmetuar nga televizioni rus është një strategji komunikimi tipike propagandë, në formë dhe përmbajtje.
Nuk është Lulzim Basha që flet në intervistë, ai nuk është personazhi kryesor, gjithçka drejtohet nga drejtuesi i emisionit nga Moska, Igor Zhdanov.
Ai flet për Shqipërinë sikur të dinte gjithçka dhe çfarë thotë: raporton pak dhe deklamon nga fillimi e në fund.
Zhdanov thotë se Shqipëria është një vend i kapur nga krimi, qeveria është mike me baronë të krimit dhe Shqipëria është vendi numër 1 i trafikut të drogës në botë, duke thënë gjithashtu tezën se Shqipëria është Kolumbia e Europës.
Pra ajo që ylli i televizionit të Kremlinit deklamon nuk është as më pak e as më shumë por propaganda që PD-ja ka bërë e bën, pa u future në filtër professional.
Nuk citon asnjë burim serioz mbi akuzat që nxjerr, madje nuk merr as palën që akuzon për të qenë sadopak korrekte në raportim.
Më pas në mënyrë ironike, gazetari i Kremlinit tallet me deklaratat e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Bashkimit Europian, duke i vendosur si një nëntekst të gabuar.
Dhe ironia tjetër është se ndërsa në titull ka frazën “Shqipëria në flakë”, poshtë si nëntitull ka ngjarjet në Venezuelë ku mbron Maduron dhe sulmon opozitën demokratike të vendit latino-amerikan dhe natyrisht amerikanët.
Në 5 minuta kronikë, një hapësirë e madhe dhe e çmuar për një television të rëndësishëm që njihet nga të gjithë si “zëri e fytyra” e Vladimir Putinit në eter, Lulzim Basha është shumë pak, as 30 sekonda gjjithsej dhe thotë vetëm 4 fraza.
Zëri tjetër që është në kronikë është një blogere me banim në Tiranë, për të cilën thuhet se është gazetare, por nuk citohet media ku ajo raporton, pasi faktikisht nuk raporton fare.
“Shqipëria është në flakë. Vendi i vogël ballkanik është i përfshirë në protesta masive, që literalisht kanë përfunduar edhe në fytyrën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Parlament, ku u qëllua me bojë nga një deputet të opozitës”.
Kjo është fjalia hapëse e speciales së Russia Television, që duket qartë se nuk përbën një raportim mbi atë çka ka ndodhur në Tiranë, por me një rientim të qartë propagandistik, të asaj që kjo media do të orientojë teleshikuesin.
“Opozita ka vendosur të shkatërrojë mandatet e saj parlamentare dhe të largohet nga sistemi. Çfarë po ndodh? Lidhjet e qeverisë me krimin nuk janë një lojë, pasi njerëzit e qeverisë punojnë ngushtë me baronët e drogës”, vijon Igor Zhdanov, i cili më pas përdor liderin e opozitës si një garniturë reale e një synimi të qartë propagandistic që gjithkush mund ta vërejë nëse shikon kronikën e Russia Television.
Po pse po komentohet aq shumë dalja e Lulzim Bashës në RT dhe a është rastësi lidhja apo loja ruse e kreut të opozitës?
Kjo linjë nuk është as rastësi dhe as e vjetër. Në kulmin e një rrebeshi perëndimor nga kancelaritë më prestigjoze si SHBA, BE, OSBE, Berlin, Vjenë, Londër, Romë etj, Basha zgjedh Moskën si portë për të dhënë mesazhin e tij.
E njëjta lëvizje siç bëri me çadrën në 2017-n, kur ndërkombëtarët i mbyllën derën dhe kreu i PD-së thirri në zyrë ambasadorin rus në Tiranë.
Siç u zbulua më pas, lobimi i Bashës në Uashington ka kaluar me para të ngërthyera me Rusinë, dhe mjaft lidhje të tjera.
Ish-numri dy i FBI-së, Mark Rossini, e shkroi qartë të enjten se Sali Berisha është një levë e Vladimir Putinit në Ballkan.
Deklarata e Bashës
Në tërësi, siç mund të ndiqet gjithçka është fokusuar tek Lulzim Basha i cili i tha televizionit “Russia Today”, se djegia e mandateve ka të bëjë me faktin se sipas tij parlamenti është zgjedhur jo me votat e popullit, por ato të krimit të organizuar që bashkëpunoi me qeverinë.
Parlamenti ynë nuk është produkt i votës së popullit, por siç është bërë e ditur nga përgjime të prokurorisë të publikuara nga media ndërkombëtare, është produkt i krimit të organizuar që ka bashkëpunuar me qeverinë aktuale”, nënvizoi ai.
Basha ka bërë të ditur se protestat e opozitës do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë për një zgjidhje politike.
Pavarësisht hipotezave, analizave dhe investigimeve të hedhura në media, ende nuk janë zbuluar plotësisht prapaskenat ruse që thuhet se po gatuhen në Tiranë.
as ripublikimit nga mediat shqiptare të kronikës së “Russia Today”, pjesa më e madhe e televizioneve dhe portaleve vendase e kanë fshirë menjëherë nga platformat e tyre elektronike duke ngjallur hije dyshimi për këtë veprim në unison.
Një nga njerëzit më të përfolurit mediatikisht për lidhjet e forta me Kremlinin, ka qenë lideri opozitar Basha.
Mjafton të kujtojmë investigimin e thelluar të prestigjozes amerikane “Mother Jones” e cila faktonte se si një kompani me lidhje ruse kontraktoi një ish-ndihmës të Trump për të forcuar Partinë Demokratike në Shqipërisë në DC.
Siç dihet, qëllimi i RT-së është të shpërndajë për audiencat e huaja propagandën shtetërore ruse dhe interesat që Moska Zyrtare ka në vende të caktuara.
(TemA Javore)
Therret Russet per ndihme. ….ptu fare bastardi. ..flake ka marre jot shoqe. …
LULZIM BASHA, nje njeri pa dinjitet , mund ta konsiderosh pa frike sherbetor i te huajve, qe nuk e duan te miren e vendit tone.Nuk e kuptoj po shkruaj nga mergimi.Nuk ka burra me ndjenja kombetare ne Shqiper,i qe te organizojne nje miting madheshtor apartiak dhe ti tregohet vendi ketyre palacove(Basha , Berisha, Meta e kompani) qe e kane marre peng Shqiperine . Do te zgjhohemi nga gjumi i thelle apo jo!!!?
Ajo blogerja Alice Taylor eshte pjese e lojes se infiltrimit nga aktoret ruse. Prezantohet si gazetare po nuk dihet nga ka ardhur dhe si ka ardhur. E lidhur fort me klanin filorus te Bashes.Gjoja prezantohet si miredashese e Shqiperise ne portalin e financuar me para ruse “Balkanista” por eshte thjesht nje aktore qe parate ruse e cojne ku te jete nevoja per te mbjelle dizinformacion. Tip i llojit Maria Butina.
Ky maskara ka bere kaq shume deme sa qe duhet hequr menjehere nga skena politike. Rama duhet menjehere te arrestoje kriminelet Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhe dhe ca te tjere kryemaskarenj te PD-LSI.
O tani o kurre.
Peshtyni ne fytyre ate blogeren Alice Taylor kur ta shikoni ne rruge .