Për natyrën e “krizës sonë Presidenciale”!

4 Mars 2019, 21:41Blog TEMA
Për natyrën e “krizës sonë Presidenciale”!

Nga Alfred Peza

Pasi vizitoi në Afrikë edhe tokën e piramidave të lashta egjiptiane, Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka gjetur pas 12 ditësh kohën dhe mundësinë, për tu shprehur në lidhje me aktin e paprecedentë të dorëzimit më 21 shkurt të mandateve të deputetëve, nga ana e opozitës sonë. Përgjigja e tij ishte aq e pritshme, sa nuk ngjalli asnjë habi. Ndaj ai që mund të ishte lajmi më i madh i gjithë kësaj periudhe, kaloi pas disa minutash në plan të dytë dhe me siguri pas disa orësh, do jetë harruar pothuajse krejtësisht.

Pozicioni i z. Meta ishte i pritshëm sepse thjeshtë përsëriti atë që ai tha nga Gjermania, përpara se PD e Lulzim Bashës dhe LSI e Monika Kryemadhit të mernin këtë vendim unikal në historinë e botës demokratike. Edhe më 20 shkurt, edhe tani z. Meta përsëriti të njëjtën gjë: “Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të vendosur normalitetin politik në vend. Unë besoj se kur vihen në plan të parë interesat kombëtare duhet të na shtyjë drejt zgjidhjes së mençur dhe politike të kësaj situate”.

E vetmja gjë “e re” që tha Presidenti i Shqipërisë, ishte përsëritja që ai i bëri “besnikërisht” refrenit të vjetër të opozitës sonë, në lidhje me situatën: “Deklaroj se jemi në kushtet e një krize politike, kushtetuese dhe institucionale e cila mund dhe duhet të ishte shmangur.”

Nëse z. Meta nuk e ka thënë bashkë termin “krizë politike kushtetuese”, e cila nuk do të kishte asnjë kuptim në këtë rast, atëherë sipas tij aktualisht në Shqipëri kemi tri natyra krizash: Krizë politike. Krizë Kushtetuese dhe Krizë institucionale. Por, më duhet ta them që në fillim se të gjitha këto përcaktime janë të gabuara dhe prapa tyre, fshihet përpjekja e Presidentit për të mos u ngritur mbi palët, sipas përgjegjësive dhe detyrimeve që përcakton Kushtetuta. Ndaj pyetja që lind në këtë rast është: Ku po gabon Kryetari i Shtetit?

1.- A jemi në krizë politike?

Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje mjafton të kujtojmë se sipas politologjisë, “kriza politike vjen si pasojë e personalizimit të politikës”. Ajo që e ka personalizuar lojën politike është opozita jonë, e cila prej disa muajsh e vitesh ka vetëm një kauzë: Rama ik! Duke iu larguar dialogut konstruktiv dhe duke thënë për gjithçka vetëm “JO”, opozita jonë ka qenë kundër çdo lloj konsensusi parlamentar. Në këto kushte, PD dhe LSI ndërmorin aktin e paprecedentë të dorëzimit të mandateve të deputetëve, duke u hedhur opozitarizmin shqiptar në erë dhe duke dalë jashtë funksionit politik dhe sistemit demokratik të vendit. Nëse ka një krizë në këtë rast, ajo është vetëm e lidershipit të opozitës sonë, e cila në vend të Edi Ramës, hodhi në “Lanë” kontratën që kishte bërë me zgjedhësit e vet më 2017, për të qëndruar e për ti përfaqësuar në Parlament, deri më 2021.

2.- A jemi në krizë kushtetuese?

Nuk e di se çfarë ka patur pararysh qytetari Nr. 1 i Shqipërisë, me termin “krizë kushtetuese”, sepse ai nuk haste as në të famshmin “Fjalori politik” i Oxfordit dhe as në ndonjë fjalor tjetër. Megjithatë, nëse me këtë kuptohet “kriza e legjitimitetit” të qeverisjes, sipas Jurgen Habermas i “Shkollës së Frankfurtit”, kjo ka të bëjë me teori që skanë asnjë lidhje me situatën aktuale në Shqipëri. Nëse z. Meta e ka fjalën për funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, ai e di shumë më mirë se gjithë ne të tjerët, se kemi të bëjmë me një situatë të përkohshme e cila mund të zgjidhet më shpejt edhe me kontributin e tij konstruktiv. Megjithatë, deri atëherë në një Republikë Parlamentare si kjo jona, ai vetë është edhe “garanti i Kushtetutës”. Ndaj, nëse ka një krizë në këtë drejtim, nuk e besoj se pa dashje z. Meta e ka patur fjalën për institucionin e Presidentit të Republikës!

3.- A jemi në krizë institucionale?

Për ta kuptuar se dalja e opozitës sonë nga sistemi i një demokracie funksionale, nuk ka lidhje me mirfunksionimin e institucionit të Parlamentit, mjafton që të japim dy shembuj të njohur: E para, suksesi i votimit të Ligjit “Për Dekriminalizimin” që ishte një iniciativë e PD dhe e mbështetur nga ndërkombëtarët. E dyta, reforma zgjedhora në të cilën mazhoranca ka deklaruar prej shumë e shumë muajsh se e fton opozitën që të shkruajë çdo garanci që ajo kërkon mbi një letër të bardhë. Por edhe pas kësaj, ajo e bojkotoi sistematikisht komisionin e posaçëm. Çka do të thotë se kriza nuk është institucionale, por për interesa e halle politike krejt personale të lidershipit të opozitës sonë.

Ndaj, nëse ka një krizë në gjithë këtë histori, ajo është kriza e një pjese të elitës së vjetër të klasës politike në opozitë, që kërkon që hallin e vet personal të na i shesin si hall kombëtar, me ndërmjetësinë edhe të Presidentit të Republikës!

6 komente në “Për natyrën e “krizës sonë Presidenciale”!”

  1. TURP. says:

    Palo- president.?

  2. Riza Cerova says:

    ILIR META TURPI = BETINO KRAKSI I SHQIPERISE

    ME VJEN TURP PER KETE PALO PRESIDENT HAJDUT E VETEKAPUR NE FLAGRANCE ME ZE E ME FIGURE ME 700 MIJE EURO FAQJA E BLLOKUT E 64 VIDEO TE TJERA ME DUAR NE PRESHIN E KUSARISE !

    ILIR META ESHTE TURPI…. BETINO KRAPSI I SHQIPERISE !
    HAJDUT, KUSAR I PANGOPUR… KRYEMAFIOZI I SHQIPERISE !

  3. Spinoza says:

    E verteta ka nevoje per ze.Ne kohera te ve¢anta ,si kjo ajo do thene me ze te plote.
    Shkurt dhe sakte,artikulli i Zotit Peza.
    E verteta eshte vetem nje.Me fakte dhe argumente.Nje sugjerim kam per Zotin Baze:Artikuj te tille qe pasqyrojne te verteten duhen perkthyer ne disa gjuhe te tjera,perve¢ se ne anglisht.Jo pse jemi te obsesionuar se ¢’ mendojne te huajt,por te thuhet e verrteta e vertete per te kuptuar edhe nderkombetaret lojen e piset qe po behet me teatrin qesharak te kukullave : Lulja dhe Mona dhe me teatrin tragjik qe po luhet ne prapaskene : Sala dhe Like Floriri ,qe per fatin tone te zi e kemi president,sepse me zgjedhjen e tij president ,socialistet i varen ujkut mel¢ite ne qafe..Mesazhi qe jep prapaskena eshte per t’u dhene energji protestuesve nje mesazh shume ogurzi: “O burra ,tym edhe flake Shqiperine si ne 97-ten ,se ndryshe s’fitojme dot!
    Edhe njehere keshilla ime: perkthejini per lexuesin e huaj kete dhe shume Artikuj te qelluar te Temes,te qelluar,sepse thone te verteten dhe e verteta ka nevoje per ze ne kete kohe,tani…

  4. ALBAN DEGA says:

    Falje publike popullit tim

    ILIR META DUHET TE BEJE TRE HAPA
    PARA !

    – Turpi i Shqiperise… E perdhos shqiponjen dykrenare dhe Flamurin kombetar!

    – Kryemafiozi apo Betino Kraksi i Shqiperise

    – U kerkoj falje publike shqiptareve qe dy kryeartikujt e mi tek Koha Jone e Nikolle Lehesit te tij sot e bene kryeminister te Shqiperise! … E kisha njohur ndryshe !

    Se pari, eshte turpi i Shqiperise i vetekapur ne flagrance me zerin e figuren e tij me bllok ne dore me 700 mije euro faqja ! Dhurimi dhe mbajtja e postit qe mban eshte ne kundershtim te plote me Kushtetuten e Shqiperise, aq me teper per qendrimet e tij destruktive, rrenimtare, partiake te njeaneshme politike.
    Se dyti, tu ktheje shqiptareve parate e pasurite e vjedhura atyre me Banden e tij te pangopur me djersen dhe gjakun e shqiptareve si dhe vete LSI-ne qe e ka kthyer ne nje ciflig, prone private pa tapi dhe gjobvenese te familjes se tij biologjike. Bashke me to edhe parate e shqiptareve per turizmin e tij diplomatik presidencial per gjoja cmimet nderkombetare, veprimtari lokale dhe konferenca qe nuk kane asnje vlere dhe asnje lidhje me postin e detyrat e tij si President I Republikes si Shqiperise apo interesat e shtetit shqiptar !
    E treta e verteta, ti dorezohet ligjit e drejtesise per kusarine e korrupsionin e tij masiv dhe si shkaktar intelektual i masakres se 21 janarit 2011 me 4 te vrare, qindra te plagosur, rrembyer me dhune e torturuar nga “ Xhuponet e Zinj” te Sali Berishes e 4000 plumba te zbrazur nga Garda Pretoriane e qeverise Sala- Meta, ne shkelje flagrante te ligjeve dhe Kushtetutes se Shqiperise dhe atyre nderkombetare ! Deklarata e tij raciste per protestuesit dhe popullin e vet si “ Kokepalaret” eshte akt diskriminues, fyes dhe destruktiv i nje politikani, qeveritari, deputeti ndaj popullit shqiptar qe shkel te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, barazine e qytetareve para ligjit dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise !

  5. Spinoza says:

    Sakte!E verteta e vertete.Fakte dhe argumente.
    Nje keshille: Shkrime si ky dhe te tille te perkthehen ne gjuhe te tjera,jo vetem ne gjuhen angleze per lexuesin e huaj

  6. Spinoza says:

    Sakte.E verteta e vertete! Fakte dhe argumente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje