Panik në ajër: Avioni i “Blue Panorama” mbushet me tym, bën ulje të detyruar në Rinas

24 Shkurt 2019, 09:24Kronika TEMA

Një avion i linjës “Blue Panorama” që udhëtonte nga Tirana drejt Anconës ka kryer ulje të detyruar pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga një prej pasagjerëve, që tregon edhe minutat e tmerrit.

Ai thotë se ishin nisur normalisht në orën 07:00 të mëngjesit me një avion të linjës “Blue Panorama”, kur ndodhi defekti në ajër.

“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësit kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, tregon pasagjeri që preferon të mbetet anonim.

Në ato momente paniku, pasagjeri thotë se nuk janë lejuar të përdorin telefonat për të filmuar dhe se avioni ka bërë disa manovra të rrezikshme para se të ulet.

“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”,- tregon ndër të tjera pasagjeri.

Prej gati dy orës 50 pasagjerët që prisnin të udhëtonin drejt Anconës janë ende në pritje në Rinas dhe askush nuk i ka lajmëruar se kur do të nisen.

8 komente në “Panik në ajër: Avioni i “Blue Panorama” mbushet me tym, bën ulje të detyruar në Rinas”

  1. ATZ says:

    Si te ishim vend i trete! Jemi vend i trete zoteri anonim, nuk e sheh edhe degjon ne shek. 21 nje qen i zgjebosur therret te derdhet gjak duke vrare shqiptari vellain e vet shqiptar per te humbur gjurmet qeni.

  2. U says:

    “Si te ishim bota e trete”. I pate protestat ? Kerkoni Sali 97n ne krye (kur shifje tru njerezish rrugeve, bandat, vrasje neper shkolla, maunet me droge te ministrave te Saliut) ? E sata bote kujtoni se jemi ?

    Tani filloni Lojrat Olimpike te Botes se Trete, me protagonist, ujkun e Cerrikut ne krye te klasifikimit per hedhje shigjetash. Se helbete, bote e trete hesapi, si do hajne dynjaja po s’dolen me vra majmune xhunglash neper peme me shigjeta.

  3. U says:

    “Si te ishim bota e trete”. I pate protestat ? Kerkoni Sali 97n ne krye (kur shifje tru njerezish rrugeve, bandat, vrasje neper shkolla, maunet me droge te ministrave te Saliut) ? E sata bote kujtoni se jemi ?

    Tani filloni Lojrat Olimpike te Botes se Trete, me protagonist, ujkun e Cerrikut ne krye te klasifikimit per hedhje shigjetash. Se helbete, bote e trete hesapi, si do hajne dynjaja po s’dolen me vra majmune xhunglash neper peme me shigjeta.’

  4. tit vlora says:

    Vazhdoni me Krislen Kera dhe ekip te shpartalluar ti mbani deri sa……Mbaje ne kembe kte Autoritet qe detyra kryesore e tij eshte KONTROLLI I MIREMBAJTJES TEKNIKE te avionave SHQIPTAR dhe te HUAJ qe operojne ne Aeroportin e Tiranes. Vetem e vetem pse disa personalite te politike opozitare denonciojne kreun e ketij Autoriteti kaq te rendesishem Kryeministri, dhe Stafi i tij i ngushte E.A dhe V.B nuk reagojne. Nuk e di nje armate profesionistesh te kesaj fushe pse HESHTIN???? …Do jete vone dhe nuk do kete me “falje”…

    1. O likso, engjelli dhe vali kan mor leket, per krislen pemthymin. kurse ti ske per tu kthy mo n aviacion, se te njofin te gjith ca je.

      .krislen, po te vjen fundi .

  5. Arifi says:

    po ik ore ter jeten thuaj flm atij pilotit dhe fati juaj qe ishte me kaq. Po mos ha mut kot jo nuk na lane te filmonim jo manovra te rezikshme jo po bota e trete. . Paske pas mendjen ne vend ke dash te besh filmime.

  6. ada shameti says:

    kryeministri Rama te vere dore tek aviacioni civil, te zhduke ate palo drejtor te LSI te quajtur Krislen Keri, i cili per interesa personale me Blue Panoramen vendos ne rrezik jeten e pasagjereve. inspektimet manipulohen nga shefja e kabinetit dhe mikesha e tij e besuar Selma Pagria, dy shembuj te paaftesise ne zyrat e administrates shteterore, njera parukiere tjetra cope mishi, Zoti i rujt shqiptaret

  7. dhendri isuf ferres says:

    para se te dalim me difektet e Panorames, merruni me ate kalamonin qe keni drejtor te aviacioni civil, Krislenin, po mbush valixhet me euro perdit, me zyrat e reja, dhe asistentin e tij me makin 100 mije euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje