Rrëzimi i Murrizit: Basha dërgon Alibeajn dhe Dollapin të riformatojnë PD-në e Lushnjës

24 Shkurt 2019, 18:21Blog TEMA

Partia Demokratike ka nisur riorganizimin e degës së partisë në Lushnje, pas përjashtimit nga të gjitha strukturat të deputetit Myslim Murrizi, i cili doli kundër vendimit të grupit duke mos djegur mandatin.

Murrizi ishte edhe kryetar i degës së PD-së në Lushnje, por pas përjashtimit, Lulzim Basha ka dërguar në këtë qytet Enkelejd Alibeajn dhe Sahit Dollapin, që është sekretar organizativ për të ristrukturuar degën.

Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme deputeti Alibeaj dhe Dollapi kanë nisur takimin me demokratët e kësaj zone, ndërsa mësohet se në bazë të riorganizimit të ri do të ketë dy degë, përpos Lushnjes dhe në Divjakë.

Ndërkohë që Murrizi ka deklaruar se do të vijojë që të qëndrojë në Kuvend dhe të votojë cdo ligj apo reforma që do i kërkojnë ndërkombëtarët.

3 komente në “Rrëzimi i Murrizit: Basha dërgon Alibeajn dhe Dollapin të riformatojnë PD-në e Lushnjës”

  1. undefined says:

    Thjesht nderrim fjalekalimesh .Ky eshte formatimi

  2. Mul Noka dhe Paloka says:

    Ja pra qe ata te cilet na i thoshin vetes “burra malesie”, u rreshtuan nje per nje si dele, dhe bënë kakerdhite si zakonisht.
    Ndersa nje nga keta gjoja “moçalorët”, trim zemerluan, i doli perballe atij, qe i ben “demokratet” te shurrojne ne gjumë, dhe i tha “nuk me plas se kush je ti”.
    Se mos kujtoni see kam per Bashen! Po ç’ne Basha!
    Basha ben shurren per vete. Jo mo Jo. Myslym Murrizi ja plasi qurrat ne tavan ati, ish-sekretarit komunist, atij qe bente be “per ideal te Partise se Punes”, ose betohej per idhullin e tij, Enver Hoxhen.
    E di, qe e dini. Ai eshte ai, Voldermorti, Doktor Vdekja, Sali Berishoviç Katunaro-fashisto-kinezi.
    Pra qepeni gojen tani kur te flisni per myzeqaret dhe lushnjaret, sepse lepuri ka nderruar shtepi. Tani lepuri fle rehat ne Kukes e ne Tropoje, sepse nuk kane mbetur me burra atje.
    Ndersa ne Lushnje ka dale luani i trete. I pari ishte Hasan Gina, i dyti Rrahman Ruçi, dhe tani i treti Myslym Murrizi.
    Respekte Lushnjes dhe Myslym Murrizit, por te shohim se sa do dalin ne mbeshtetje te Myslymit.
    A eshte Myslymi nje luan ne mes te tigrave, apo ka qene i rrethuar mushka dhe gomere.

  3. besniku says:

    ENVERI ËSHTË GJALLË NË PARTINË DEMOKRATIKE.TURP.CA LOPÇARË DUAN TË REGULLOJNË SHQIPËRINË….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje