Ndalim i papritur në Athinë i ministrit të Jashtëm venezuelian, spekullime mbi lidhjet Tsipras-Maduro

6 Mars 2019, 19:11Rajoni TEMA

Mediat greke raportojnë për lëvizjen e ministrit të Jashtëm venezuelian Jorge Arreza me një avion që është ngritur nga Caracas dhe është ulur në Athinë për katër në datën 2 mars.

Sipas këtyre raportimeve që referojnë burimet opozitare në Venezuelë, avioni në fjalë është ngritur në fluturim pa planifikim paraprak, në të njëjtën ditë që qeveria e Maduros nxori jashtë vendit një sasi të madhe ari.

Avioni iu refuzua ulja në Portugali dhe në Zvicër, por ju dha drita jeshile në Greqi ku kërkoi të bënte furnizimin me karburant.

Mediat greke shtojnë se ministri Arreaza ka qëndruar katër orë në dhomën VIP të aerportit dhe është takuar me një person të paidentifikuar që dyshohet se mund të jetë ose një zyrtar i ambasadës së Venezuelës në Athinë, ose një zyrtar i qeverisë greke.

Nisur nga lidhjet e vjetra të Syrizas me Maduron dhe më herët me Hugo Chavez, mediat dhe opozita greke kanë nisur të spekullojnë se lëvizja e arit është pjesë e një projekti për të financuar partitë e majta në botë.

Sillet në vëmendje një vizitë e ministrit aktual për Politikat Dixhitale, Nikos Pappas, njeriu më i ngushtë i kryeministrit Tsiras, në Venezuelë në vitin 2013 shoqëruar nga njerëz të specializuar në krjimin e kompanive offshore.

Gjithçka e pasqaruar ndërkohë që është zbardhur se destinacioni i avionit ka qenë Emiratet e Bashkuara Arabe.

2 komente në “Ndalim i papritur në Athinë i ministrit të Jashtëm venezuelian, spekullime mbi lidhjet Tsipras-Maduro”

  1. ME EMER says:

    CIPRA E KA DEKLARUAR SE ESHTE KOMUNIST . MJER TE BIJTE E ISH KOMUNISTEVE NE RRANGJET E LARTA TE QEVERISE SE VERTETE SHQIPTARE QE HODHEN PRINDERIT E TYRE POSHTE PA PIKE TURPI . KOMUNIZEM DO TE THOTE PUSHTET I VERTETE NE DUART E POPULLIT . KJO E ASHTUQUAJTURA DEMOKRACI ESHTE GENJESHTER E “XHANDARIT ” NDERKOMBETAR ..!

    1. trimi says:

      Nuk na duhet me komunizmi, pasi na pelqen te shohim se si burri martohet me butre, gruaja me grua, mashkulli te kthehet ne femer dhe femra ne mashkull. Na pelqen te shohim bulevardet e kryeqyteteve kryesore te europes mbushur me prostituta shqiptare, burgjet mbushur me te rinje shqiptar. etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje