Shfaqja teatrale e arbitrave të Dukës!

6 Mars 2019, 22:11Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Që pas dhunimit të arbitrit, Eldorjan Hamiti, në takimin e javës së shkuar në Kamëz, Federata Shqiptare e Futbollit, u hodh e gjitha në sulm për të hequr peshën e përgjegjësisë së saj dhe për t’ia faturuar atë Policisë së Shtetit.

Menjëherë pas atij takimi FSHF-ja i përgatiti një deklaratë qesharake të ashtëquajturës Shoqatës së Arbitrave, nxorri në panelet e studiove sportive vartësit e saj, angazhoi dhe mediat pranë saj, në mënyrë që të hidhin sulme vetëm ndaj Policisë si përgjegjëse për dhunën- edhe pse organizatorët e këtij futbolli maskaradë, janë po këta personazhë dhe po ky Institucion.

Qëndrimi i sotëm i Shoqatës së Arbitrave ku vendosën bojkotimin e kampionatin tregon qartë se ata janë disa personazhë të kapur të cilët dhunohen në mënyrë sistematike nga ana e FSHF-së që t’iu binden urdhrave të tyre.

Qëndrimi i tyre ka të bëjë me faktin se FSHF-ja nuk ka këllqe që ta bojkotojë vetë kampionatin, duke treguar se janë një Institucion i mbushur me skutha, dhe kanë përdorur arbitrat për të marrë këtë vendim.

Nëse këta arbitra që pjesë e këtij sistemi korruptiv që ka mbëthyer prej vitesh futbollin shqiptar, do të ishin kaq shumë të merakosur për jetën e tyre, do të ishte mirë që të hiqnin dorë nga roli i sekserit që bëjnë me FSHF-në.

Siguria e një gjyqtari fitohet me vendimet e drejta që merr dhe jo me manipulimet që bëjnë në bashkëpunim me FSHF-në.

Siguria e tyre nuk varet aspak nga Policia apo e stjuardëve, por nga ndershmëria që duhet të shfaqin në fushën e lojës.

Ndaj, e kanë fare të lehtë çështjen e sigurisë: Nëse nuk do të shiten, nuk do të kenë, as dhunë dhe as probleme.

Mjafton të heqin dorë nga lekët e pista dhe urdhrat e FSHF-së!

Ps: Mos u merakosni nga pezullimi i kampionatit, do të jemi vetëm për pak kohë pa një lojë korruptive!

3 komente në “Shfaqja teatrale e arbitrave të Dukës!”

  1. Edmond says:

    Po te ndodhte ty ose vellait tend ajo qe i ndodhi atij albitri a do te flisje ne kete menyre? Dukesh se je i interesuar vetem per sport dhe politike dhe Jo per jeten e njeriut. Kaq ke . Kaq mund te thuash. Je per te te qare hallin.

  2. 5G says:

    Ky gazetari te mbysh menien.O pall gazetar,ketu si ne çdo fushe te jetes punet jane vari trapin,edhe futbolli po ashtu,por mos na bo qe fajin e ka vetem federata,arbitrat.Po presidentat e klubeve,qe 99%,jane pa shkolle,100% super injorante,100% mafioze,dhe te gjithe bejne pazare etj etj.Apo pse rri ti si zagar per nje çape buke,neper lokalet ku rrine presidentet e klubeve?

  3. Pano Zhonga says:

    Kush I vendosi regullat qe policia mos te jete ne stadium?
    Mos valle te njejtet njerez qe kerkojne policine sot?
    Mos eshte kjo nje levizje e opzites per te nderprere cdo aspekt te jetes ku te mundet/.

    Zgjodhen me te lehten-Mziun dhe dhe disa cecene te tij!

    Te fala Avni Rustemi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje