Ministri austriak në Tiranë: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

2 Mars 2019, 19:00Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë së Austrisë Josef Moser vlerësoi ecurinë që ka bërë Shqipëria në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Moser tha se reforma ne sistemin e drejtësisë po krijon të gjitha premisat që Shqipëria së shpejti të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian dhe do të duhet që vetë shtetet anëtare të promovojnë rezultatet e reformave të ndërmarra nga Shqipëria.

Këtë deklaratë ministri i Drejtësisë së Austrisë Josef Moser e bëri gjatë takimit me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Vjenë në Austri.

Edhe Georg Stawa, drejtor i Departamentit për Strategjinë, Konsulencat dhe Menaxhimin e Informacionit në Ministrinë e Drejtësisë së Austrisë, shprehu vlerësim për përparimin dhe angazhimin e shtetit shqiptar, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu Dieter Hampel, kryetari i Bordit të Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (AED) dhe Helmut Weichhart, Lider i Projektit të Binjakëzimit në luftën kundër korrupsionit vlerësuan angazhimin e autoriteteve shqiptare për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në rrugën drejt Bashkimit Europian, dhe veçanërisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e luftës kundër korrupsionit.

3 komente në “Ministri austriak në Tiranë: BE të hapë negociatat me Shqipërinë”

  1. ¿ says:

    Vetëm me ne tallen për negociata Gjermania dhe Franca pasi me shtetet tjerra s’guconin ti mërkëmbnin.

  2. Muco says:

    Mos e paska e blere rama dhe kete?

  3. HQ-18 says:

    Thua tja ketë hequr një rrip kësaj bukuroshes dhe pastaj i bën qejfin duke bluajtur fjalë??
    Edhe BE duhet të mari shembull nga reforma në drejtësi e Shqipërisë ???..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje