Nga Andi Bushati
Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale, që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat po prishin imazhin e Shqipërisë.
Deklarata e tij, se do duhej të jepte edhe 200 shfaqje plus për të zhbërë pamjet e një gome të djegur në mes të Tiranës, është kthyer parsh dhe mbrapsht, kryesisht nga idhtarët e opozitës.
Disa i kujtojnë se askush nuk e ka caktuar atë gardian të imazhit të vendit dhe prandaj nuk ka pse shqetësohet që të paguhet edhe për 200 koncerte më shumë.
Të tjerë e krahasojnë me masat dhe peshat e këtueshme, duke i kërkuar se pse nuk turpërohej për hashashin dhe trafikun e drogës, por ngre zërin ndaj njerëzve që protestojnë kundër tyre.
Ka që shkojnë edhe më tej dhe e fusin padrejtësisht në aradhën e pafundme të artistëve të oborrit, që ky vend ka prodhuar me shumicë.
Të gjitha këto në fakt, janë përcaktime sa sipërfaqësore, po aq dhe të bëra në zemërim e sipër. Ato, të mara së bashku, janë rrjedhojë e disa keqkuptimeve.
Këto keqkuptime gëlojnë së pari në vetë kokën e tenorit të famshëm nga Elbasani.
Shqetësimi i tij, se një gomë e djegur në bulevard mund të përdhosë emrin e Shqipërisë, buron nga një propagandë e neveritshme e të gjitha pushteteve, sipas së cilës nuk duhet t’i tregojmë të mbathurat tona të palara në publik. Po ta shikojmë me vëmendje të njëjtën gjë bënin berishistët dje kur ishin në pushtet dhe të njëtën gjë bëjnë rilindasit sot pas protestave të opozitës.
Thelbi i kësaj teorie përmblidhet në shprehjen e Edi Ramës se “për shqiptarët nuk flas keq në gjuhë të huaj”. Sipas saj, “botës” i duhet treguar një fytyrë e rreme, të huajt duhen gënjyer për çka është në të vërtetë realiteti shqiptar. Ata duhet të na njohin vetëm për zërin e Saimirit apo të Ermonelës, për sparkatat e Elseid Hysaj apo qoftë edhe për pozat e nxehta toples të Rita Orës, por kurrsesi për atë çka jemi në të vërtetë.
Kjo klishe që është krijuar që prej kohës së Rilindjes Kombëtare, që u çua në ekstrem nga komunizmi, është ruajtur me forcë edhe nga politikanët e sotëm në pushtet, aq sa është shndërruar në një dogmë. Pikërisht kjo dogmë është ngulitur edhe në kryet e Saimir Pirgut dhe faji i tij i vetëm është se e ka përtypur me naivitet atë. Thjesht si një tenor, që ka shumë çka tjetër për se ta vrasë mendjen, sesa për problemet e ndërlikuara të funksionimit të shoqërisë.
Një keqkuptim i dytë, i cili gjithashtu vjen nga një kohë që e kemi lënë pas, është ai për rolin e artistit dhe misionin që ka ai në raport me kombin. Askush nuk do kishte pasur guximin t’i kërkonte Gabriel Garsia Markezit edhe 200 tregime më shumë, për të zbehur imazhin që Kolumbisë i pati lënë Eskobari. Askush nuk do kishte tentuar t’i kërkonte Zherar Depardjësë 200 role plus, për të fshirë nga kujtesa djegiet dhe thyerjet që bënë jelekëtverdhët anekënd Francës. Askush nuk do t’i kishte kërkuar Çelentanos të rikthehej në skenë, për t’i fshirë Italisë imazhin e ksenofobit që po i mvesh një racist si Salvini.
Po ashtu dhe Saimir Pirgu nuk ka pse e mban këtë peshë mbi supe. Ai, Dua Lipa, Hamdi Salihi, apo qoftë dhe vetë Kadareja, janë të zhveshur nga kjo përgjegjësi. As ne nuk kemi të drejtë t’ua kërkojmë atë, as ata nuk na e kanë borxh. Ata mjaftojnë të jenë ata që janë, të synojnë kulmet në karrierën e tyre dhe duke i bërë mirë vetes, në një farë mënyrë do të arrijnë të përmendin për mirë edhe Shqipërinë. Askush nuk i detyron për më shumë. Sepse veshja e këtij kostumi prej superheroi, që mëton të transformojë imazhin e një kombi të tërë, më shumë sesa të dobishëm, mund t’i shndërrojë në qesharakë.
Një tjetër keqkuptim, disi më i koklavitur dhe më i vështirë për rrugën që ka zgjedhur të marrë në jetë dhe për formimin me të cilin është mbrujtur Saimir Pirgu, është ai nëse protestat, qofshin ato edhe të forta apo radikale, janë bekim apo mallkim për imazhin e një vendi?
Sot është e vështirë të thuhet se popujt që guxuan të ndërmerrnin, aspak në mënyrë paqësore, pranverën arabe për të transformuar shoqëritë e tyre, kanë vulosur një imazh të keq për veten. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për serbët që ia mësynë godinave qeveritare për të rrëzuar Millosheviçin apo për ukrahinasit dhe gjeorgjianët që u sollën po njësoj në revolucionin e portokalltë apo të trëndafilave.
Pra debati se kush gëzojnë imazh më të mirë, ata popuj që duan të ndryshojnë, qoftë dhe me çmimin e gomave të djegura apo të xhamave të thyer, apo ata të tjerët që janë të gatshëm të nënshtrohen duke duruar një letargji vdekjeprurëse, e ka marrë tashmë përgjigjen.
Por natyrisht, ky debat elitar, këto kontradikta me të cilat argëtohen intelektualët, këto dilema që mundojnë sa filozofët, po aq edhe sociologët, nuk janë shqetësimet e përditshme, as brumi me të cilin është mbrujtur Saimir Pirgu. Preokupimi dhe talenti i tij kanë qenë të tjera.
Që nga ditët e largëta kur merrte mikrofonin dhe këndonte në dasmat elbasanase e deri në pikën kur Klaudio Abado e mori pas vetes, duke thënë se ky djali do të jetë Fernandoja im, investimi i tij ka qenë për vokalin, sjelljen skenike dhe përvetësimin e repertorit të më të mëdhenjve të globit. Dhe aty vërtet ka shkëlqyer me koston e lënies pas dore të një pjese shqetësimesh që kanë të vdekshmit e tjerë, si ato për politikën, demokracinë dhe zhvillimin shoqëror.
Gafa e Saimir Pirgut ishte se këtë herë, ai përdori atunë që i ka dhënë talenti i tij i veçantë për të zbarkuar në një fushë ku është më i zakonshëm sesa të zakonshmit. E në këtë botë, që nuk është e tija, ai duket si një personazh i çakorduar. Aty ai ngjan me atë vizatimin brilant që Milosh Forman, tek Amadeus, i ka bërë Moxartit të vet: Një gjeni i pakrahasueshëm në skenë, por fëminor dhe gati qesharak mes intrigave të oborrit mbretëror.
E tillë ishte edhe përpjekja e Saimir Pirgut për të hyrë në një fushë që nuk ishte e tija. Aq e papërshtashme dhe aq e pavend, sa do të qe edhe gjykimi i roleve të tij nga urdhëruesit e djegies së gomave. Sepse reagimi i Pirgut për to është i barazvlefshëm me gjykimin që mund t’i bënte Monika Kryemadhi “Rigoletos” apo Flamur Noka “La Boheme”.
Prandaj si i tillë, ai as nuk duhet anatemuar dhe as nuk duhet paragjykuar. Pirgu i sharjeve ndaj tij është i pavend. Ofendimet si artist oborri janë të ekzagjeruara. Paranojat se i shërben dikujt apo po përdoret prej një tjetri janë qesharake.
Ai thjesht duhet justifikuar si dikush që zbret si ufo në një botë që nuk e njeh. Si dikush që merr guximin të mos heshtë për gjera që nuk i kupton, duke harruar për një çast se e ka të pamundur të jetë më shumë sesa një tenor i madh. /Lapsi/
Kelysh buce komentet e kujt te militanteve dy lekesh si puna jote? Ata dhe ti te jetoni 1000 vite nuk do arrini dot ate qe ka arritur ai.
Po me Pirgun cpate? Gjuha e urrejtjes se ketij njeriu nuk ka cak. Kritiko po mos nderze! Me kete gjuhe ky kerkon te ktheje rroten e historise mbrapsht. Arsyet i di vetem ky po kjo eshte lufte per jete a vdekje.
Mirë e ke thënë Bushat.S.Pirgu zbret në një fushë që nuk e njeh.Si Moxart,intrigat e oborrit.
Tamam!Saimir,i larguar prej vitesh mban në zemër vetëm dashurinë për Shqirtinë dhe nuk e di se që atëherë ky vend është mbushur e vazhdon të mbushet me maskarenj,batakçinj dhe antishqiptar si ty dhe skota jote!.
As që i shkon në mend këtij artisti të madh i cili suksesin e tij e ka ngritur mbi talentin ,punën dhe ndershmërinë,ndërkohë që ti dhe shumë si ty jetoni mbi shpifjet,intrigat,spiunllëqet,përbaltjen e Shqipërisë,duke bërë bilance të përnaçme se sa fituat me këtë mënyrë shërbimi ndaj padronëve dhe duke vrarë mendjen se çfarë të zezash dhe paudhësish më të mëdha mund ti bëni këtij vendi për të fituar më shumë.
Ky merret me te gjithe dhe per cdo gje dhe cakton dhe fushat,se ky vete ,si nje nder me te mencurit qe eshte luan ne te gjitha fushat,keshtu eshte kur ja ben vetes me sy,po vjen nje moment,qe duke kercy hu ne hu,te hyn ndonje hy ne by…,qe ska doktor qe ta nxjerr
Po o nipi i Hysniut. Ty te pëlqen rrëmuja se kështu të del mëllefi që ke. Por ajo do ndodhi kur të hypi gomari ne cati
O Bushat kurva! Ku e merr kete te drejte te marresh neper goje ke te mundesh? Njerez te nderuar qe nti nuk meriton as t’u afrohesh! Mjaft Andi ne te ka ngelur edhe nje fije mend ne koke dhe ne emer te Zotit apo Allahut kujt i beson ti neqoftese,pervecse Saliu dhe Meta te kane zene per gryke!
Ti Andi je kelyshi I PD dhe prandaj shkruan vend e pa vend, njerzit si puna jote jane kote ne kete bote.Ti nuk mund te thuash se::: Nuk mund te jete me shume sesa nje tenor I madh:: Ai ne radhe te pare eshte Shqiptare dhe se I dhimbset atdheu I tij. E dyta ate qe thote ai e thote me gjithe zemer sepse imazhi Shqiperis dhe I Shqiptarve prishet me keto qe po ben PD dhe kamikazet e saj, si edhe TI
Prandaj shkrimin qe ke bere jepja Sales ,Lulit dhe Monikes se ndoshta nga ata mund te fitosh dicka
Por Maskarai ngelet mascara deri sa ti vije Vdekja, Sahan lepires,Bythe lepires I taborit te Saliut dhe te shtuquajtures PD
Nuk ka ofendim me te madh se sa nje personazh neperke si A.Bushati te te analizoje,te te gjykoje.Ky megalloman injorant e quan vehten analist kur ne fakt eshte nje funderine njerezore jo vetem si karakter dhe moral ,por edhe si person qe perdor fjale shqip per te formuluar fraza.Ky mi i ndyre qe ha mbeturinat e qelbura qe kafshet politike te Tiranes ja hedhin si shperblim,analizon Pirgun dhe personazhe te tjere me meshire,sikur i mbron,kur ne fakt i ofendon si nje rrugac tipik berishist.Sepse kohet e fundit rrugacet berishiste,ashtu sikurse banditet kemishmurrme hitleriane,vertiten neper Shqiperi per ti vene flaken vendit.Dhe mbas zjarrvenesit udheheqes Berisha dhe banditeve te tjere si Basha ,Lubonja ,Mona,A.Bushati,Zheji,Rakipi dhe nje tufe kriminelesh te tjere politike e mediatike qendron plani per ti vene flaken Shqiperise per llogari te serbeve dhe te tjereve qe paguajne mire .Mero ,ben mire ti mbash larg keto goje te helmuara nga gazeta .E kuptoj qe te duhen numerat per lexues,por cdo gje ka nje kufi.Tu japesh hapsire ne shtyp Bushateve eshte njesoj sikur tu japesh te drejte banditeve te hedhin benxine mbi zjarrin qe kerkojne ti vene Shqiperise .
Saliu doktori i Hysniut Andi bytha nipi i hysniut nje lidhje shpirterore paci faqen e zeze per cfar i beni shqiperise
KA THENE SHUME MIRE KY sAIMIR O LEGEN
Mbete Buf Kenete.Qepe o Ndyresire e Bllokut!!!.Saimiri shpreh nje shqetsim real per te mire te Shqiperise kurse Ti O Legen do ti hedhesh problemit benzine ,po do te djegin dhe Topet e tua.
Ti Andi Bushati ndjen nje urrejtje te thelle deri ne palce per Edi ramen e sic thote Kun Fu Xe (je injorant e as qe e di se kush eshte) “…kur urren don te thote se ai qe ti urren te ka mposhtur”. Nga urrejtja qe ushqen per Edin, te jane erresuar syte deri ne ate mase sa urren popullin e vendin tend.Me vetdeshire ke damkosur veten me damken e turpit perse gjalli e me tej edhe sevdekuri!
Andi . Je brilant ne arsyetimin tend . Kjo histori me sjell ndermend Stefan Cvajgun me Novela e Shahut . NJe femije idiot qe nuk bente dot dy fjale bashke kishte nje prirje te lindur per te luajtur shah duke mposhtur edhe kampione me shume intelekt . Ne fushen e shahut kampion ne jete nje idiot po kampion . Keshtu edhe ky ish solisti i tallavase ne dasmat Elbasanase kerkon te komentoje gjera qe as i kupton duke dale nga fusha e vet e duke u bere qesharak . Krahasimi per 200 tregimet harac te Markezit per te kompensuar imazhin Eskobarper Kolumbine , nje perle e vertete . Pergezime .
Kujtoja se nuk i lexonte rrjetet sociale, perfshi dhe komentet per shkrimet e tij, po i lexoka qe c’ke me te.
Vecse reagon per ato qe i vijne pas volles.
Tani paska mare te gersheren e censorit dhe po u pret gjuhen Pirgut, Kadarese, Salihit e me radhe.
Sepse te drejten e fjales e ka vetem Andi dhe rrethi i tij elitar-cfare elite, o tepora, o mores!- sigurisht e perbere nga lubonjat, zhejët, shkullaket, market, gjekmarket e lelelerat (!)
Njerez, ju kam dashur, por mooos ini vigjilente! Se per ju mendon andushi, tosushi, mandushi, markushi, takushi, blendushi dhe ca usher te tjere qe kane mbire ekraneve dhe duke folur, u a kane mbyllur gojen shikuesve.
E kur ndonjeri thote dicka ndryshe prej tyre,si ky Pirgu, ja c’u pret!
Mire e ka Andushi, sot e tutje te gjithe ata qe flasin per politike duhen licensuar nga Andi me shoke qe dine shume nga ajo pune. Jo vetem kaq por edhe pasi te jene licensuar fjalimet duhet ti shikoje Andi me shoke, ti beje korigjimet e duhura dhe pastaj mund ti shkruajne ne ndonje gazete me leje po nga Andi. Se keshtu eshte bere keq fare, se merr vesh qeni te zotin.
Dhe ketyre tipave, artista, sportista e shkencetare nuk do tu jepet license se jane shume te zene me punet e tyre dhe i bejne keto punet e politikes shkel e shko.
Pa licence do lejohen te flasin vetem berberet dhe shoferet e autobuzeve/furgoneve per aresye qe vetkuptohen.
Shkrim i sakte. Ka shkruar taman ate qe duhet.
PS : Andi Bushati, e pranoj qe mund te jete gjithcka, por jo klysh i Saliut.
Perseri legeni i bllokut ndonese ka qene i mitur e kryekrimi Shqipetar ka luajtur me te pas eleminimit te gjyshit si ka dash e kur ka dashtun!Me siguri do ti kete tepruar ndonje shiringe e mbushur nga ku e ka frikuar gjithe jeten kete vogelush qurranjos bllokmen qe shqiperine nuk e kupton dot pa drejtimin e agjenteve te gjyshes!Ndaj edhe ai sa here qe shkruan redaktimin ia bene xhaxhi Saliu!Edi RAMES ti hani ate qe s’thuhet nga e hena ne te shtune or majmune!Kjo lufte eshte midis mesjetes dhe qyteteriit ndaj edhe populli e ka kuptuar dhe do ju çoje atje ku keni vendin orplehera qe e morret kete vend peng prej mes 28 vite e tash me dokumenta falese mendoni se e keni prone te tuajen!Ndajleri ironit e shakate or legen blloku se do te ta bejne si Tritanit ne Lushnje ndonese nuk keni dert ju pasi keni fabriken qe ju prodhoi nga pas !Poshte diktatura e budallenjeve e debilave te bllokut!Populli ka nje fjale te urte “po shkove per by…e. do e hash ne my…e!
Perhere loqe mbete, o Andi!
pa mend ke qene,pa mend mbete.
Te pakyen ata qe te njohin e provojne kete qe them
Kush je ti more qe i jep te drejte vetes per tu treguar te tjereve per “gabimet fatale” qe gjoka bejne te tjret si puna
Pirgut. Ti sja ke idiene te drejtes se fjales te tjetrit per te pasur nje mendim tjeter qe nuk te pelqen ty. Pirgu ka shprehur mendimin e tij modest sesi per shumicen e Shqiptareve qe jetojne jashte atdheut duhet te justifikojne marrezite e politikes dhe shtypit idiot shqiptar qe e ben me deshire dhe lumturi katranosjen e diskretitimin e vendit te tyre sikur ter ishin serb apo rus/grek/maqedonas etc…
Kush je ti more qe i jep te drejten vetes tu rrokanisesh koken shqiptareve me genjeshtra dhe gjysem te verteta idiote per gjoja mungesen e demokracise ne shqiperi. Shqiperia ka qindra probleme e veshtiresi e ngelet ende nje nder vendet me te varfra te Europes por per kedo Shqiptare qe viziton vendin sheh evoluim e zhvillim normal. Cdo idiot qe ben thirje per revolte dhe per veprime te dhunshme, perfshire marrezine vete-vrasese te djegjes se mandateve eshte ose nje bukeshkale i shpifur ose megaloman koke bosh – ne rastin e Bushatit me duket se i ka te dyja. Ne nje vend normal europian Bushat i duhet te ishte ne gjyq per gjithe te pavertetat dhe fyerjet e ofendimet qe leshon per individe te caktuar si dhe do te ndiqej per nxitje te dhunes dhe revoltes ndaj institucioneve demokratike. Ka ikur koha kur dhuna e Lumpenit te marre institucionet dhe eshte fatkeqesi dhe idiotesi e cdo grupi politik qe ndjek si linje politike brockullat delirante dhe plot mllef te dyshes Bushati-Lubonja. Shqiptaret duhet te pyesin veten thjesht cfare valle kane bere Bushati dhe Lubonja ghjate gjithe karrieres se tyre ne te miren e Shqiptareve, pervec shkrimeve masturbuese plot mllef e urrejtje per kedo qe te pakten eshte i zgjedhur nga nje pjese e popullit. Shkrimet e tyre pseudo-intelektuale jane thjesht per egon e tyre te dhjere dhe ndoshta edhe per ata qe i paguajne!!!!!!
O Andi !
Shkurt dhe qarte :
I hengesh m**** Saimirit dhe te gjithe shqiptareve kudo qe jane, ndersa ju, antishqiptaret ja hengshi njeri- tjetrit…. sa te veni ne hale nje nga nje !!
Ti more nip krimineli dhe djale hetuesi te sigurimit flet per Shqiperine?
Ne punonim dhe ti bridhje Parisit
Ne hanim me tollon o llapaqen
Kush ja boton ketij keto shkrime me leke i harxhon kot
O cfare gatazetaresh ,o qu kenaqem kur lexon dhe ndegjone,bushatin ,buzhalen,lobon,matushin,artonin…..
ME GAZETARE SI PUNA E KETI DOBIÇIT TE KOMUNIZMIT UN FSHI BYTHEN .O MERO BEJ BLLOK KETI KLYSH KURVE QE MOS TJA DEGJOJM ME EMRIN HALES
Thjesht dhe vetem kompleks inferioriteti, nje nder semundjet me shkatrruese per psikiken e njerezve te pazote, te paafte dhe qe jane mesuar te jetojne ne kurrizin e te tjereve (nuk eshte e pakte te humbasesh pergjithnje te gjithe ato privilegje te pamerituara te ish Bllokut).
SaimirPirgu eshte vlere e Globit…
Takova nja dite Gim Lleshin dhe psi folem e zum ne goje çunat e bllokut ,i erdhi radha edhe Andit!AI me tha per te:Mua me nbajnin er me trapin e bllokut por ky paska qene me trap se une!
Hysni Kapo, koha jote mbaroi.
O Andi , O nipi i Hysniut
O lloturaku i saliut,
Vlera jote as sa m. Sairit.
esht e vertet qe si puna jote (ashtu si pershkruan më lart) mendojn disa po jeni shum pak. Tenori ka te drejt se vajtëm qysh kur u hapen kufijt qe jemi ber gazi i botes me akrobacitë qe kemi ber. në çdo pik kufitare apo kudo që tregojm pasaporten na shohin me sy tjeter. kjo fale edukates qe na kane dhene qeveritë tona gjate viteve. ne si popull duhet qe per shum dekada te degjohemi per mir qe te na pranojn te huajt me te drejta te barabarta. te bashkpunojn opozita me qeverin me qetesi dhe te zgjidhin problemin e shtetit te se drejtes. historia na ka mesuar qe ne pergjithsi ndershkimi vonon po s’harron.
Vendosa te ik nga shqiperia se nuk e shoh dot kete Bushatin dhe ca anal-thithes te tjere
O Andi Bushati….! Perse je bere kaq cinik mor djale?…Perse nuk e lane gojen para se te flasish per Saimir Pirgun?..Perse shkon e qemton shembuj qe nuk e zbehin fare deklaraten e Saimirit?Perse ne cdo artikull tendin ka pak apo shume helm..?…I lexon komentet? E ke ktyer ndonjehere koken prapa,nga vjen,kujt i perket,kush te beson? Perse e zgerlaq ate cike talent qe ke per te shkruar?…..Ti qofsh,vazhdo se tek varri do te ngrejne nje monument me topa muti per te te nderuar per cfare ke shkruar!