Manchester Untied ka bërë mrekullinë në ndeshjen e dytë të “Champions League” përballë PSG-së duke u kualifikuar për në fazën tjetër, pavarsisht se humbën në takimin e parë të zhvilluar në Angli.
Të besuarit e Solskjaerit triumfuan me rezultatin e 1-3, që u mjaftoi “Djajve të kuq” të arrinin fazën e 1/8-ve të këtij kompeticioni, duke hedhur poshtë humbjen e ndeshjes së parë në “Old Trafford” me rezultatin 0-2.
“Djajtë e kuq” arritën që të ndiznin shpresën për një kualifikim që në minutën e dytë të takimit ku sulmuesi Romelu Lukakau shënoi në portën kundërshtare pas një gafe të mbrojtjes së PSG-së.
Megjithatë, reagimi i vendasve erdhi menjëherë me anë të Bernat që barazoi gjithçka në minutën e 12-të pas një asisit spektakolar të dhuruar nga talenti Mbappe.
Do të ishte sërish Lukaku që 15-minuta para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes do të kalonte sërish në avantazh United pas një gafe të Buffon.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, miqtë fituan një 11 metërsh që u konkretizuar në mënyrë të saktë nga ana e Rashford që shënoi dhe i dha kualifikimin e madh skuadrës së tij.
Një kualifikim mëse i merituar për United, ndërsa PSG-ja merr një goditje të rëndë duke u eleminuar shumë shpejt nga ky kompeticion edhe pse shiheshin si favoritët kryesorë.
Më poshtë golat e takimit PSG-Manchester United. (TemA)
Goli i katërt i shënuar nga Rashford
Goli i tretë i shënuar nga Lukaku
Goli i dytë i shënuar nga Bernat
Goli i parë i shënuar nga Lukaku
Kualifikim i merituar? Ore loqe po vetem penallti nuk jepej ajo gjuajtje qe po shkonte ne hene.