Akademiku Rexhep Qosja ka reaguar pas fitores së shqiptarëve të Komunës së Tuzit.
Qosja shprehet i entuziasmuar për Malësinë e Madhe dhe se kjo fitore u dha mësim edhe qytetarëve shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë.
Statusi i plotë i akademikut:
Shqiptarëve të Komunës së Tuzit, shqiptarëve të Hotit e Grudës, shqiptarëve të Malësisë së Madhe, shqiptarëve të Malit të Zi, gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata ua uroj Fitoren e Madhe: fitoren e shqiptarëve në Komunën e Tuzit në zgjedhjet komunale.
Malësia e Madhe kurrë s’ka qenë e madhe me sipërfaqe, por Malësia e Madhe, gjithmonë ka qenë, është e do të jetë e Madhe me etikën e saj, me atdhetarizmin e saj, me mendjen e saj, me nderin e saj, me burrërinë e saj e me shumë vlera të tjera që e kanë bërë të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, që e kanë bërë të lavdishme në sytë e gjithe atyre të huajve që gjatë historisë vizituan Malësinë e Madhe.
Malësia e Madhe u tregua e madhe me virtytet dhe vlerat e saj edhe kësaj here: u tregua e madhe me bashkimin e forcave politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi e siguroi fitoren.
Por me këtë Bashkim ajo u dha mësim edhe qytetarëve shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë.
I ftoj pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe.
Kryetarit të komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj dhe deputetëve komunalë u uroj punë të mbarë në veprimtarinë e tyre politike për të mirën e gjithë qytetarëve të Tuzit, gjithë shqiptarëve të Malit të Zi.
Juaji vëllazërisht,
Jo vetem akademiku i nderuar por edhe cdo shqiptar ndien kenaqesi per mirekuptimin,bashkimin ne te mire te bashkomesve te politikaneve te komunes Tuz (pjese e Malesise se Madhe) . Bashkimi i pjeseve conne bashkimin e kombit! URIME!
Mos te kishte qene ky akardemiku me i komentu lajmet, ne gje s’kishim ditur. Te na rroj (mjekrren) ky sherbetori i ngelaqave te Rognerit.
Ky Qosja, dihet boterisht qe eshte nje islamiko-marksist i qelbur, i cili perpra se sa te thote qe “jem shqiptar” thote: “:jam musliman”. Ne Shqiperi e njohin mire dhe askush nuk don t’ja shohe surratin.
E ke gabim AGRON.
KY ËSHTË KANAKARI I ENVERISTËVE.
O QOSE, A NUK TË BIE NDËR MEND PËR MURTAJËN ARMIQËSORE NGA ANA E SHQIPFOLËSVE NË FYROM QË
LANË POPULLATËN MILIONËSHE SHQIPTARE NËN SUNDIMIN E HEGJEMONISË SLLAVOORTODOKSE.
GJITHË CKA FITUAN ËSHTË VITRINA POLITIKE E ZBUKURUAR ME ELOZHET E RAMËS, BYRAZERIT TË BREGOVICIT.