Kujt i shërbeni ju zoti Basha?

21 Shkurt 2019, 20:15Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Pasi e ndoqa me kujdes “protestën popullore” të 16 shkurtit dhe të 21 shkurtit, pasi e ndoqa me kujdes fjalimin nxitës dhe tejet të varfër intelektualisht dhe politikisht për mbështetësit dhe pjesën fanatike të mbetur akoma në atë parti, pasi e ndoqa me kujdes kthimkurrizin ndaj apelit të ambasadorëve të SHBA, BE, Italisë, Gjermanisë, Britanisë Madhe, madje edhe të Japonisë për “mosdjegien e mandateve”, dhe shumë e shumë të tjera, kam të drejtën të pyes si qytetar i lirë i këtij vendi , kujt i shërbeni ju zoti Basha?

Partisë Demokratike, Sali Berishës, oborrtarëve milionerë të partisë tënde, Shqipërisë, Kosovës, popullit shqiptar, apo interesave tuaja personale ? Më rezulton se pas gjithë kësaj kohe që ju po bëni gjoja opozitën “rradikale”, po i shërbeni veçse interesave tuaja, veçse interesave të një grupimi tepër të ngushtë që ka kapur, dhe po e mban peng Partinë Demokratike, që nuk po e lë atë të ringrihet mbi inatet dhe mllefet, mbi interesat e pushtetarëve të përjetshëm dhe atyre që kurrë nuk e kanë dashur as partinë e dhjetoristëve, dhe as mirëqenien afatgjatë të shqiptarëve.

Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur keni 6 vjet, që PD e mbani peng të interesave të ngushta politike, për të mbajtur me çdo kusht karrigen e kryetarit, kur keni 6 vjet që humbisni dhe nuk bëni zgjedhje të lira në PD, që keni 6 vjet që nuk riorganizoni strukturat reale dhe statutore të PD, që keni 6 vjet që bojkotoni Parlamentin, që keni 6 vjet që nuk dëgjoni zërin kundër të shumicës brënda në PD, që keni 6 vjet që flisni në emër të “partisë dhe anëtarësisë” dhe nuk dini numrin e saktë të tyre, që pengoni zbatimin e reformës në drejtësi dhe institucioneve të pavarura.

Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur flisni “në emër të popullit” dhe kur ftoni shqiptarët, ose më mirë ndjekësit tuaj në protesta, dhe pastaj pasi i lini vetëm ata, kur deklaroni se “për pasojat e dhunës ndaj institucioneve nuk i mbaj unë përgjegjësitë, le të përgjigjet Rama”. Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur vendosni i “vetëm” në zyrën tuaj “të djegim mandatet”, dhe nuk merrni as miratimin e “bazës” së partisë të cilën asnjëherë nuk e keni pyetur për asgjë. Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur sulmoni dhe u ktheni shpinën selive të huaja diplomatike perëndimore partnere stradegjike të Shqipërisë, që prej vitesh ju këshillojnë të jeni pjesë e Parlamentit, miratimit

të ligjeve , dialogut dhe reformave aq të rëndësishme për vendin. Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur veproni sikur të jeni padroni i vetëm i Partisë Demokratike, i një force politike që ka mbetur sot pa historikun dhe muzeun e saj, pa simbolet e saj, pa kontribuesit e saj, pa lidershipin e saj, që ka mbetur e vetme dhe pa përkrahje ndërkombëtare , për kapriçot e dikujt që pasi e ka “mjelë” atë parti siç ka dashur, kërkon të lërë pas hijen e tij.

Kujt i shërben plani apo skenari juaj për ta lënë Partinë Demokratike pa asnjë përfaqësim në Parlamentin legjitim, kujt i shërben kokëfortësia juaj për ti mbyllur derën çdo këshille dhe sygjerimi që vjen nga kanceleritë e BE dhe përtej Atlantikut. Askujt nuk i shërben sjellja dhe vendosmëria juaj, për ta lënë rrugëve Partinë Demokratike, askujt nuk i shërben retorika dhe thirrjet e tua për “popullin” tek u kërkon ndjekësve të tu “të marrin në dorë fatet e tyre” në një shtet ligjor, në një vend demokratik, në një vend që pret me padurim hapjen e negociatave me BE.

Askush nuk fiton nga djegia e mandateve (në asnjë vend të lirë dhe demokratik) veç teje, dhe atyre që po plaken me xhepin plot me para pushteti, askush nuk fiton nga rruga e dhunimit të institucioneve veç atyre që nuk e duan stabilitetin dhe integrimin e vendit në BE. Ndaj për të gjitha këto, dua t’ju pyes, kujt i shërbeni ju zoti Basha ?

19 komente në “Kujt i shërbeni ju zoti Basha?”

  1. Une says:

    Basha i sherben kunatit dhe xhepit te vet!

    1. Komentuesi says:

      Sa bukur zoti Artur Ajazi! I ke thene te gjitha.Por qe te kuptohen keto te vertete dhe shume te verteta,duhet nje mendje e shendosh ne nje trup te shendos.Por Basha,nuk ka as tru e as trup,por eshte nje cope mishi me dy sy. Tru peshk.Basha ka 6 vjete qe vjell vrere kundra Edi Rames,duke e lakuar emrin e tij nga mengjezi deri ne darke,duke shpifur e trilluar gjera te paqena.Eshte e çuditshem,se te akuzosh nje kryeminister,duhet te keshe fakte madje edhe me vendime gjykate.Por Basha nuk asgje dhe asnje nga akuzat te faktuara,por fjale ne ere.Eshte çudia e dyte se keto mbroçkulla te Bashes i hane edhe disa qe per nje 100 lekshe del ne protetst dhe thote Ram Ik.Merni me mend ç’fare mut partie eshte pd.

  2. Lola says:

    I sherbet grekut dhe te tjereve….Lexoni se cfare shkruajta gazetat greke.

  3. Ilir says:

    Ajazi, nje nga zonjat me te mira te haremit te Sultanit tone,
    Lol,ka dicka komike ne keta laviret e gazetarise,po aq komike sa ne liderin e opozites,lol
    Eshte gara per t’u shitur qe i ben komike,

  4. ⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️?? says:

    Basha i shërben Berishës , që Berisha ti shërbej Bashës .
    Mbajnë njeri tjetrin , se VETINGU i kërcënon seriozisht .

  5. Kozmos says:

    BRAVOOO !! KEQARDHJA ME E MADHE NE KETE VEND ,ESHTE AJO MASE POPLLORE ,QE KISHTE DALE SOT NE ATE SHESH ,JO PER HALLET E TYRE , SEPSE HALLI I TYRE KA QENE GJIHMON ATY , POR NUK DONTE TE DINTE ASKUSHI , MJAFTON TE VIDHNIN ENERGJINE ELEKTRIKE DHE AJO PARTI I KISHTE PLOTESUAR GJITHESHKA . ATA DOLEN NE PROTESTE PER HALLIN E BERISHES ,BASHES ,MONIKES . VALLE TI KENE HARRUAR KAQ SHPEJT, AJO MASE POPULLI , GJEMAT DHE RRUMPALLEN, NE CDO SEKTOR TE ASAJ PARTIE KUR ISHTE NE QEVERI ???? SOT KA AQ SHUME INFORMACIONE PER BEMAT E ASAJ PARTIE , SA QE NJE POPULL ME MEND , NUK DUHEJ TE BINTE NE BATAKUN E ATYRE AKTOREVE , KLLOUNEVE , SHARLATANEVE , MASHTRUESVE QE JANE TE TREMBUR ,TE TROMAKSUR , NGA DHENIA E LLOGARIVE , PERSE KANE QEVERISUR AQ KEQ DHE PSE KANE VJEDHUR AQ SHUME . ?

  6. Tan_Tironci says:

    Ksaj I thone me shku deri tek çezmja e mos me pi uje.
    Edhe per nja Tre vjet, nuk hapen negociatat.
    Turp.

  7. Ilir says:

    BERISHES DHE MONES
    RUSIT DHE SERBIT

    1. Sali Trimi says:

      Ilir ke te drejte, por nuk thua pse. Luli i sherben Berishes sepse ai e zgjodhi ne krye te PD pas konsultimeve me Serbet. Basha kur punonte ne Kosove, pasi hengri “hallven” Serbe, ishte zgjedhja me e persosur e Saliut, ashtu si Saliu ishte zgjedhja e persosur e Ramizit. Kriteri ne te dy rastet ishte kompromentimi ne agjenturen Serbe. I vetmi ndryshim eshte qe Sala beri sikur e futi ne burg Ramizin ndersa Basha nuk ben as shuren pa pyetur Saliun.
      Mones nuk i sherben por bashkepunon per te ruajtur gjene e vjedhur.
      I sherben Rusit sepse Serbet jane vasale te Rusit. Rusi drejton dhe Serbet por nga dashuria dhe jo sepse ata jane spiune te mirefillte. Me spiunet ata fshijne bythen sa here te duan, por tek Basha kane gjetur idjotin me te persosur. Basha per para shet dhe bythen. Basha e konsideron gjenialitet qe te behesh i pasur duke spiunuar, bile duke hedhur vendin tend ne ere. Ketu fshihet edhe bashkepunimi i tij me Monen. Thuhet qe Mona eshte bere drejtoresh e thesarit te Krabes dhe Basha i vardiset per ndonje kallep floriri. Ne fillim Basha ju vardis Ilir Floririt por Sala u be xheloz. Kur nuk ke pulen do hash edhe sorren, mendoi Basha, por ne te vertet po ha baxhellen.
      Me fal Ilir se u zgjata shume me aferat e agjenturave, por nuk mund te rrija pa folur pasi degjova ate ish shefin e FBI qe tha per Saliun qe eshte agjent i Rusit. Ai bile tha qe Rusi me ndihmen e Sales do te bej Ballkanin lesh, por une nuk i besova. Nuk i besova sepse Sala tashme eshte plakur dhe ka leshuar kulishat rrugeve….

  8. - says:

    ky palaço i sherben djallit.nuk la gazetar te huaj qe i sherbeine antieuropes se bashkuar pa share dhe ofenduar kryeministrin te zgjedhur nga shumica e popullit.basha eshte shnderruar ne nje qen i terbuar.

  9. Alban.ny says:

    Po sigurisht qe u sherben serbeve, gje qe e ka bere edhe me pare.
    Por ne kete moment usta te pare ka Putinin. Është njeriu me i interesuar ne keto kohe per ta trazuar Ballkanin. Nuk e arriti me malazeste,as me maqedonasit, tani po provon me shqiptaret.
    Gjithe ato afera korrupsioni me ruset, kane cmimin e vet.

  10. Muli says:

    Rusit sepse është agjent serb. Grekut sepse është agjent serb, Sali kriminelit sepse e ka bërë agjent serb, kunatit sepse ska atdhe dhe parasë sepse ska mëmëdhe.

  11. Pantera says:

    Basha i sherben Saliut , Saliu u sherben Serbeve dhe UDB-se , te gjithe bashke Ruseve dhe Putinit , kaq e thjeshte eshte …….

  12. Spiro says:

    Ziti na Bekofte me keta politikane qe men I

  13. Fatosi-kosove says:

    Mjerisht se kane per here te pare dy kryetaret e PD-s qe dalin sheshit se i sherbejne krimit dhe poshtersise,mbase edhe ata qytetar qe sot dhe me 16 shkurt ishin aty jo pak nga ta ishin njerez te droges,vrases por edhe mercenar serb e rus,kjo ska asnje dyshim kur dihen lidhjet e sali berishes e lul bashes me serbine,andaj i nderuar analist mjer ai shqiptar qe sot ishte aty,mua ka kujton mullosheviqin ne kosove dhe ai qe ka pak gjak shqiptari le ti shikoi ato imazhe ateher dhe lul bashen sot e tme thot mua se cili eshte dallimi mes millosheviqit ateher dhe bashes.

  14. kujt i sherbeni ju zoti Tosti

    batuta e filmit “Ilegalet”,

    ke zgjedhur dicka te mrekullueshme Turo per titull.
    tamam kujt i sherben ky kunj shkrepseje. turp ik ik ik luli ik.

  15. Sinqeritet says:

    saLESHbisturiserbi,kukull luuuul basha lereni PD te rritet!

  16. Bibilushi i Berishes Lyl says:

    “Iliri” me lart e ka thene bukur dhe shkurt: Agjenturave sekrete te Putinit dhe UDB-se,tek te cilat ka firmosur dhe te cilet dhe e financojne jo vetem per xhepin e tij por dhe per pislleqe te tjera sic jane lobimet ne USA me para ruse etj etj.Dhe pervec ruseve u sherben dhe serbeve,UDB-se te cilet dhe e kane promovuar,kur sherbente ne kosove gjoja si perkthyes e jepte informacione per drejtuesit e luften e UCK-se…Po ashtu i sherben dhe padrinos se krimit ne shqiperi,icili si agjent me i vjeter i UDB-se eshte dhe shefi i tij ,qofte si agjent sekret ashtu dhe si ish kryekar i PD-se dhe arkitekt i tokes se djegur ne shqiperi.Dhe ne kete rruge perverse te tij ka dhe ndihmen e pakursyer te pises me fustane mijera eurosh,te ciles i duket vetja star presidencial,te ciles i ka mbetur nje cizme dhe eshte pa breke ,se i ka harruar ne zyren e Nanos,sic kam lexuar para pak kohesh.
    Ajo eshte ne nje batak me Lyl -Berishen,por per aresye te korrupsionit te madh qe ka bere dhe akteve joligjore te saj si politikane se bashku me te shoqin dhe qe ka nje urrejtje patologjike per Edi Ramen,si pengesa kryesore per ambiciet e saj te cmendura.Prandaj lyli eshte bere si puna e Sorges,kur shtrohej pyetja :”-Cili jeni ju zoti Sorge”?Do na e tregtosh diplomen e muto-juristit ndonje dite?Apo ke vetem diplomen si agjent Ruso-serb dhe nuk mund te na e tregosh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje