Ish ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka një nostalgji të thellë për kohën e qeverisjes së PS dhe të vendit nga Fatos Nano.
Manjani ka qënë sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në kohën kur Fatos Nano, ish lideri historik i PS, ishte kryeministër i vendit.
Ish ministri i LSI thotë se në kohën e Nanos, asnjë zv.ministër nuk emërohej pa u pyetur mirë e mirë deputetët e PS dhe strukturat e partisë.
Një goditje ndaj Ramës kjo e Manjanit, por dhe ndaj Metës, të cilët sipas tij nuk pyesin për emërimet, duke arritur deri atje sa të emërojnë ministër Drejtësie mjekun Petrit Vasili.
“Nga parlamenti i gati 30 viteve pa dyshim më i miri ishte ai i vitit 2001-2005.
Ai parlament kufizoi me veprime politike qeverinë dhe vendosi sundimin e Parlamentarizmit. Interpelancat e pyetjet ishin senca debati të mirfilltë;
komisionet hetimore ishin më produktivet (për herë të parë e të fundit);
emëroi tre kryeministra me kabinetet përkatëse;
nuk i votonte asnjë ministër pa u shterruar debati politik.
Kryetari i PS, Fatos Nano nuk emëronte dot as zëvendësministra, pa dakortësinë e deputetëve dhe të partisë.
E gjithë kjo arritje erdhi për meritë ekskluzive të demokracisë së brendshme të Partisë Socialiste. Kjo demokraci e PS solli një sjellje demokratike të institucioneve, por edhe dialog real politik me opozitën.
Këtë demokraci të PS, Edi Rama e shpalli Telenovelë dhe e fshiu nga faqja e dheut dhe nga historia e PS.
Largoi çdo debat nga partia dhe i vetmi dialog me PD ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor që garanton mbytjen e çdo reagimi demokratik…
Ja ku është pasoja: Shqipëria është tashmë Republikë Qeveritare, jo më Parlamentare!
Ndërsa fjalimet më të mira që kam në memorie janë të Ben Blushit në fund të parlamentit të shkuar…
R.I.P Parlamentarizëm!”, reagon Manjani në rrjetin social.(TemA)
Per here te pare jam dakort me Manjanin….por si mbaj mend qe u ferkove me Tosin ca kohe…se mbaj mend per cfare nuk ishe dakort.
E mer pall mer pall, ty Elli te duket vetja i mençem te krijosh perçarje por ha mut ha se ti ta besh mire.
Ajo qe mbahet mend me se miri nga 2001-2005 ishte degradimi total i qeverisjes dhe gjithe administrates shteterore. Degradimi i parlamentit me shere banale dhe bajete, doreheqjet e verteta (jo heqjet me mbluse doreheqeje) dhe te vazhdueshme te ministrave me te rendesishem dhe qeverisja e vendit me Zevendes ministra, pasi ministrat e rinj nuk i miratonte parlamenti.
E kjo rrumpalle masive, riktheu ne qeverisje Doktor Rrumpallen e madh, Berishen.
Nese te gjitha keto qe thote Manjani jane te verteta, atehere ai shton pike ne argumentin qe Republika Qeveritare eshte me efektive dhe e dobishme per progresin e vendeve si Shqiperia se Republika Parlamentare (lexo Republika e Gjobevenesve me Mandat Deputeti)
Kjo foto me Mostrat e droges/naftes dhe bixhozit do kishte kuptim po te ishte ne te edhe Sali Gerdec Piramiden….dhe nje kopje ti dergohesh me kornize Ylli Manjanit per kujtim dhe permallim.
Hajde mendje hajdeeee. Po degjenerimi i jetes se vendit erdhi pikerisht nga sundimi Berisha-Nano…!
Dhe Tos rrumpalla alkol dhe kokaine e kishte mendjen.
Do çmalleni ne burg tani do jeni te gjithe bashke si atehere