Ramush Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

6 Mars 2019, 08:35Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sërish se ndryshimi i kufijve në Kosovë është një ide e hershme e Serbisë.

Ai në një intervistë për Lutfi Dervishin ne RTSH, ka thënë se ka qenë një ide e moçme e Serbisë, që të ndahet Kosova, një pjesë t’i jepet Shqipërisë dhe një pjesë Serbisë.

Ai po ashtu ka pohuar se edhe Putini është i interesuar me i ndryshuar kufijtë në Ballkan, sepse dëshiron ta rikthejë ndikimin në ish-shtet që kishte ndikim, BRSS-së.

Ai po ashtu tha se Rusia hedh shumë para në Kosovë, për të cilat tha se kanë informacione të mjaftueshme nga shërbimet sekrete të Kosovës dhe Shqipërisë, duke mos dashur të japë detaje tjera.

Kryeministri Haradinaj, duke treguar për pretendimin e Rusisë për të ndikuar në Maqedoni e Mal të Zi, tha se në Kosovë është më i vështirë ndikimi i saj, pasi populli ka të tjera qëndrime dhe është vend proamerikan.

2 komente në “Ramush Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe”

  1. Baliu says:

    Ide ruse dhe serbe, e promovuar nga Lopari i Brojes dhe financuar madje nga buxheti i Kosoves. Tash qe ajo ide e humbi “momentumin”, Lopari ben be e rrefe se eshte kunder saj, por ende i sillet neper koke. Meqenese eshte “kuadro e pazavendesueshme”, Lopari nuk ka skrupulla per ta luajtur nje loje te tille kunder shqiptarve.

  2. Analisti Amator says:

    O Ramush o Ramush! Te shte bere koka corbe. Mire me Serbine po me Shqiperine cpate…Kaq naiv ke qene ti sa nuk ke ditur qe Serbia ka punuar, po punon dhe do punoje per te miren e Serbise? Sot tu happen syte dhe po na tregon perralla. Termi “rregullim kufiri” qe perdor Thaci eshte term qe gjithmone perdoret kur shtetet mundohen te rregullojne problemet kufitare. Kjo perdoret jo pa qellim nga Thaci, por me kuptimin qe te dy shtetet e njohura reciprokisht nga njera tjetra, do merren edhe me kufijte(sic po merremi dhe ne ne Shqiperi). A ka synim Serbi qe te perfitoje sa me shume. Sigurisht qe po.
    O Ramush, nga ty nuk kerkohet te plotesosh deshirat e Vuciqit per te ardhur dreri ne Shkumbin. Nga ty Amerika te kerkon te bisedosh. Ti me naivitet foshnjor shkaterove bisedimet. Heqja e takses(qe ti e vure per te shkaterruar bisedimet), qe te kerkon Perendimi, eshte thjesht sebepi qe t’ja lesh Serbise dopjo gjashte ne dere. Jo, ti kemgul qe “dobici” eshte i joti dhe flet kodra mbas bregut. Flet per planet qe ka Srbija historikish, sikur ne nuk I dime, sikur bota nuk I di.
    O Ramush, a e kupton qe ketu eshte fjala te zgjidhet apo jo problem i “konfliktit te ngrire”. Amerika do ta zgjidhi, Gjermania jo. Amerika ka interes per te konsoliduar fitoren e saj dhe siguruar per kohe te gjate bazat e saj ushtarake…etj…etj. Gjermania nuk do sepse asaj I leverdise “konflikti I ngrire” sepse dobeson Serbine dhe rrjedhimisht mban Rusin larg Evropes. Po qe se konflikti do zgjidhet, Srbia do kerkoje edhe pjese nga Bosnja apo Kroacia. Sebia nga mike e Rusit do kethehet dore e zgjatur e tij ne Evrope.
    O Ramush a e di ti qe bota eshte nje komleks interesash?. Ti o Ramush ke zgjedhur aleate te gabuar. Je bere me gjerman se gjermani, deri aty sa te duket qe edhe “Shqiperia e Madhe” eshte ide e gabuar.
    O Ramush, mund te flase me gjate por e di qe eshte gabim. Hap syte e derezi dhe beju autonomy ne mendimin tend…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje