Paralajmërimi nga komandanti suprem i NATO-s në Europë: Ballkani në syrin e Rusisë

6 Mars 2019, 14:13Rajoni TEMA

“Situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e rajonit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë”, ka thënë komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Curtis M. Scaparrotti, gjatë një dëshmie para Komitetit për Forca të Armatosura të Senatit Amerikan.

 Scaparrotti, i cili gjithashtu është komandant Suprem i Aleancës i NATO-s në Europë, e ka quajtur Ballkanin një rajon me rëndësi strategjike përderisa ka folur para senatorëve edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë që është e zbatueshme për të dyja vendet, aktualisht janë pezulluar.

“Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë gjeneral Scaparrotti, duke nënvizuar faktin se Moska e kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran e përmes ndihmës politike, ushtarake dhe ekonomike mundohet të ruajë ndikimin e saj në Serbi.

Gjenerali e vuri theksin tek fakti që forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), e cila përfshin mbi 3 500 trupa nga vendet anëtare të aleancës dhe shtete të tjera, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit ne rajon.

1 komente në “Paralajmërimi nga komandanti suprem i NATO-s në Europë: Ballkani në syrin e Rusisë”

  1. Dash says:

    E di , e kupton dhe bufi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje