Takim sekret me Ramën, Duka bën... Lulzim Bashën!

7 Mars 2019, 20:15Sport TEMA

Java e 24-ërt e Superiores, e programuar ditën e premte, të shtunë dhe të dielë, si zakonisht, nuk do të zhvillohet dhe bojkoti i arbitrave, në sajë të dhunës së ushtruar nga Eldorian Hamitit në Kamëz, në sfidën ndaj Laçit, nuk tolerohet.

Pikërisht Shoqata e Arbitrave ka ndërmarrë këtë vendim dhe nuk do të kthehet mbrapa deri kur të plotësohet kërkesa kryesore: rikthimi i policisë brenda katërkëndorit.

Për këtë arsye, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka takuar ditën e sotme (duke bërë disi Lulzim Bashën), në fshehtësi, kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke biseduar në lidhje me aktivizimin e policisë në stadiume, pasi heqja e tyre dështoi si eksperiment, duke parë incidentet që ndoqën njëra-tjetrën.

Sipas asaj që ka mësuar “Telesport”, Duka dhe Rama kanë menduar një strategji e cila duhet të funksionojë, si në trajtimin e episodeve të dhunës, pra përndjekja ligjore për subjektet të cilat ushtrojnë dhunë dhe krijojnë trazira, ashtu edhe për ndoshta pagesat ekstra të policisë.

Do të studiohet një ligj i ri, që mund t’i japë mundësi policisë të përfitojë edhe nga klubet, që aktualisht paguajnë rojet e sigurisë.

Sakaq, u diskutua edhe që java në fjalë të zhvillohet dhe mos ketë shtyrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje