Autoritetet e drejtësisë në Kinë kanë ngritur akuza për spiunazh ndaj dy qytetarëve kanadezë që ishin arrestuar në këtë shtet në dhjetor të vitit të kaluar.
Michael Kovrig, ish-diplomat, dhe Michael Spavor, një tregtar, ishin arrestuar në dhjetor pas arrestimit të shefes financiare të kompanisë “Huawei” në Kanada për shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit.
Kina e ka dënuar arrestimin e saj nga Kanadaja, ndërsa zonjusha Meng e ka paditur këtë shtet për shkelje të të drejtave për liri të lëvizjes.
Kjo mosmarrëveshje diplomatike i ka tensionuar marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Kinës.
Arrestimi i dy qytetarëve kanadezë është vlerësuar si hakmarrje e Kinës për arrestimin e qytetares kineze në Kanada.
Autoritetet kanadeze njoftuan se i kanë nisur procedurat e ekstradimit të qytetares kineze në SHBA, por i tërë procesi përbëhet nga disa faza dhe mund të zgjasë shumë, shkruan BBC.
Administrata e presidentit Trump i ka kthyer në fuqi të gjitha sanksionet që ia kishte hequr Iranit sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe ka vendosur sanksione shtesë për naftën, transportin dhe bankat. (TemA TV)
Kina ha mut kot. Autoritetet kanadeze nuk kane se cfare te bejne ne kete histori, pasi Gjykatat kanadeze jane komplet te pavarura nga politika. Po qe se ka nje urdher ndalimi nderkombetar, kjo shtetase kineze do ekstradohet dhe pastaj le ta mbroje veten para nje gjykate amerikane, qe po ashtu eshte e pamvarur nga politika.