Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë diçka në këmbim

4 Mars 2019, 22:25Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të vijnë me një kompromis, sepse ju nuk mund të presim që Serbia të njohë Kosovën, dhe nga ana tjetër të mos marrë asgjë në këmbim, transmeton gazeta Metro.

“Para së gjithash ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ne nuk mund ta njohim Kosovën, dhe të mos marrim asgjë në këmbim”, ka thënë Vuçiç në një intervistë me agjencinë italiane ANSA, me rastin e vizitës së ardhshme të kryeministrit italian Giuseppe Conte të mërkurën në Serbi.

Ai tha se çështja e ndryshimit të kufijve është temë e diskutueshme, pasi që nuk i njohin të gjithë si kufij të njejtë, në varësi të faktit nëse ata e njohën pavarësinë e Kosovës apo jo.

“Ndryshe nga udhëheqësit e Kosovës që për ditë mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jorealiste se Prishtina do të marrë shumë, dhe Beogradi asgjë, detyra ime është që serbëve të ju shpjegoj rëndësinë e kompromisit (me Prishtinën), e cila nuk përfaqëson një humbje por një fitore. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka mohuar se ka pasur një takim me Hashim Thaçin për të biseduar për çështjen e kompromisit.

Vuçiç përsëriti se Beogradi nuk do të vazhdojë dialogun me Prishtinën, nëse autoritetet e Kosovës nuk do të heqin taksën 100 për qind të importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje kompromisi mbi Kosovën do të jetë një katastrofë. Edhe pse çdo gjë duket e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur, ne jemi të vendosur për të arritur një kompromis, unë jam i sigurt se mund të vijmë në një zgjidhje me ndihmën e miqve tanë evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerika, Kinës dhe të vendeve tjera”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiç gjithashtu tha se vlerëson rolin ndërmjetësues të kreut të diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“Problemi është mes serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova, ne nuk mund të kritikojmë Evropën e cila ka bërë gjithçka që mundet për të ruajtur paqen”, ka thënë Vuçiç.

21 komente në “Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë diçka në këmbim”

  1. Baliu says:

    Me kater luftera te humbura, serbet prap kerkojne “meditjen” e tyre. Pse nuk kerkuat diqka ne kembim nga Sllovenia dhe Kroacia? Po shpresoni qe Taqi eshte aq i “pa prekshem” sa te ua siguroj juve nje “meditje”. Ai le te mer mbeshtetje te forta nga ju neper hotele, ajo eshte qeshtje e brendeshme e tije, mirepo Kosova i takon gjith popullit te Kosoves.

  2. PSE ? says:

    Pse , cfar merite ka Serbia ne shpalljen e shtetit te Kosoves , qe na kerkoka ta paguajme aq shtrenjte , apo qe i ka masakruar , dhunuar e perdhunuar , shpopulluar , vjedhur e rjepur ate vend me dhjetra e dhjetra dekada ? !

  3. ¿ says:

    Nuk do kishte përparuar aq shumë Republika e Kosovës po të ishte nën urrdhërat e Beogradit.

  4. Umor Ishti says:

    Ti do marresh heqjen e takses!

  5. Marin Barleti says:

    Po ti mbaj vojvodinen dhe sanxhakun kosova te marri Preshev Kumanove dhe Medvegje

  6. votren says:

    Dakort jam .Ja po te japim Sali Berishen(e vetmja gje juaja).

  7. Aleks says:

    O Vuçiç Do Maresh at te Gjatin

  8. Cudia says:

    Nqs ju do njihni Kosoven atehere ne kembim, edhe Kosova do e njohe Serbine. Tung!

  9. Paulin says:

    Po 10000 jete njerezish jane pak? Çfare tjeter kerkon ky birbo?

  10. undefined says:

    Te “shtremtin me gunga” do marresh edhe ate e ke shume….o carac Beogradi..

  11. DRENICA E KUQE says:

    E keni teper edhe ate toke shqiptare qe e keni marre me ndihmen e Rusise cariste dhe te Turqise deri me tash, qe heret a vone do t’i kthehet te Zotit te Shtepise, Shqiperise. Edhe ajo toke shqiptare qe e keni pushtuar deri ne lumin Danub (Nishi, Klladova, Mitrovica e Sremit…), i takon Shqiperise dhe popullit shqiptar prandaj jane te teperta lotet e krokodilit dhe te peshkaqenit serbo-ruse…
    Fashizmi kishtar, akademik, politik, diplomatik dhe policoro-ushtarak anti njerezor serbo-rus i ka kaluar te gjithe kufijte njerezore dhe anti shqiptar, por shqiptaret nuk ua kane friken dhe nuk do te lejojne qe te merrni “bakshish” edhe me toke puro shqiptare, siç po flitet per kembim territoresh shqiptaro-shqiptare (Presheve… me Veriun shqiptar te Mitrovices)…
    Nese nisni lufte me shqiptaret dhe me Shqiperine Etnike, a e beni mend se ku ju qet vala?!… Pushtues te ndyre serbo-ruse!

    DRENICA E KUQE

  12. ponti says:

    po antarsimi ne europe nuk eshte diçka per Serbine? pastaj ç´pune kane tarifat ketu? gjithkush ben ekonomine e vete. po qe se kosova e shikon me interes nje lloj takse e zbaton edhe pike. dhe jo vetem ndaj Serbise por edhe ndaj qytetareve te vete te cilet e paguajne ne fund te fundit.

  13. Iliria e bashkuar says:

    Ju i keni mare te gjitha ne Iliri, toka, jete njerzish, varferin dhe mungesen e zhvillimit te shqiptarve.
    Cfare doni me o kriminel me ndihmen e te gjithe botes ?

  14. Toni says:

    Cfare do te marresh injorat ! Kujdes se shkon per te marre lesh, por te qethin. Ruani mire Vojvodinen se Sanxhaku po ju iken.

  15. Kuq e zi says:

    Kur moret kosoven nuk dime qe keni dhene dicka as per ndarje nuk folet kurre ishte krejt e juaja me gjithe shqiptaret mbrenda
    Tani nqs doni merrni serbet po qe se ju pelqen te jetojne ne beograd

  16. albaniafirst says:

    Njehsimi teksteve shkollore, bashkimi doganave, roaming-u qe po hiqet, sistemi energjitik i perbashket jane disa nga hapat qe jane marre nga shqiptaret ne te dyja anet e kufirit. Ky eshte vec fillimi drejt nje bashkimi kombetar “de fatto”. Vucic e shikon kete gje te zbatohet cdo dite dhe e di mire se nuk ka asnje mundesi qe ta ndaloje procesin natyral te bashkimit te shqiptareve. Keto deklarata i ben vec per konsum te brendshem. Koha punon ne favorin tone.

  17. humor komentuesish says:

    shqipetaret po flasin me vete – flasin ne veten e dyte sikur te ishte Vucici ne bisede!!!
    ashtu si ato grate para televizorit qe i flasin aktorit: “thuaja sekretin o idiot”

  18. humor komentuesish says:

    shqipetaret po flasin me vete – flasin ne veten e dyte sikur te ishte Vucici ne bisede!!!
    ashtu si ato grate para televizorit qe i flasin aktorit: “thuaja sekretin o idiot”
    …..

  19. humor komentuesish says:

    shqipetaret po flasin me vete – flasin ne veten e dyte sikur te ishte Vucici ne bisede!!!
    ashtu si ato grate para televizorit qe i flasin aktorit: “thuaja sekretin o idiot”
    ……….

  20. humor komentuesish says:

    shqipetaret po flasin me vete – flasin ne veten e dyte sikur te ishte Vucici ne bisede!!!
    ashtu si ato grate para televizorit qe i flasin aktorit: “thuaja sekretin o idiot”
    ……….

  21. humor komentuesish says:

    shqipetaret po flasin me vete – flasin ne veten e dyte sikur te ishte Vucici ne bisede!!!
    ashtu si ato grate para televizorit qe i flasin aktorit: “thuaja sekretin o idiot”
    ………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje