PD i përgjigjet Policisë: Asnjë ministër apo deputet nuk u dhunua, ata provokuan. Padija juaj tregon përdorimin politik

3 Mars 2019, 13:37Politika TEMA
PD i përgjigjet Policisë: Asnjë ministër apo deputet nuk u

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje Policisë së Tiranës, duke i hedhur poshtë pretendimet se gjatë protestës së kaluar u ushtrua dhunë ndaj ministrave apo deputetëve të qeverisë.

Në një letër të siguruar nga “Panorama”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i thekson se argumentet e policisë tregojnë padije dhe përdorim politik.

Në shkresën e PD theksohet se: “Asnjë anëtar i qeverisë apo deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nuk është dhunuar apo goditur.

Mashtrimi juaj institucional, se ka patur dhunë fizike dhe goditje të anëtarëve të qeverisë apo deputetëve, provon edhe njëherë njëanshmërinë tuaj politike dhe, mbani të gjitha shkeljen flagrante të ligjit. Është e vërtet që ka pasur një provokim të disa përfaqësuesve politik të qeverisë, të cilët tentuan të hyjnë me arrogancë mes qytetareve protestues dhe janë larguar prej tyre nga zona që ishte planifikuar për t’u zhvilluar tubimi.

Çdo provokuese, qoftë ky me imunitet nuk mund të pranohet të qëndrojë apo kalojë në zonën ku është planifikuar zhvillimi i tubimit, për të cilin ju jeni njoftuar zyrtarisht”, thekson letra e PD.

Argumentet e PD:

Padija juaj ndaj ligjit dhe, mbi të gjitha, përdorimi politik që po i bëni strukturave të Policisë së Shtetit, është motiv shtesë për Opozitën e Bashkuar për zhvillimin e tubimeve deri në çlirimin e Parlamentit, qeverisjes dhe vetë Policisë së Shtetit nga krimi i organizuar dhe militantët partiakë, që kanë mbushur strukturat e zbatimit të ligjit. Shembull tipik për këtë jeni ju, personalisht, që ligjin e lexoni me gjuhën e propagandës së Edi Ramës dhe të krimit të organizuar që e ka marrë peng!

Me parrulla të gatshme, që ju vijnë nga zyra e Edi Ramës, si dhe me shantazhe ndaj përfaqësuesve politikë të opozitës dhe qytetarëve, të cilët i rrëmbeni natën në mënyrë të paligjshme, as nuk trembni dhe as nuk ndaloni dot qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre kushtetuese, në mbrojtje të shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Së pari, më lejoni t’ju bëj me dije se nuk ju kemi kërkuar leje dhe nuk ju kërkojmë leje për ushtrimin e një të drejte që na e njeh Kushtetuta dhe ligji. Neni 47 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka saksionuar se: “Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar”. Këtë të drejtë kushtetuese, të fituar që nga viti 1991, nuk e negociojmë me askënd! Pavarësisht dëshirës tuaj dhe të eprorëve të tu politikë për të rikthyer në vend sistemin që ndalonte të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për fatin tuaj të keq, kjo kohë ka marrë fund përpara 29 viteve! Ju mund të keni vullnet politik dhe institucional për ta rikthyer në vend atë sistem famëkeq, por Partia Demokratike dhe qytetarët shqiptarë as nuk e pranojnë dhe as nuk kanë për ta lejuar.

Së dyti, në protestën e datës 26 Shkurt 2019, nuk ka patur asnjë akt dhune nga ana e qytetarëve pjesëmarrës në protestë. Dhunë ka ushtruar vetëm Policia Politike e Edi Ramës, nën urdhrat e tu të paligjshëm.

Në përfundim, ju bëjmë me dije se arsyet e dhëna në shkresën tuaj, për të ndaluar zhvillimin e tubimit, janë të paligjshme dhe sajesa të ulëta të Policisë së Shtetit, e cila vijon të veprojë sipas urdhrave politikë dhe jo zbatimit korrekt të ligjit. Frikën e Edi Ramës për t’u përballur me qytetarët nuk do ta shmangni dot me veprime të paligjshme apo mohim të të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Argumentimi i ndalimit të zhvillimit të tubimit, me veprimet e paligjshme të kryera nga Policia e Shtetit në tubimet e shkuara (siç provuam më lart), dalin jashtë rasteve të parashikuara nga neni 8 i ligjit Nr. 8773/2001 dhe si të tilla përbëjnë kufizim të paligjshëm dhe të papranueshëm të lirisë së tubimit. Neni 8 i ligjit Nr. 8773/2001 parashikon ndalimin e zhvillimit të një tubimi, kur ka arsye të motivuara se zhvillimi i tij në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e një krimi ose për mbrojtjen e shëndetit, moralin apo mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore. Në shkresën tuaj, ju nuk i referoheni asnjë prej rrethanave të parashikuara nga ligji dhe, aq më tepër, nuk keni dhënë asnjë arsye të motivuar për ekzistencën e një “rreziku real” për tubimin e njoftuar të datës 5 Mars 2019.

Në përputhje me nenin 47 të Kushtetutës dhe nenin 5 të ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, ju njoftojmë se tubimi do të zhvillohet sipas njoftimit të bërë me shkresën tonë nr. 31 Prot., datë 01.03.2019. Çdo pengim i lirisë së ushtrimit të tubimit sipas këtij njoftimi, në datën 5 Mars 2019, dhe pasojave që mund të shkaktojë ky fakt gjatë ditës së tubimit është nën përgjegjësinë tuaj personale dhe institucionale. Ju bëjmë, gjithashtu, me dije se jeni në shkelje flagrante të ligjit dhe se tashmë duhet të kishit përmbushur përgjegjësinë tuaj për të na njoftuar urdhrin zyrtar për caktimin e oficerit të policisë që do të jetë përgjegjës për të ndihmuar zhvillimin e tubimit.

Për të gjitha sa më lart, njoftimi ynë, sipas detyrimit që parashikon neni 5 i ligjit nr. 8773/2001, konsiderohet nga ky moment i përmbushur dhe tubimi do të realizohet më datë 5 Mars 2019, në sheshin dhe vendkalimin publik: “Rruga “George W. Bush, Shëtitorja “Murat Toptani” (Pedonalja), lulishtja përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Sheshi Fan S. Noli dhe Bulevardi Zhan D’Ark”. Caktimi i vendit të tubimit, është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Kjo është arsyeja përse ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi.

5 komente në “PD i përgjigjet Policisë: Asnjë ministër apo deputet nuk u dhunua, ata provokuan. Padija juaj tregon përdorimin politik”

  1. Lond says:

    O parti shpellaresh, prasin ne bytht do ta keni, po nuk ju doli po ju sjellim ca zezak per ato p…te shendoshtat qe keni aty.

  2. Alidemsi vjeter says:

    Sa te keni ate Pallen shef juridik te PD kete pergjigje do jepni…..flisni per te tjeret por Palla cun gjyqtari komunist dhe vrases i intelektualeve shkodrane…

  3. Konica USA says:

    Po ministrin Klosi une e shtyva qe ketu nga Amerika, ju berishistet jeni njerez apo UFO, doni dhe besimin e popullit, o mjeran hiqni dore nga genjeshtrat.

  4. Fatosi says:

    Sado letra qe PD dhe LSI te beje per te justifikuar maskaraden e tyre ,nuk mund te mbulohet Muti me shure,Nuk mund te mbulohet : DIelli me shosh,Keto jane thenjet e popllit, Te gjithe I kane pare,Bota I ka pare,Europa I ka pare,
    Vazhdojne PD dhe LSI te bejen BAbalet me radhe ,Por fundi I tyre tani pritet te vij

  5. Johani says:

    Vetem nje hidiot kriminel si ky bardhi ziu ka ftyre te thot se asnje minister apo deputet nuk u sulmua dhe dhunua,nderkohe qe gjithebota i pa me syt e vet duke sulmuar jo vetem ministrat e deputetet por edhe policine e shtetir por edhe objektet shteterore, andaj mjafton vetem kjo deklarate e ketij krimineli te
    Vogel qe orvatet te behet i madh qe ky te futet ne burg dhe ti ndalohet per jete marrja me politike sa qe edhe ne gjum te trishtohet bga frika se dikush e ka pare andrren e tij duke vrare te tjeret,vetem keshtu kriminelet do te bahen njerez si ne gjithe boten,shifni çfar ndodhe ne France,edhe atje filluan jelekverdhet te sulmojne policine por kur qeveria beri nje ligj qe ai qe sulmon apo guxon ta dhunoi nje polic do te shpetblehet nga 4 deri 10 vite hurg dhe dhjetramijera euro denim,apo au qe guxon te kalli e te sulmoi objektet shtetrore dobta shef diellin me sy vetem kur ta percjellin ne varr,qe do te thot burgim i perjetshem,prandaj duhet ti tregohet vendi ketij krimineli bardhi ziu ne menyre qe ata qe dalin ne proteste ta dijne se ligji sundon, e kur ta kaloi jeten ne qeli ata qe ju shkon mendja te sulmojne apo dhunojne te tjeret do te mendojne se me lire ju kushton ta varin veten sesa ta sulmojne tjetrin,ne fund kam nje porosi per gjithe ata qytetar qe shkojne pas krimineleve ne PD e LSIa ju vjen turp nga femijet tuj kur shkoni ne shtepi more te uruar qe per asnje interes tujin e yregoni se ju mungon droga de krimi,a nuk e pate ne protesten e kaluar ku kerkohej lejimi i droges dhe bastoreve qe edhe ju e dini se ishte biznes i sali berishes e lulit dhe krij rrogtarit bardhi ziu, e mona, noka, braimllari, alibeaj,paloka e pederi salianji vetem kane hanger drigen dhe jane dehur me gjakun. Shqiptareve prandaj ikni o te uruar, se kriminelet ne fund do tu hane juve kur sdo kene gje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje