Atletico Madrid, Simeone do të jetë në stol kundër Juventusit në Torino

7 Mars 2019, 16:34Sport TEMA

Diego Pablo Simeone do të jetë në stol natën e së martës në stadiumin për takimin e kthimit të Champions League, Juventus-Atletico Madrid.

Uefa e ka gjobitur  vërtetë teknikin me shumën e 20,000 eurove, duke mos e skualifikuar për gjestin që bëri në sfidën e parë në “Ëanda Metropolitano” për të cilën ishte hapur një hetim.

El Cholo, kërkoi falje për veprimin e tij duke deklaruar se nuk i ishte i drejtuar Juventusit me gjestin e tij.

Gjesti i tij nuk u raportua në raportin e arbitrit dhe as nga delegacioni i UEFA-s, por u soll në vëmendje nga një inspektor i veçantë, misioni i të cilit është pikërisht t’i kushtojë vëmendje këtyre detajeve.

Rezultati ishte një hetim që mund të çonte në një pezullim të Simeones i cili, nga ana e tij, kishte kërkuar falje, duke nënvizuar se ishte një gëzim spontan që theksonte karakterin e ekipit dhe nuk ishte aspak fyese ndaj kundërshtarëve. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje