Nga Eduard Zaloshnja
“Opozita është frymë, nuk është çështje numrash”. Kjo është një klishe e përdorur shpesh në debatin publik shqiptar. Por pyetja që lind në këtë rast është sesi mund të përcaktohet nëse fryma opozitare është e fortë apo e dobët. Sepse në vetvete, ky përkufizim është shumë efemer.
A e masim dot frymën opozitare me nivelin e oratorisë së udhëheqësve të saj? Po të përdorej ky kriter, partia e Blushit duhej të kishte marrë 200 mijë vota e jo 20 mijë… Le të kujtojmë se oratoria e Blushit kundër Ramës në Kuvend dhe në studio televizive spikaste ndjeshëm në krahasim me opozitarët e tjerë. Gjithashtu të mos harrojmë se oratoria e Ramës në 2009-ën ishte po aq e spikatur sa në 2013-ën. Por u desh patjetër bashkimi i tij me Metën (që e kishte anatemuar deri atëherë), për të ardhur në pushtet…
A e masim dot frymën opozitare me platformat, programet, projektligjet e propozimet që bëjnë partitë opozitare? Problemi është se ato i dëgjojnë dhe i lexojnë me vëmendje vetëm një pakicë e vogël njerëzish. Edhe në një vend të zhvilluar si SHBA, 80% e pjesëmarrësve në votim votojnë në mënyrë emocionale, dhe vetëm 20% në mënyrë racionale…
A e masim dot frymën opozitare me numrin e njerëzve të rinj që vijnë në krye të partisë? Po të ishte kështu, KOP-i i PD-së duhej t’i kishte siguruar koalicionit të Berishës më shumë se 41% të votës popullore në zgjedhjet e 2005-ës. Ai erdhi në pushtet vetëm falë ndihmesës së LSI-së, e cila i prishi punë PS-së në të paktën 18 zona elektorale…
Të gjitha këto pyetje na çojnë tek numrat, të cilat, në fund të fundit, janë ato që vendosin në demokraci.
Sot do mund të thoshim se ekziston një frymë e fortë opozitare, në qoftë se një kompani serioze ndërkombëtare do të bënte një sondazh, nga i cili do të rezultonte se opozita e bashkuar ka aktualisht 1 milion vota. Në atë rast uragani opozitar do të ishte i papërmbajtshëm, sepse maksimumi i votave që ka marrë PS-ja është ai i parvjetshmi – 765 mijë.
Ndërsa në qoftë se sondazhet tregojnë një raport votash 53%-47% ose 52%-48%, jemi në kufijtë e marzhit statistikor të gabimit (sondazhet, me përkufizim, nuk janë instrumente precizë). Mos të harrojmë se parvjet PS-ja arriti të mbledhë në kutitë e votimit vetëm 48% të votës popullore, por ishin përthyerjet e sistemit elektoral rajonal dhe mënyra e rreshtimit të partive në garë që i dhanë asaj 53% të vendeve në Kuvend (74 mandate).
Një mënyrë e tërthortë e matjes së frymës opozitare në popull, kur zgjedhjet e programuara janë larg, është pjesëmarrja në protesta spontane antiqeveritare. Partitë opozitare kanë dekada që kanë demonstruar aftësinë për të sjellë në Tiranë me autobuzë e furgonë, dhjetëra mijë militantë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Ata punojnë me javë të tëra qytet më qytet, për ta organizuar një prurje të tillë militantësh në bulevardin e kryeqytetit. Por është dalja spontane e qytetarëve në protesta ajo që demonstron frymën opozitare në popullatë.
Për shembull, qytetarët e Tiranës demonstruan frymën opozitare në dhjetor 1990 (edhe pse nuk kishte parti opozitare), duke shkuar 100 mijë tek Qyteti Studenti, për t’u solidarizuar me protestën e studentëve. Por kjo gjë nuk ndodhi në dhjetorin e 2019-ës, kur studentët protestuan para ministrisë së Arsimit…
Më 16 shkurt, bulevardi i Tiranës u mbush me dhjetëra mijë protestues, të sjellë nga opozita pas një muaji organizimi intensiv nëpër rrethe. Por kur opozita thirri një protestë spontane para Kuvendit, vetëm disa mijëra protestues u mblodhën…
Në dy dekadat e fundit, partitë opozitare shqiptare e kanë demonstruar aftësinë për të mbledhur militantë në protesta, e madje disa prej tyre, edhe të dhunshëm. Por asnjë parti nuk ka demonstruar aftësinë për të ngjallur një frymë të tillë opozitare, që brenda pak orëve të mblidhen 100 mijë protestues në shesh. Prandaj rrotacionet e fundit politike (2005 e 2013) nuk kanë ardhur nga fryma opozitare, por nga llogaritë e ftohta të numrave…(AFP.al)
Vazhdon Likja te te paguaje mire o sondazhist
Shume fjale per asgje
Futja pordhes kot
Po pra, lexo e lexo se ndoshta do merrja ndonje inofrmacion mbi sondazhet, larin, 2 faqe per te thene qe numrat jane te rendsishem.
Opozita nuk eshte fryme, por pordhe. Bile nuk eshte pordhe por fende. Sa me e qelbur, aq me e forte. Numrat e fortesise varjojne nga zero ne 100. Kjo e jona nga te tera anet dhe aparaturat shenon shkallen 100. Qelbi dynjanez! Era e saj mbriti deri ne Bruksel. Ka te dhena qe ka infektuar dhe Ameriken. Shkencetaret dhe parlamentaret Evropiane po mundohen te minimizojne efektet e kesaj fende. Ruset she Serbet po ferkojne duart.Shpresojne qe cernobili shqiptar te zhduki nga faqa e tokes kete race bastarde. Fenda o zoti Eduard, nuk eshte fryme, por mbyt frymen….
une do te thoshja qe eshte pordhe, se po te ishte fende nuk do te vriste njeri. Ja p.sh. luli me llogarite qe ben ne vend qe te qellonte kundershtarin (qeverine) qellon veten e tij dhe shkon ne te semes nje here e pergjithmon , pra vret veten me bythen e tij. Eh kjo u tregofte ne shekoj, ajo puna e cadres do te ishte lule para kesaj qe beri ne menyre kolektive .
Nuk thoshin kot me pare Olimbi, Olimbi jeta eshte llogari.
Nga cfare burimi ke nxjerre Ti se ne SHBA 80 perqind e popullit voton ne menyre emocionale?
Kjo nuk eshte as pak e vertete.Ne qe jetojme me dekada ketu nuk mund ta pranojme ate qe thua ti.
Mos u mund o te genje she njerzit per pak para qe te japin ty ata qe nuk duan qe Shqiperia te ingranohet ne Europe.
Njerzit votojne para se gjithash duke u njohur me objektivat qe shpalosin partite ne zgjedhje,a i pershtaten premtiet qe behen gjate kohe se fushate dhe sa ato mund te behen realitet.Prandaj pjesa me e madhe e votueseve voten e tyre e perdorin shume seriozisht dhe me efektivitet.
Duhet te dish Ti Eduart Zaloshnja,se e vetmja gje shume serioze ne ShBA eshte e drejta e votes dhe serioziteti i saj per tu perdorur ne fushate zgjedhjesh
Ti azio qenke nj nga 64 milione votuesit joemocionale amerikane. Se shba ka 320 milione banore…
Sa të mçefët e ka mesazhin Zaloshnja, është i sofistikuar shumë. Po thuaje shqip o burre, me dy rreshta: O Rame, jepi ndonje post LSI se u thame për koren e bukës.
taku, ku e ke shtepine ne Bythore?
Jo tek p. i sateme i nderuar Kar Dashes
Te fala Taku
Je nje derr trapi ti Eduard qe ja fut kot.
Kjo opozit nuk ka as frym e as numra.
Fal zotit se ndryshe Saliu Luli e Mona e Like floririt do kishin djegur Shqiperine.
O balosh(zalishnje) a e di ti se Rama ne 2013-en po te mos ishte lidhur me hajdutin meta do kishte marre mbi 75 deputet