Balla: S’kemi luksin ti kundërvihemi SHBA e BE, Parlamenti dhe qeveria legjitime. Zgjedhjet për Kuvendin më 2021

1 Mars 2019, 19:44Politika TEMA

Taulant Balla tha se, sipas tij, vendi nuk e ka luksin të kundërshtoje BE dhe SHBA dhe se Parlamenti dhe Qeveria janë legjitime.

Këto deklarata Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së i bëri pranishëm në një takim me Asamblenë e Zgjeruar të PS Peqin, ai theksoi se Shqipëria nuk e ka luksin të dalë kundër SHBA e BE, ndërsa shtoi se kreu i PD-së ka krijuar një precedent të rrezikshëm.

Ai shtoi më tej se deklarata e ndërkombëtarëve ishin të qarta dhe se thirrja e tyre tyre ishte që kandidatët në listat emërore të mos i binden urdhërit të Bashës dhe Kryemadhit.

“Lulezim Basha krijoi një precedent të rezikshëm, që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që cdo opozitë që nuk kënaqet me rezultatin zgjedhor të kërcënojë me djegie mandatesh nëse nuk merr fitoren ne tavolinë.  

Shqipëria nuk e ka luksin që të dalë kundër SHBA dhe BE. Deklaratat e partnerëve tanë ndërkombëtarë nuk lënë asnjë vend për pikëpyetje.

Thirrja e tyre mbetet e qartë ndaj cdo kandidati në listat shumëemërore për të mos iu bindur urdhërit politik të Bashës dhe Kryemadhit për mandatet e deputetëve. 

Parlamenti është legjitim, Qeveria është legjitime dhe të jetë e qartë se Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë në Qershor 2021. 

Ndërkohë që më 30 Qershor 2019 shqiptarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat bashkiakë”, u shpreh Balla.

7 komente në “Balla: S’kemi luksin ti kundërvihemi SHBA e BE, Parlamenti dhe qeveria legjitime. Zgjedhjet për Kuvendin më 2021”

  1. Sit back and relaks■●°°▪%^* says:

    sa me shume ta perserisni kete refren aq me te pasigurte dukeni, me shume duket sikur doni te trimeroni veten sesa te frikesoni kundershtarin e Paullant.

  2. Sit back and relaks■●°°▪%^* says:

    sa me shume ta perserisni kete refren aq me te pasigurte dukeni, me shume duket sikur doni te trimeroni veten sesa te frikesoni kundershtarin e Paullant..

  3. Sit back and relaks■●°°▪%^* says:

    sa me shume ta perserisni kete refren aq me te pasigurte dukeni, me shume duket sikur doni te trimeroni veten sesa te frikesoni kundershtarin e Paullant…

    1. cane says:

      Po ti qe sit pak pse e ke shkruajtur tre here komentin.Te vjen keq per Bashen dhe Kriemadhin dhe te dridhen duart nga emocionet?Don’t worry.

  4. kasem gahinji says:

    Fol mire ,zoti Tao,nuk eshte ceshtje luksi,por arsye,ligji rregulli ne nje sistem demokratik.Ta trajtosh si ceshtje luksi do te thote deshire,tualet ,makiazh,ceshtje tekash personale.Askush nga te huajt nuk flet per te tilla trajtime.Edhe opozita nuk e trajton si luks,por si ceshtje me anen e te ciles kerkojne shmangje nga ligji,nga detyra,nga pergjegjesia per vjedhjet galopante ne sherbim te interesit vetiak,perte ushqyer luksin vetiak e te familjeve te tyre.

  5. “S’KEMI LUKSIN…” ???
    FJALI KOTI !!!
    PO PSE, PO TË KISHE LUKSIN ÇFARË ?
    DO T’I KUNDËRVIHESHE KUR NË FAKT S’KE PSE, ME LUKS APO PA LUKS

  6. HQ-18 says:

    Asnjë nga këta nuk do që të iki. Asnjë nga këta duan ti shikojnë shqipëtarët mirë dhe Shqipërinë në BE.
    Drogën si do ta kultivojnë apo kalojnë në Shqipëri pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje