Pendesa e Qarrit: I kërkova direkt falje Hamitit, hiqini ato pamje nga mediat

7 Mars 2019, 20:47Sport TEMA

Naim Qarri në një intervistë ekskluzive për “Topchanel”, tashmë që ai ndodhet në shtëpi pas marrjes së masës së dënimit, nuk e beson se ajo dhunë ka ndodhur në stadiumin e skuadrës që ai financon për një dekadë. Naimi është një nga presidentët më të vjetër në futbollin shqiptar, ndërsa bën apel që të falet skuadra dhe të mendohet për ata futbollistë që janë familjarë: “Ndihem shumë keq për këtë ngjarje që ndodhi. Nuk jam kurrë që këto gjëra të ndodhnin të unë dhe familja ime. U kërkoj falje të gjithë familjarëve dhe aktorëve që ishin në fushë, apo atyre që e kanë parë atë ndeshje edhe nga televizioni”.

Qarri ka folur edhe për gjyqtarin Hamiti. “Në momentin e parë që kam dalë, telefonata ime e parë ka qenë me gjyqtarin, i kam kërkuar ndjesë. I lutem mediave ta heqin atë pjesë dhe të mos e transmetojnë më, për mua si familjar është shumë e rëndë”.

Në fund, presidenti i skuadrës së Kamzës, që për 3 vjet nuk do të shohë më skuadrën e tij, por edhe ekipet e tjera në stadium kërkon që skuadra të rikthehet në fushë. “Për dënimin është shumë i rëndë, të paktën të mendojnë për ata lojtarë që janë prind e kanë fëmijë. I lutem FSHF-së që ta rishohin vendimin, të mendojë vetëm për stafin dhe lojtarët”, – kanë qenë këto fjalët e presidentit të skuadrës së Kamzës, Naim Qarri.

6 komente në “Pendesa e Qarrit: I kërkova direkt falje Hamitit, hiqini ato pamje nga mediat”

  1. kujtesa says:

    Jo o Naim. Nuk mund te kaloje me nje falje,qofte edhe me zemer,kjo shemti e prodhuar nga ju.
    Keqardhja do te shtohet edhe me shume nese FSHF do bente pikerisht kete qe kerkon ti.
    Kemi frik te shkojme ne stadium me familjen dhe femijet sepse para tyre do cfaqen vetem sjellje rrugacerie dhe veprime si te kopshtit zoologjik.
    U denua Juventus dhe su be qameti. Ja ku eshte dhe me i forte se kurre.
    Sa per ato familje futbollistesh,nese te vjen vertet keq,mbaji me rroga deri ne fund te kampionatit derisa te sistemohen neper klube te tjera.
    Po bere kete,eshte me shume se cdo fjale qe mund te thuash.

  2. artiles says:

    Po nuk e pesoi dikush nuk zëne mend të tjerët!

  3. albano says:

    Je shume i vonuar per te kerkuar falje. Une si nje njeri i zakonshem dhe dashamires i sportit nuk do ta heq kurre nga memorja pisllekun tend prej pisi te PA BESE .E mbaje gjyqtarin e pafajshem me duart rreth mesit, medemek mos ta sulmonin te tjeret pisa si ty , nga ana tjeter leshpje njeren dore dhe e godisje. Ti je nje pis. nje burracak. nje i pa bese. PIKE.

  4. Mzat Trahanaja says:

    Shkoni te Mzati Zhelal se jua zgjidh ai kur te vije ne pushtet Republika e re e shpellareve.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Ktheheni skuadren ne fushe sepse nuk ishte faji I skuadres.. Skuadra nuk ka pse te paguaj fajet e pronarit..

  6. Lani says:

    C‘fytyre qe paske more ditezi! Sikur sapo ke dale nga pijetorja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje